UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I GJUHЁVE TЁ HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHЁS ANGLEZE ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE Punim për gradën “Doktor” Specialiteti: Gjuhësi Mbrohet më, ___.___ 2014 para komisionit: 1. Prof.Dr. Viktor RISTANI Kryetar 2. Prof.As.Dr. Shpresa SHAMBLLI Anëtar (oponent) 3. Prof.Dr. Nonda VARFI Anëtar (oponent) 4. Prof.Dr. Raul LILO Anëtar 5. Prof.As.Dr. Shpresa DELIJA Anëtar Disertante: Udhëheqës shkencor: M.A Ekaterina STRATI Prof.Dr. Ilo STEFANLLARI Tiranë, 2014 i ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE PASQYRA E LËNDËS HYRJE 0.1 Përligjja e studimit.......................................................................................................v 0.2 Objekti i punimit dhe hipotezat..................................................................................v 0.3 Metodologjia dhe struktura e punimit......................................................................vi KREU I 1. ÇËSHTJE TEORIKE DHE SHKENCAT GJUHËSORE THEMELORE TË STUDIMIT TË ANTONIMISË 1.1 Leksikologjia.................................................................................................................1 1.1.1 Njohuri të përgjithëshme mbi leksikologjinë.............................................................2 1.1.2 Metodat në leksikologji……………………………………………………………....3 1.1.3 Leksikografia dhe roli i antonimeve në fjalor …………..…………………….........3 1.1.4 Fjala dhe nocioni ……...…………………………………..……..…..……….……..5 1.1.4.1 Çfarë kuptojmë me termin “fjalë” në leksikologji?..................................................5 1.2 Semantika.....................................................................................................................9 1.2.1 Historiku dhe terminologjia e semantikës.................................................................9 1.2.2 Përkufizimi i semantikës ……………………………………………..…..………...10 1.2.3 Qasjet e ndryshme ndaj semantikës…………………………............................….11 1.2.4 Përcaktimi i njësisë themelore të semantikës ………………………….……...…..11 1.2.5 Semantika, antonimet dhe strukturalizmi ……………………………….……….13 1.2.6 Gjuha e folur dhe e shkruar si objekt i semantikës ………………...……….........17 1.2.7 Semantika historike …………………...……………….……………………...…....17 1.3 Kuptimi dhe llojet e kuptimit në gjuhë...........……….............................................18 1.3.1 Ç’është kuptimi i fjalës?........................................………........................................18 1.3.2 Llojet e kuptimit…………………………..…...…….......................................…….20 ii ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE 1.3.3 Kuptimi konotativ dhe denotativ..............................................................................24 1.3.4 Tipet e marrëdhënieve kuptimore…………………..……………………………. 26 1.3.5 Fusha konceptore, leksikore dhe semantike …………………..………………….27 1.3.6 Analiza e përbërësve kuptimorë……………….…………………………..…........28 1.3.7 Kuptimi gramatikor...................................................................................................30 1.4 Lidhjet paradigmatike dhe sintagmatike ............................................................... 31 KREU II 2. ANTONIMET NË GJUHËN SHQIPE DHE ANGLEZE 2.1 Rreth historikut, terminologjisë, përkufizimit dhe burimeve të antonimisë në gjuhën shqipe dhe angleze......................................………………………………...35 2.1.1 Historiku.....................................................................................................................35 2.2. Përkufizimi sipas kritereve të ndryshme.................................................................38 2.2.1. Kriteri semantik………………………………………………………….………....38 2.2.2 Përkufizimi sipas kriterit leksikor…………………………………….…………..39 2.2.3 Kategorizimi sipas kriterit të konfigurimit……………………….……………....40 2.2.4. Burimet e antonimisë …………………………………………………...……….....40 2.3 Antonimet dhe problematikat rreth natyrës së kundërvënies ……….