ebook img

Untitled - Save the Children Albania PDF

152 Pages·2008·1.35 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Untitled - Save the Children Albania

Përmbajtja Lista e grafikëve dhe tabelave 2 Falenderime 4 Përshëndetje 6 Hyrje 8 Lidhur me këtë studim 14 Metodologjia 15 Përkufizimi i dhunës 17 Gjetjet kryesore 19 Cilat janë përvojat e fëmijëve lidhur me dhunën? 22 Cilët janë ushtruesit kryesorë të dhunës? 30 Si ndihen fëmijët lidhur me dhunën e ushtruar ndaj tyre? 36 Cilat janë arsyet e dhunës dhe ndëshkimit që raportojnë nxënësit? 41 Përballimi i dhunës 47 Nismat për të trajtuar çështjen e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla 54 Rekomandime 59 Shtojcë 1 64 Shtojcë 2 66 Shtojcë 3 70 Lista e grafikëve dhe tabelave Grafiku 1.1 Përqindja e fëmijëve të botës të cilët janë të mbrojtur me ligj nga ndëshkimi trupor 10 Tabela 1 Struktura e grupeve-kampion 16 Grafiku 1.2 Qëndrimet ndaj përdorimit të dhunës fizike në shkolla 20 Grafiku 2 Forma të dhunës fizike të përjetuara nga fëmijët në 23 Grafiku 3 Forma të dhunës psikologjike të përjetuara nga fëmijët në shkolla 23 Tabela 2 Forma të dhunës që ushtrohen zakonisht në mjediset e shkollës të përshkruara nga fëmijët 24 Grafiku 4 Ushtruesit e dhunës psikologjike në shkolla 30 Grafikët 5&6 Ushtruesit e dhunës fizike në shkolla 32-33 2 "…Fëmijët nuk i humbasin të drejtat e tyre njerëzore me kapërcimin e pragut të shkollës. Kështu, për shembull, arsimimi duhet ofruar në atë mënyrë që respekton dinjitetin e qenësishëm të fëmijës, i jep fëmijës mundësinë të shprehë këndvështrimet e tij lirisht në përputhje me nenin 12(1) dhe të marrë pjesë në jetën e shkollës. Arsimimi duhet të ofrohet edhe në një mënyrë të tillë që të respektojë kufizimet në disiplinën shkollore të pasqyruara në nenin 28(2) dhe të promovojë mendësinë e antidhunës në shkollë..." Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve, Komenti i Përgjithshëm Nr. 15 3 Falënderime Për hartimin, zbatimin dhe shkrimin e këtij raporti për dhunën ndaj fëmijëve në shkolla në Shqipëri, Save the Children në Shqipëri dëshiron të falënderojë ngrohtësisht të gjithë profesionistët e kësaj fushe që mirëpritën skuadrën tonë të kërkimit nëpër vizita, apo iu përgjigjën pyetjeve tona të shumta. Këtu përfshihen përfaqësues të stafit të ministrive, të organizatave qeveritare dhe joqeveritare, si edhe nxënës dhe anëtarë të stafit të institucioneve arsimore. Pa ndihmesën dhe mbështetjen e tyre, do të ishte e pamundur mbledhja e të dhënave dhe përvojave në lidhje me ketë dukuri. Kërkimi u realizua nga një skuadër studiuesish të udhëhequr nga Hania Kamel (Ph.D). Dëshirojmë të shprehim mirënjohje të veçantë për punën e saj të çmuar për realizimin me sukses të kërkimit. Gjithashtu, shprehim mirënjohje për Klodian Gega dhe Pranvera Moçi, për grumbullimin e të dhënave dhe lehtësimin e grupeve të diskutimit. Drejtuesja e kërkimit falënderon për ndihmësën në përgatitjen e raportit Steve Ashby, Drejtor dhe Anduena Shkurti, koordinatore programi, Save the Children në Shqipëri për mbështetjen e tyre të pareshtur dhe koordinimin, si dhe për lehtësimin e konsultimeve me grupet e fëmijëve dhe mësuesve. Një falënderim i veçantë edhe për Olta Çakçirin, për