………….42 2.3.1 Papajtueshmëria dhe antonimia…………………………………...……………....42 2.3.2 Antonimia dhe mohimi……………………………………………………………..42 2.3.3 Antonimia dhe shkallëzimi………………………………………..……………..…49 2.4 Marrëdhënia e antonimisë me sinoniminë dhe poliseminë si dukuri leksiko- semantike tek mbiemrat dhe foljet në gjuhën angleze dhe shqipe……………….52 2.4.1 Marrëdhënia e antonimisë me poliseminë si dukuri leksiko-semantike tek mbiemrat dhe foljet në gjuhën angleze dhe shqipe…………………….................52 iii ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE 2.4.2 Marrëdhënia e antonimisë me sinoniminë si dukuri leksiko-semantike tek mbiemrat dhe foljet në gjuhën angleze dhe shqipe…………….…………………54 2.5 Tipare të përgjithshme të antonimeve mbiemërore dhe foljore………………....59 KREU III 3. TIPOLOGJIA E PËRGJITHSHME E ANTONIMEVE NË GJUHËN SHQIPE DHE ANGLEZE 3.1 Antonimet tradicionale përballë kategorive të reja ……………………...............66 3.1.1 Tipologjia tradicionale semantike në gjuhën angleze………………..…………...66 3.1.2 Tipologjia tradicionale strukturore në gjuhën angleze…………………...............74 3.1.3 Klasifikimi i përgjithshëm tradicional i antonimeve në gjuhën shqipe …………74 3.1.4 Klasifikimi i antonimeve shqipe sipas kriterit strukturor …………………….....78 3.1.5 Klasifikimi gramatikor shqip dhe anglisht ……………………...………………..79 3.2 Kategoritë e reja të antonimeve……………………………………………………82 3.2.1 Kategorizmi në bazë të funksionit në bashkërenditje …………………….….......82 3.2.2 Kategorizimi sipas interpretimit të konfigurimit dhe përmbajtjes së kuptimit...83 3.3 Kategorizime të tjera …………………………………………………………….....84 3.3.1 Antonimet ndërkulturore…………………………………..………………………85 3.3.2 Antonimet stilistike………………………………………………...………………..86 3.3.3 Antonimet kontekstuale …………………………………………………................87 KREU IV 4. TIPOLOGJIA E ANTONIMEVE TË SHPREHURA ME MBIEMËR DHE FOLJE NË GJUHËN ANGLEZE DHE SHQIPE 4.1 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën angleze dhe shqipe, parë semantikisht…………………………………….…………………………..…89 iv ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE 4.1.1 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën shqipe, parë semantikisht………………………………..…………………………………….….88 4.1.2 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën angleze, parë semantikisht………………………………………………..………………….….....96 4.1.2.1 Antonimet mbiemërore të shkallëzuara…………………..…………….................97 4.1.2.2 Antonimet mbiemërore plotësuese……………………………………………......101 4.2 Tipologjia e antonimeve të shprehura me folje në gjuhën angleze dhe shqipe, parë semantikisht……………………………….………………...……………….104 4.2.1 Tipologjia e antonimeve të shprehura me folje në gjuhën angleze, parë semantikisht…………………………………………....……………...............…...104 4.2.2 Shkallëzimi dhe foljet …………………………………………………...…….…..109 4.2.3 Problematikat në klasifikimin e foljeve antonime ……………………………....112 4.3 Tipologjia e antonimeve të shprehura me folje në gjuhën shqipe, parë semantikisht……..………………………………….……………………………...115 4.3.1 Analiza e përbërësve kuptimorë dhe kundërvënia tek foljet…………………...116 4.4 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën angleze dhe shqipe, parë strukturalisht……………………………………………………..………….116 4.4.1 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën angleze, parë strukturalisht ………………………………………………………………….......120 4.4.2 Tipologjia e antonimeve të shprehura me mbiemër në gjuhën shqipe, parë strukturalisht……….……………………………………..……...………………..120 4.5 Tipologjia e antonimeve të shprehura me folje në gjuhën shqipe dhe angleze, parë strukturalisht…………………………………………....…….……………..130 4.5.1 Tipologjia e antonimeve të shprehura me folje në gjuhën shqipe, parë strukturalisht………………………………..…………………………..……..…..130 v ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE 4.5.2 Antonimet e shprehura me folje dhe togfjalësh…………………...……………..133 4.6 Klasifikimi i antonimeve të shprehura me togfjalësh…………………………...134 KREU V 5. KORPUSI I ANTONIMEVE DHE STUDIMET EKSPERIMENTALE 5.1 Studime të rëndësishme të antonimeve, përmes korpusit dhe eksperimenteve gjuhësore...................................................................................................................141 5.2 Studimet tona të antonimeve përmes korpusit dhe eksperimenteve gjuhësore..157 5.2.1 Parashtesat e gjuhës angleze dhe shqipe në fjalorët një dhe dygjuhësh ...…….157 5.2.2 Studimi eksperimental përmes vjeljes së informacionit.......................................175 5.3 Përvetësimi i gjuhës dhe antonimet .......................................................................183 5.3.1 Strategjitë kyçe për përvetësimin e fjalorit……………………………………....186 5.3.2 Roli i mësuesit në përvetësimin e fjalorit ………………………………………..190 PËRFUNDIME………………………………………………………….....………192 BIBLIOGRAFI………………….……….……….………….…………………….208 vi ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE Ky punim i dedikohet profesionit tim si mësimdhënëse në fushën e gjuhësisë pasi ky është edhe frymëzimi dhe motivimi parësor në këtë puim. Por, gjithashtu, i‘a dedikoj edhe profesorëve, kolegëve dhe familjes që më mbështetën pafundësisht në këtë rrugëtim të gjatë, të lodhshëm por të vlefshëm e të rëndësishëm. vii ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE FALËNDERIME Si ish-studente e Departamentit të gjuhës angleze pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe si pedagoge prej disa vitesh pranë departamentit të gjuhëve të huaja në Universitetin e Durrësit, i jam shumë mirënjohëse departamentit të gjuhës angleze pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, ish-profesorëve të mi, si edhe kolegëve me të cilët jam “rritur” profesionalisht. Kryesisht, dua të falenderoj udhëheqësin shkencor Prof.Dr. Ilo Stefanllari, për një udhëheqje shkencore, kritikë të mprehtë dhe mbështetje të vazhdueshme. Më duhet të cilësoj se pa ndihmën e tij, kjo punë shkencore nuk do të ishte arritur. Me një notë të veçantë, dëshiroj të shpreh mirënjohje edhe për të gjithë të njohurit e të dashurit, të cilët duke patur besim më kanë ndihmuar moralisht që ky studim të përfundonte me sukses. Këtu, nuk mund të lë pa përmendur familjen time, e cila është gjithmonë inkurajuese dhe mbështetëse. Dhe së fundi, kërkoj ndjesë për ata që nuk i kam përmendur, por që janë të shumtë, për mbështetjen e tyre gjatë kohës së punimit. Ju Falënderoj! viii ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE 0. HYRJE 0.1 Përligjja e studimit Në këtë punim do të studiohen çështje të antonimisë në mbiemrat dhe foljet në gjuhën shqipe dhe angleze. Do të përfshihen çështje që lidhen me fushën e semantikës, leksikologjisë dhe morfologjisë. Gjatë hulumtimeve të shumta kemi gjetur se çështja e antonimisë në mbiemrat dhe foljet në gjuhën shqipe dhe angleze përbën interes të veçantë kryesisht në aspektet që lidhen me kategorizimin semantik dhe strukturor, si edhe me problemaika të natyrës së antonimisë parë në këndvështrime të ndryshme. Punimi shoqërohet edhe me studime praktike, rezultatet e të cilëve janë me vlera të konsiderueshme. Në këta kushte, mendojmë, se janë jo të pakëta vështirësitë e studimit në korpusin e antonimeve mbiemërore dhe foljore në gjuhën shqipe. Ato do të shqyrtohen në aspektin e dallimit të karakteristikave në të dyja gjuhët. Ky studim do të trajtojë, përpos dukurisë së antonimisë tek mbiemrat dhe foljet në të dyja gjuhët, edhe tipologjinë semantike dhe strukturore, si edhe trajtimin e antonimisë në lidhje me dukuri të tjera leksiko-semantike, si polisemia dhe sinonimia, i cili përbën dhe kontributin teorik të këtij studimi Nga ana tjetër, studimi do të shtrihet edhe në anën praktike kërkimore me bazë korpusi gjuhësor fjalorët një dhe dygjuhësh, nga ku do të dalin rezultate me interes në lidhje me antonimet mbiemërore dhe foljore në gjuhën shqipe dhe angleze. Përpos vlerave leksikore dhe leksikografike, ky punim ka vlera të lidhura ngushtë me përvetësimin e gjuhës së huaj dhe mësimdhënien e gjuhës angleze. Këtu, vlen për tu theksuar, kontributi praktik i