kohën dhe përpjekjet e saj gjatë përgatitjes së këtij raporti. Falënderojmë gjtihashtu Stavri Lambirin, Ditika Shehin, Erleta Maton, Virxhil Nanon, Theodhori Karajn, Adem Tamon dhe stafin e UNICEF-it në Shqipëri, për ndihmesën e tyre në përgatitjen e raportit. Falënderime u takojnë edhe Tina Hyder, Turid Heiberg, Mali Nilsson, Susan Bissell dhe Clare Feinstein për diskutimet e dobishme dhe vërejtjet e tyre, dhe në 4 veçanti Bill Bell për informacionin dhe idetë me shumë vlerë që pruri dhe për rishikimin e raportit. Ky studim kërkimor nuk do të ishte bërë i mundur pa bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të familjeve e mësuesve të tyre, të cilët morën pjesë në konsultimet tona. Shpresojmë që rezultatet e studimit do të çojnë, në ndonjë farë mënyre, në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë së jetës dhe arsimimit të tyre. Së fundi, përfundimet e këtij raporti janë këndvështrimet e studiueses dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pozicionin e Save the Children në Shqipëri që financoi studimin kërkimor dhe botimin e këtij raporti. Mars 2007 5 Përshëndetje Ideja e këtij projekti kërkimor u diskutua për herë të parë në 2006 si një follow-up i planifikimit të Save the Children për punën e ardhshme në programin e saj të mbrojtjes së fëmijëve. Në atë kohë ne vendosëm ta zgjeronim spektrin e programit, i cili kishte qenë mjaft i fokusuar në çështjen e trafikimit të fëmijëve, për të parë për mënyra me të cilat mund të trajtonim çështje të tjera të dhunës ndaj fëmijëve. Një çështje e njohur gjerësisht ishte dhuna në shkolla dhe gjithnjë e më shumë studime janë kryer për të na ndihmuar të kuptojmë si shtrirjen edhe natyrën e çështjes. Çka është e qartë është mbizotërimi i çështjes kudo në vend por edhe mungesa e mirëkuptimit për sa i përket shkaqeve që qëndrojnë në themel të këtij fenomeni, impaktit që ai ka në jetët e fëmijëve dhe veçanërisht mënyrave të mundshme për ta ndalur këtë problem të rëndësishëm që prek mijëra fëmijë çdo ditë. Njohuria jonë mbi ndëshkimin trupor dhe mbi forma të tjera të dhunës në shkollë është përmirësuar shumë nga studimet kërkimore nëpër botë por edhe nga studimet e kryera në Shqipëri. Gjithashtu ka edhe një sërë studimesh mbi aspekte të ndryshme të fenomenit, shpesh si pjesë e punimeve të tjera lidhur me mbrojtjen dhe edukimin e fëmijës. Ky studim ndërton kryesisht mbi shumë nga gjetjet paraardhëse të studimeve të tjera kërkimore dhe njeh vlerat e këtyre studimeve. Ajo që ne donim të bënim nëpërmjet këtij studimi ishte të shkonim përtej informacionit që është aktualisht në dispozicion për të hulumtuar më tej mënyrat me të cilat një qasje gjithëpërfshirëse mund të zhvillohej duke hartuar mbi programet dhe veprimtaritë ekzistuese. Ne e pamë të nevojshme të rishikonim, grumbullonim dhe konsolidonim literaturën ekzistuese dhe të përditësonim njohuritë tona mbi çështjen nëpërmjet diskutimeve në grup, intervistave dhe diskutimeve me informatorët kyç dhe të 6

Description:
Nismat për të trajtuar çështjen e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla. 54. Rekomandime. 59 to children. When the time schedule is too long,
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.