këtij studimi, duke ofruar baza dhe strukturë për rëndësia e këtij studimi edhe për mësuesit e gjuhës angleze. Duke konsideruar rëndësinë e leksikologjisë në procesin e mësimdhënies së gjuhës angleze, e shohim të udhës thellimin e njohurive tona në fushën e leksikologjisë dhe semantikës. Leksikologjia ka rëndësi në mësimin e gjuhës dhe përvetësimin e saj, duke qenë se ajo ka si objekt studimi, fjalën. Është me rëndësi që nxënësit dhe studentët të kenë njohuri rreth leksikologjisë së gjuhës, që ata studiojnë, pasi edhe komunikimi në atë gjuhë realizohet kryesisht përmes fjalëve. Çdo gjuhë ka veçoritë e saj leksikore. Studimet përqasëse dhe krahasuese ndërmjet gjuhëve paraqesin interes per ne. Gjuha angleze dhe ajo shqipe edhe pse i përkasin familjeve të ndryshme në pemën e gjuhëve indoevropiane, ngërthejnë elemente leksikore dhe semantike të përbashkëta a të ngjashme njëra me tjetrën. Pikërisht, këta dallime e të përbashkëta na shtyjnë drejt studimit të antonimisë në mbiemrat dhe foljet e gjuhës angleze dhe shqipe. 0.2 Objekti i punimit dhe hipotezat Pse e studiojmë antoniminë? Përgjigjja më e thjeshtë do të ishte, se ajo ekzistonnë gjuhë. Sipas Cruse, “antonimia është një nga marrëdhëniet kuptimore më të perceptueshme”.1 Shumë shembuj antonimie rrënjosen thellësisht në mendjen tonë, që nga fëmijëria. Të kundërtat mësohen shpejt dhe harrohen rrallë. 1 Alan Cruse (1986) Lexical Semantics.Cambridge:Cambridge University Press, f.197 ix ÇËSHTJE TË ANTONIMISË NË MBIEMRAT DHE FOLJET E GJUHËS ANGLEZE DHE SHQIPE Sikurse Cruse vë në dukje, “të kundërtat kanë një magjepsje të veçantë dhe kanë cilësi të cilat mund të duken paradoksale”.2 Për shembull, po të konsiderojmë afërsinë dhe distancën nga njëra-tjetra të fjalëve të kundërta, vëmë re se kuptimet e fjalëve në një çift të kundërt ndihen në mënyrë intuitive se janë maksimalisht të ndara. Prandaj ka një ide të përgjithshme se fuqia e bashkimit të të kundërtave është një fuqi magjike, një tipar hyjnor apo një tipar i gjendjes mendore si rezultat i një meditimi të thellë…”.3 Studimi i çështjes së antonimisë tek mbiemrat dhe foljet në gjuhën angleze dhe atë shqipe ka ngjallur interesin tonë, pasi mendohet që ky problem është i rëndësishëm nga pikëpamja gjuhësore, leksikografike dhe leksiko-semantike. Po ashtu, propozimi i temës vjen si nevojë e studimeve më të thelluara në fushën e gjuhësisë. Gjatë këtij procesi, është konstatuar, se krahas çështjeve që lidhen me antoniminë në një aspekt të përgjithshëm, klasa e mbiemrave dhe e foljeve paraqesin interes të veçantë studimi në korpusin e antonimeve në gjuhën shqipe dhe angleze. Qëllimi kryesor i këtij studimi është të analizojë antoniminë si dukuri leksiko- semantike dhe gramatikore në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe problemet që lidhen me afritë dhe dallimet e antonimeve në këto dy gjuhë. Kurpusi me të cilin ne do të punojmë paraqitet si më poshtë: Fjalori “Shqip-Shqip” (2006) Fjlori “Anglisht- Anglisht” (Oxford English Dictionary) Fjalori “Anglisht-Shqip” (Ilo Stefanllari) Fjalori “Shqip – Anglisht” (Pavli Qesku) Hipotezat e këtij studimi: A ekziston antonimia në të gjitha gjuhët natyrale? A është antonimia si lidhje ndërmjet fjalëve aq edhe lidhje ndërmjet koncepteve? A është antonimia njësi semantike aq sa edhe leksikore? A janë mohimi, papajtueshmëria dhe kunërvënia dukuri të ngjashme por të dallueshme në të dyja gjuhët? A mund të studiohet antonimia si lidhje sintagmatike, e jo vetëm paradigmatike? A është raporti i antonimisë me sinoniminë një tregues i lidhjes së të kundërtave dhe të ngjashmeve në gjuhë? A ekziston një lidhje midis antonimisë dhe polisemisë në gjuhë? A shërben antonimia si mjet i dobishëm në komunikim? A paraqet antonimia mbiemërore dhe foljore tipare të ngjashme si në gjuhën shqipe edhe në atë angleze? 2 Alan Cruse (1986) Lexical Semantics.Cambridge:Cambridge University Press, f.197 3 Alan Cruse (1986) Lexical Semantics.Cambridge:Cambridge University Press, f.197 x
Description: