ebook img

Thomas W. Arnold PDF

320 Pages·2005·1.02 MB·Albanian
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Thomas W. Arnold

HISTORIA E PËRHAPJES SË ISLAMIT Thomas W. Arnold http://www.dielli.net PARATHËNIA BOTIMI TË PARË Këto faqe po i botoj majft i dekurajuar. Temën që e përpunojnë është mjaft e vëllimshme. Gjatë shkrimit të këtij punimi jam gjetur në kushte të disfavorshme dhe shpresoj në sukses të kufizuar. Pasi që më mirë jam përgatitur për punë, studimet e 1 mëtejme më kanë mundësuar që t’i përmbushi zbraztësitë të krijuara në këtë punim. Dëshiroj ta bëjë kontribut të vlefshëm një pjese të lënë pas dore të historisë islame. Për këtë do t’i jam thellë mirënjohës kritikës dhe korrekcioneve të çdo hulumtuesi që dinjitohet ta vërejë këtë libër. Të tillëve dëshiroj t’u drejtohe me fjalët e Shën Augustinit: “Kush e lexon këtë e thotë: - Të thënën pa dyshim e kam kuptuar - e në këtë nuk ka të vërtetë, ai në realitet shpreh mendimin e vet personal dhe i kundërvihet timit. Mirëpo, nëse ai këtë e bënë nga dashuria dhe përkushtimi dhe synon që këtë çështje tek unë ta bëjë më të qartë (nëse Zoti më le të jetojë) unë atëherë me këtë punën time do të 2 mundësoj shumë të mira.” Pasi nuk gëzoj kurrfarë të drejte të autoritetit dhe të specialistit për çfarëdo periode me çka merret ky libër dhe pasi shumë ndodhi në të cilat kam dëftuar në të janë objekt i mospajtimit të hulumtuesve, kam dhënë regjistrin e burimeve të konsultuara. Kam menduar se më mirë është që gabimin ta kam në tepricë se sa në mëngësi. Jam përpjekur shumë dhe kam humbur aq kohë në dëftimin në vepra të cilat kanë dëftuar ndonjë paqartësi apo pakuptueshmëri. Kam dëshiruar t’i ruaj të tjerët nga mundimet e ngjashme. Deri sa lexuesit të rëndomtë i dukem së tepërmi cikrrimtar, mbase me këtë e shpëtoj ndonjë hulumtues që dëshiron ta provojë saktësinë e ndonjë teksti ose ta ndjek çfarëdo pjese të punimit më tej. Mënyra e transkriptimit të fjalëve arabe në këtë libër është aplikuar sipas transkriptimit të aprovuar nga Komiteti për transkripcion i Kongresit të X ndërkombëtar të orientalistëve të mbajtur në Gjenevë më 1894. Përjashtim nga kjo është shkronja e fundit te nyja shquese që asimilohet te të ashtuquajturat shkronjat diellore. Në rastin e nocioneve gjeografike kjo metodë e shkrimit nuk është aplikuar strikt. Ngjashëm është edhe në rastet e shumta të tjera ku nuk kam mundur ta zbulojë formën origjinale arabe të fjalës (për shembull Mekka, Medina(, sepse gjatë përdorimit, me kalimin e kohës, është krijuar emërtim i rëndomtë. Kjo vepër është pakontestueshëm, siç është shpjeguar kjo në Hyrje, regjistër i 3 përpjekjeve misionariste, e jo histori e persekutimeve. Kam tentuar të jam 4 përpikshmërisht objektiv duke e mbështetur idealin që e ka vënë historiani i krishterë, i cili i ka shënuar fitoret osmane dhe ramjen e Stambollit duke thëë: “Është e domosdoshme që historiani ta shkruaj historinë jo me dëshirë që bota t’i jep mirënjohje. Nuk guxon të motivohet me urrejtje dhe smirë, apo me averzion dhe kënaqjen e ndjenjave. Duhet shkruar për shkak të vetë historisë në mënyrë që faqet mos të i mbulohen në botën e harresës, kurse koha e di se si do t’i përhapë”. Dua t’i falënderoj Eks. së Saj princeshës BArberinës dhe Eks. së Tij princit Çigi, të respektuarit dr Paul Goctalsit, arqipeshkvit të Kalkutës, të nderuarit Francis Pescit, peshkopit të Allahabadit dhe të respektuarit S.S. Allmutit, anëtarit të misionit të Kembrixhit në Delhi. 2 http://www.dielli.net I jam mirënjohës drejtorëve të bibliotekës së Wilijamsit në Gordon skuer në Londër, sepse lirisht mi kanë lënë në dispozicion bibliotekat e veta të çmueshme. Veçanërisht e falënderoj Xhems Kenedin (James Kennedy) ish nëpunësit të Sektorit të drejtimit civil në Bengal (Bengal Civil Service), i cili kurrë nuk ka kursyer angazhimin dhe interesimin për librin tim. Ky është shembull permanent i provuar i rregullit të Horacit: Nonum prematur in annum. Jam borxhli i dijes së tij të vëllimshme dhe arsimimit të gjërë për shumë informata të cilat mua, sikur mos të ishte ai, do të më mbeteshin të panjohura. Hiç më pak nuk i kam barxh entuziazmit të tij, dashurisë ndaj hulumtimit dhe ndiesisë dhe ndihmesës shërbyese. Veçan i falinderohem mirësisë së kontit Ugo Balzanit, sepse, sikur mos të ishte ndihma e tij, disa pjesë të këtij libri do të ishin të pasendërtueshëm. Mirënjohës i jam edhe profesor Robertson Smithit në sugjestionet e tij të vlefshme në ato elemente të studimit ku ishte i domosdoshëm të zë fill historia e kishës afrikane- veriore dhe pozita e të krishterëve nën sundimin muslimanë. Dhembje e thellë, që e ndiejnë të gjithë hulumtuesit e studimeve semite me humbjen e tij, dyfishohet tek unë. Jam i bindur se kjo është mirënjohja e vetme me të cilën mundem adekuat t’ia shprehi falënderimin tim në ndihmesën dhe mbështetjen e tij të madhe. Dëshiroj, po ashtu, t’ia pranoj mirënjohjen time Sejjid Ahmedkan Bahadurit (K.C.S.I. LL.D.), sikur edhe kolegu tim dhe shokut Shemsu-l-ulema Mevlevi Muhammed Shibli Nu’manit, i cili më ka ndihmuar shumë me njohjen e vet të vëllimshme të historisë së hershme islame. I jam mirënjohës edhe ish nxënësit tim Mevlevi Bahadur Aliut (M.A.). Në fund, mbi të gjitha, duhet t’i falënderohem bashkëshortes time të dashur; sikur mos të ishte ajo, kjo vepër nuk do të paraqitej nga kaosi i materialit të copëtuar. Mirëkuptimi dhe miratimi i saj janë dhurata më e bukur për punimet e mia. Aligarh, 1896 (Alikra-Indi, vër. e përk.) 1) Për shembull: “Përhapja e islamit në Sicili dhe puna misionarise e evlijave të shumtë muslimanë (njerëzve të mirë). 2) De Trinitote, I, 5 (Migne, vëll. XIII, fq. 822). 3) Prandaj, lexuesi nuk do të mund të gjejë kurrfarë lajmi për historinë e Armenisë ose Kritit, as çfarëdo pjese të historisë së imperatorisë osmane gjatë këtij shekulli (jundi i shek. XIX). Kjo është përndryshe perioda që është unike sipas zbraztësirës në ndërmarrjen misionariste nga ana turke. 4) Phrantzes, fq. 5. PARATHËNIA BOTIMIT TË DYTË Pasi botimi i parë i këtij libri nuk ka mbetur, tashmë disa vjetë, kurse është rritë kërkesa për të, është përgatitur ky botimi i ri. Është bërë angazhim në shikimin e sërishëm të veprës në dritën e materialit të ri të tubuar gjatë gjashtëmbëdhjetë viteve të kaluara. Por uk mund të pohoj se plotësisht jam njoftuar me tërë literaturën e lëndës, që është shkruar në dhjetë gjuhë të ndryshme dhe është shpallur gjatë kësaj periode. Forcimi i interesimit për islamin dhe degët e ndryshme të staduimit në lidhje me të mund të vlerësohet nga fakti se nga viti 1906 janë paraqitur pesë revista që i janë dedikuar hulumtimit të temës të afërt me këtë punim. 3 http://www.dielli.net Këto revista janë: - Revue du Monde Musulman (Revista Bota muslimane), e boton: La Mission Scientifique du Maroc (Misioni shkencor i Marokos), Paris, nga 1906. - Der Islam (Islami), Leitschrift fur Geschichte und Kultur des islamischen Orients (Revistë për historinë dhe kulturën e Orientit islam), Strassburg, nga 1910. The Moslem Warld (Bota muslimane), a qarterly review of current events, leterature, and thought among Mohommedans, and the progress of Christian Misions in Moslem lands (Revistë tremujore për ndodhitë bashkëkohore, letërsi dhe mesidim te muslimanët, dhe përparimi i misioneve të krishera në vendet muslimane), London, nga 1911. - Mir Islama St. Petersburg, nga 1912. - Die Welt des Islams (Bota e islamit), Zeitschrift der deutschen Gesellschaft fur Islamkunde (Revistë i Shoqatës gjermane për artin islam), Berlin, nga 1913. Shoqëritë misionare të krishtere po ashtu i përkushtojnë tash kujdes më të madh lëndës së aktivitetit misionit muslimanë. Proporcionalisht kësaj ajo zenë edhe më shumë hapësirë në publikimet e këtyre shoqërive, më shumë se më herët. Ka mundur ky botimi i dytë të jetë gati qysh para disa vitesh sikur mos të jetë politika e lirë sipas së cilës alla e leximit e Museumit britanik mbyllet në ora shtatë në mbrëmje, 1 që mua praktikisht më ka pamundësuar leximin përveç të shtunën. Për këtë shkak u shpreh falenderimin e thellë atyre miqëve që ma lehtësuan punën me huazimin e librave nga Biblioteka Universitare në Leiden dhe Biblioteka e Universitetit në Utrahte (me mirësinë e prefesor Wensinkut), pastaj nga Biblioteka Ecole des Langues Orientales Vivantes (shkolla e gjuhëve të gjalla orentale) në Paris. Jam borxhli edhe i zotëri J.A. Oldhamit, redaktorit të The International Review of Missions (Revista ndërkombëtare e misioneve) për vjetorët e huazuar të “Allgemeine Mission - Zeitschrift” (Revista gjermane misionariste), të cilat nuk kam mundur t’i gjejë në Londër. Veçan dëshiroj t’i falënderohem dr. F.W. Thomasit i cili gjatë kohë më ka lejuar hulumtimin (tok me librat tjera nga Biblioteka shtetërore e Indisë) e veprës monumentale “Anasali dell Islam” (Kronika e Islamit) nga Leone Caetani, Principe de Teano. Kjo është vepër me vlerë të pavlerësueshme për historinë e hershme të islamit. Fatkeqësisht, për shkak të çmimit të vet të lartë është e pakapshme për hulumtuesin e rëndomtë. Shumë i kam borxh edhe disa vërejtjeve të çmueshme nga ana e atyre shkencëtarëve, të cilët kanë hedhë shikimin në veprën time kur është botuar herën e parë. Mbi të gjithë i falënderohe profesor Goldziherit interesimi i ndijshëm i të cilit për këtë punë më ka kurajuar që të vazhdojë në të. Londër, 1913 ——— 1) Studenti i literaturës shkencore ose artit të bukur i gjenë bibliotekat e Kensingtonit Jugor të hapura deri në ora dhjetë natën, tri ditë në javë. Por, e vetmja bibliotekë në vend, që synon kah kompletshmëria, është në shërbim vetëm për studentët të cilët janë të lirë në kohën e punës së bibliotekës. 4 http://www.dielli.net PARATHËNIA BOTIMIT NË BOSHNJAKISHT Kur më 1974 u publikua në Njujork reprinti i i veprës së T.W. Arnoldit “Historia e 1 përhapjes së islamit”, qenë ky motiv i mirë për idenë që të vazhdojë e përfundojë përkthimi i kësaj vepre në gjuhën boshnjakishte. Me fjalë tjera, para plotë gjysmë shekulli rahmetli D.A. Korkuti e filloi përkthimin e këtij studimi interesant nga gjuha 2 turke në gjuhën tonë (boshnjake, vër. e N.I.). Në vazhdime janë botuar gjashtë kaptina (nga 13 sa ekzistojnë) të këtij libri në “Glasnik” të Kryesisë supreme islame të Bashkësisë islame në Jugoslalvi në kohën prej 3 vitit 1933 deri 1935. Aktualiteti i këtij studimi të Arnoldit, sipas tematikës së vet, nuk ka pushuar as sot, 4 ndonëse prej botimit të tij të parë në Aligarh (India), viti 1896 kanë kaluar nëntë dekada. Arsye për këtë ka më shumë: 1. Ka të bëjë me veprën që përpunon procesin e përhapjes së njërës prej religjioneve më të reja botërore, domethënia fetaro-filozofike, shoqëroro-politike e kulturore e së cilës është e pranishme plotë katërmbëdhjetë shekuj në gati të gjitha meridianet e botës. Janë të numërta veprat e autorëve muslimanë e jomuslimanë të cilat, në njëqindvjetëshin e fundit, kanë përfshirë aspektin shoqëroro-politik, ekonomik dhe kulturo-filozofik të islamit, sukseset ose mossukseset e bartësve të tij muslimanëve. Si faktor i përhapjes dhe i ekzistimit të islamit në botë, ana fetare e aktivitetit të muslimanëve pothuaj se është mospërfillur. Thomas Arnoldi pikërisht kësaj pune dhe përpjekje të muslimanëve i përkushton kujdesin e plotë. 2. Autori i veprës T.W. Arnoldi (1864-1930) është orientalist dhe hulumtues i pranuar. Ka qenë profesor në Universitetin islam në Aligarh/Indi (1888-1989), pastaj profesor i filozofiqë në universitetin e Londrës (1898-1904). Është profesori i parë i gjuhës arabe në Shkollën për gjuhët orientale në Londër (1904-1930), kurse ka qenë edhe dekon i saj në kohën prej vitit 1921 deri më 1930. Është shquar me precizitetin e vet shkencor dhe me ekspozimin objektiv të gjërave. Jeta dhe puna ndër muslimanët i kanë ndihmuar që ta njoftojë islamin jo vetëm nga ana e tij e jashtme, por edhe e brendshme, e kjo është ajo si e përjetojnë vetë muslimanët. Kjo i ka ndihmuar që të hyjë në fshehtësinë e zjarrit fetar të muslimanëve. T. Arnoldi ka qenë koleg, mik dhe profesor i një varg mendimtarësh dhe shkencëtarësh islamë, siç janë Indusët Muhammed Shibli Nu’mani e dr. Muhammed Ikballi, historiani 5 egjiptian dr. Hasan I. Hasani e të tjerët. Njëkohësisht është bashkëpunëtor edhe i orientalistëve të njohur evropianë A. Guillamit, I. Goldziherit, A.R. Nikolsonit e shumë të tjerëve. Vlerat e tij shkencore i cekin edhe orientalistët tonë sikur dr. Fehim Bajraktareviqi. Në paraqitjen e veprës “Legata e islami” (Legacy of islam) në përmbajtjen e së cilës merrë pjesë edhe Ser T.W. Arnoldi, dr. F. Bajraktareviqi shtronë se Arnoldi ka qëndruar në Bosnie, para luftës së dytë botërore. Me këtë rast ka grumbulluar material të caktuar për 6 kulturë islame në te, por vdekja e ka penguar që ta botojë. Arnoldi përveç këaj vepre është autor edhe i shumë punimeve tjera nga fusha e kulturës 7 islame, artit dhe përgjithësisht krijimit shpirtëror e material të muslimanëve. Ndër to veçan shquhen: 5 http://www.dielli.net - Caliphate / Teza për hilafetin, - The Islamic Faith / Besimi islam, dhe - Painting in Islam / Piktura në islam. Sipas mendimit të R.A. Nikolsonit, secila nga këto vepra është e veçantë në domenin e 8 vet. T.W. Arnoldi ka qenë një prej redaktorëve, të disa pjesëve, të botimit të parë të 9 “Enciklopedisë islame” (1910-1911) në gjuhën angleze. Përveç shkencëtarëve evropianë notën e lartë të objektivitetit të veprës, që është paranesh, e kanë dhënë edhe disa mendimtarë bashkëkohorë muslimanë si Sejjid Husein Nasri. Për të, kjo është “edhe më tutje punimi më i rëndësishëm nga historia e përhapjes 10 së islamit ë botë” Kjo vepër është përkthyer në shumë gjuhë orientale: urdu, turke, persiane, e në arabishte ka përjetuar disa botime, çka qartë dëfton në konsiderimin / miratimin e saj edhe në midisin musliman. Konsiderojmë se edhe ky përkthim boshnjakisht i veprës së Arnoldit do të jetë me dobi për ata që merren me islamin, e veçanërisht me fenomenin e përhapjes së tij. Përveç pasqyrës së përgjithshme të historisë së përhapjes së islamit në botë, Arnoldi na 11 jep prerjen e ardhjes përhapjes dhe veprimit të tij edhe në hapësirat jugosllave sikur edh enë hapësirat e fqinjve tanë në Ballkan, që ka qenë me interes të veçantë për përkthimin e këtij libri. Në parathënie të librit autori dëfton në vëllimshmërinë e temës, sepse islami gjatë trembëdhjetë shekujve të kaluar është gjetur në hapësirë të madhe prej Atlantikut deri në Kinë dhe prej arkipelagut Malajas dhe Zanzibarit deri në Ballkan. Mungesa e burimeve të drejtpërdrejta që flasin për mënyrën, motivat dhe numrin e kalimeve në islam e ka shtyrë hulumtuesin që të shqyrtojë numër shumë të madh burimesh dhe literaturash në mënyrë që në mënyrë indirekte së paku të mësojë diç më shumë për fenomenin e përhapjes së kësaj feje. Duke iu shmangur që punimi t’i bëhet kronologji e ndodhive shoqëroro-politike te popujt muslimanë, me ngulmë ka gjurmuar për “zjarrin dhe përpjekjet misionariste” të pastra të muslimanëve në përhapjen e fesë së vet. E vërteta, Arnoldi në hulumtimet e fenomenit të përhapjes së islamit në botë nuk e mospërfill në këtë proces faktorin politik, shoqëror dhe ekonomik, por gjithkund përpiqet t’ua jep atë masë që u përket. Ndikimi i tyre nuk është i barabartë në të gjitha kohët dhe hapësirat ku është gjetur islam. Hulumtimet e kanë sjellë deri te përfundimi se ekziston: a. angazhimi privat apo vetënismëtar dhe b. angazhimi i institucionalizuar në përhapjen e islamit. Derisa i pari është manifestuar në angazhimin vetjak dhe ndijesinë e përgjegjësisë, dhe në dëshirën që kënaqësia e bindjes vetjake të ndahet me dikë, deri sa në rastin e dytë ka të bëjë me kujdesin shoqëror që me anë të institucioneve fetaro-arsimore, shoqërore, humanitare, e diku edhe shtetërore të sigurohet kontinuiteti në mësimin e mësimit fetar të islamit. Kjo edhe ka dhënë shkasë që shumë hulumtues të përhapjes së islamit këtë fenomen më së shpeshti e lidhin për suksesin apo mossuksesin politik të atyre të cilët ideologjinë e vet shtetërore e kanë identifikuar me islamin. Konkurentët dhe rivalet e mësimit islam për këtë edhe kanë parë humbjen vetjake në rritjen e numrit të muslimanëve, duke e cekur detyrimin dhe dobitë materiale si mjet të vetëm në islamizimin e popullësisë. 6 http://www.dielli.net Arnoldi është përpjekur t’i shkoqisë këto nocione dhe të dëftojë në superficialitetin dhe joargumentimin e pohimeve të këtilla, kur është në pyetje shumica e rasteve të kalimit në islam. Ai nuk e përjashton mundësinë e rasteve të kthimit të detyrueshëm, por rastet e tilla kanë motivacinin e vet politik ose tjetër, e jo islam ose fetar, sepse në Kur’an shprehimisht ndalohet përdorimi i dhunës në përhapjen e fesë. Në hulumtimin e problemit Arnoldi hynë me fuqinë e gjërësisë së pikëpamjeve vetjake dhe objektivitetit shkencor, por edhe me shqyrimin e burimeve dhe literaturës në gjuhët orientale (arabe, turke, persiane dhe urdu) dhe evropiane të cilat mirë i ka njohur. Tërë kjo i ka dhënë shumë çelësa për zgjidhjen e pyetjeve të shumta e më të rënda. Gjatë trembëdhjetë kaptinave të veprës së vet Arnoldi lexuesin në kontinuitet e shpie prej Arabisë në Azinë perëndimore, në afrikë, spanjë, Ballkan, Persi, në Azinë qendrore, Indi, Kinë dhe në arkipelagun Malaj. I vetëdijshëm për lëshimet eventuale në punë, Arnoldi tenton të bëjë plotësime tashmë në botimin e dytë të librit të et. Shkak për këtë nuk është vetëm zbulimi i burimeve të reja, por edhe interesi i forcuar për islamin në botë. Me anën fetare të aktivitetit të islamit do të preokupohen veçan qarqet misionariste evropiane, intereset e të cilit kanë ditur të ndeshen me praktikën misionariste islame veçant në pjesët e Azisë dhe të Afrikës. Është interesant se Arnoldi vetëm kalimthi përmend depërtimin e islamit edhe në dy kontinente: Amerikën Jugore dhe Veriore dhe Australinë, fillimeve të së cilës ka qenë bashkëkohës. Ka mundësi që kjo veprimtari misionariste ka qenë - mu në fill, ndonëse pjesa më e mirë e fuqisë punëtore skllevërore, të importuar nga trolli afrikan në Amerikë, qysh kaherë ka qenë nga treva të banuara me banorë muslimanë (të fisit Manding, Fulba etj.). Këta së shpejti u bënë pre e aktivitetit misionarist të krishterë. Mirëpo, popullëzimet e mëtejme në këto treva do të tërheqin edhe njëherë numri të muslimanëve, veçan në qendrat industriale. Këtu do të mbijnë edhe bahskësitë e para muslimane e edhe moesxhidet. Ngjashëm do të ndodh edhe në disa vise të kontinentit të vjetër - Evropës (Anglia, Franca, Gjermania e të tjerat) ku Islami do të gjejë hapësirë për veprimin e vet krahasimtarisht me fetë tjera dhe pikëpamjet në botën. Preokupimi themelor i Arnoldit është dëshmimi i argumentuar që fuqia e përhapjes së islamit qëndron në faktorët: a. subjektivë (të brendshëm) dhe b. objektivë (të jashtëm). Sipas tij të parët janë të personifikuar në: - mësimin misionarist, të thjeshtë e universal të islamit, që ofrohet me Kur’an, - praktikën dhe përpjekjet e përpikta të Muhammedit a.s. - felajmëruesit të islamit (sunneti), - entuziazmit dhe zjarrit fetar të të gjithë ithtarëve të saj - muslimanëve, - raportet tolerante dhe duruese të muslimanëve ndaj pjesëtarëve të besimeve tjera, si rezultat i mësimit doktrinor të islamit, - supremacionit dhe të arriturave kulturo-civilezuese që ua ka ofruar bashkësive të prapambetura në jetën private e shoqërore. Ekspansionit fetar e të tjerë të islamit në Azi, Afrikë dhe Evropë, prej fillimit, do t’i kundërvihet spontanisht ose në mënyrë të organizuar krishterizmi, hebraizmi dhe budizmi. Këtë do ta bëjnë edhe ithtarët e disa mësimeve filozofiko-etike dhe besimeve të ndryshme pagane, sidomos në Azi, që ngushtonin fushën e interesimit misionarist si të islamit ashtu edhe të veprimit misionarist të krishterë. 7 http://www.dielli.net Rrezatimi dhe ndikimi fetar e kulturor i islamit, në disa pjesë të botës, është i intenzitetit të ndryshëm. Në këtë proces të dukshme janë tri etapa: Gjendja e parë përgatitore është ajo që karakterizon pranimin e vetëm disa elementeve të kulturës islame në jetën e individit ose bashkësisë. Këtu ka të bëjë më tepër mbi mënjanimin e pengesave dhe mundësimin e adaptimit të midiset jomusliman me disa elemente të kulturës religjiore dhe materiale të muslimanëve sikur që janë: - bartjes së hajmalive - nuskave, - shenjave / simboleve, - rrobave dhe, - pranimit të mënyrës islame të ushqimit dhe të banimit. Këto elemete të akulturimit vetëvetiu nuk janë specifikisht islame as nuk janë faktorë të dallimit të muslimanëve e të tjerëve. Shpesh kultura e re jep vlera të reja, në këtë etapë, pa ndërrim radikal të të vjetres. Në këtë stadio islami është i detyruar që t’i adaptohet mentalitetit deh mënyrës së jetës të të ardhurve rishtazi. Gjendje e dytë është kthimi që në fillim e karakterizon më tepër ndërprerje me rendin e vjetër paraislamik të gjërave se sa adaptim të resë. Stadio i tretë është proces serioz në të cilin islami e ndërron jetën e tërësishme të individit e edhe të bashkësisë drejt një kualiteti të ri. Shikuar nga largësia kohore prej shtatë dekadash kur Arnoldi ka botuar botimin e vetë të dytë, të plotësuar të kësaj vepre, deri në ditët tona, shumë sosh është ndërruar në hartën gjeografike të botës muslimane, që ka pasur dhe ka ndikim edhe në planin fetar. Me natalitet ose me kalimin në islam është dyfishuar numri i pjesëtarëve të tij në 12 rruzullën tokësor. Varbulli i ndodhive politike, shoqërore-ekonomike dhe revolucionare i përmasave botërore nuk e ka kaluar as botën muslimane të dekadave të fundit. Shumë popuj islam do të luftojnë për të drejtat dhe liritë e veta politike e të tjera qoftë nga skllevëruesit e huaj, kolonializmit e imperializmit botëror, apo tiranisë dhe eksploatuesve të vendit. Lufta për gjetjen e vendit të vërtetë në ato ndodhi është shprehur edhe në zjarrin fetar të muslimanëve në aktivizimin ose pasivizimin e tij. Mbifuqia politike e civilizuese e jomuslimanëve, përkundër prapambetjes shoqërore dhe ekonomike të midisit muslimanë, ka nxitur tek ai reaksion të dyfishtë. Te disa islami është fajtor për të gjitha fatkeqësitë e ithtarëve të saj, sepse parositë i janë anakrone e të tejkaluara. Të tjerët, krejtëisht kundër, kanë pohuar se jopërpikshmëria dhe largimi i muslimanëve nga postullatet themelore teorike e praktike të islamit i ka sjellur ata deri te gjendja e inercionit dhe ngecjes. Konfliktet e bartësve të këtyre dy rrumave ndër muslimanët, me ekzistimin e disa më të maturave, kompromiste, janë dashur të manifestohen edhe në planin fetar edhe misionarist të islamit. Në ato midise muslimane, ku ka fituar rryma e parë, erdhi deri te laicizimi dhe ndarja e islamit nga punët shtetërore dhe tërheqja e fesë në sferën e ekzistimit privat. As ato vise, ku islami është bërë religjion shtetëror dhe ku anën ia kanë marrë rrymat reformiste në islam, të tubuara rreth personaliteteve udhëheqëse politike ose ulemaje (Alganiu, Abduhu, Abdulvehhabi, Senusi, XHinahi e të tjerët), apo institucioneve dhe shoqërive, nuk do të mbesin në çdo gjë të përpikta. Dëshirat e bukura së shpejti do të bëhen pre e synimeve të ndryshme politike. Tërë kjo ka dhënë dhe jep fryte të ligshta në të familjarizuarit (mësuarit) e islamit me përditshmërinë e muslimanëve. 8 http://www.dielli.net Por edhe përveç asaj që sot muslimanët nuk paraqesin ndonjë epërsi politike dhe civilizuese, si dikur, që në midiset më pak civilizuese ka ndihmuar në punën misionariste, ana shpirtërore dhe moralo-etike e islamit ka mbetur edhe më faktor i fuqishëm i tërheqshmërisë. Në këtë kuptim shkojnë edhe vrojtimet e Arnoldit që aktiviteti shpirtëror i islamit nuk është, sikur që anojnë shumëkush ta komentojnë, strikt në lidhje me fuqinë e tij politike. Përkundrazi, humbja e pozicioneve politike dhe ekonomike di të shkaktojë cilësitë më të thella e më të sinqerta shpirtërore, të cilat pikërisht e motivojnë veprimtarinë misionariste. Islami që misionin e vet e ka filluar në vështirësitë më të mëdha, të cilave u qenë ekspozuar bartësit e tij, në vetë fillimin sikur edhe në disa perioda të mëvonshme, ka ditur pikërisht vështirësitë e tilla t’i shfrytëzojë për lindjen dhe forcimin e sërishtëm. Shumë më tepër në përhapjen e islamin kanë bërë muslimanët e Indisë dhe arkipelogut Malajas, duke u gjetur nën sundimin jomuslimanë, se sa Turqia apo Maroko si shtete të mëvetshme muslimane, thekson T. Arnoldi. Merhum Mr. Nijaz Shukriqi (Ligjëues në Fakultetin e studimeve islame në Sarajevë, i vrarë nga tiranët në Sarajevë, më 1992, N.I.) ———— 1) Arnold, T.W., The Preaching of Islam - A history of the Propagation of the Muslim Faith, AMS, New York, 1974, fq. 467. Përkthimi tekstual i titullit të veprës është “Thirrje në Islam - Historia e propagandimit të fesë muslimanë”. (Titulli përkthyesit në gjuhën shqipe është “Historia e përhapjes të islamit - rrjedhat historike të misionit”. (Vër. E N.I.) 2) Arnold, T.W., Intishari islam tarihi, përkthimi M. Halil Halid, Yeni matba’a, Istanbul, 1343/1924, fq. 445. Përkthyesi turk ka lëshuar shumicën e shënimeve sikur edhe bibliografinë e Arnoldit të burimeve dhe literaturës së përdoruar. Po këtë e ka bërë edhe D. A. Korkuti. Përndryshe të dy përkthimet janë korrekte. 3) “Glasnik” VIS-a, Islamska zajednica Kraljevine Jugoslavija, Beograd 1933, viti I, nr. 2-12, viti II (1934), nr. 1-12 dhe viti III (1935), nr. 1-9. 4) Botimi i dytë i plotësuar i këtij libri ka dalur në Londër më 1913, e pastaj edhe i treti në Kembrixh në vitin 1935. Të gjitha botimet vijuese sikur edhe reprinti nga viti 1974, janë botuar sipas botimit nga viti 1913. (përkthimi shqip është bërë në bazë të përkthimit boshnjak “Povijest islama / historijski tokovi misije, përkthyen Dervish A. Korkuti dhe Nijaz Shukriqi, botimi II, Sarajevë, 1990, fq. 612. vërejtje e N.I.). 5) Dr Hasan J. Hasani ka doktoruar te prof. Arnolti në Londër. Me edhe dy kolegë ka përkthyer në gjuhën arabishte ,,Historinë e përhapjes së islamit” të Arnoldit me titull “Ed-Da’watu ila l-islam / bahthun fi tarihi neshri-l-’aqidati-l-islanijja”, En-Nahda, Kairo, 1958, botimi i dytë. 6) Bajraktareviq, F., Ç’i ka lënë Islami evropës, Srpski knjiveni glasnik, Servia e Re, XLIX, Beograd, 1936, nr. 5, fq. 380-382. 7) Al-Aqiqi, N., Al-Mustashriqun, Das al-me’a-rif bi Misr, Kairo, 1965, II, fq. 504-505. 8) Parathënia e Nikolsonit botimit të tretë të librit të Arnoldit “Historia e përhapjes së islamit, Kembrixh, 1935, sipas përkthimit arab “Ed-Da’wat ila l-islam”, fq. 15. 9) Encyclopedia of Islam, E.J. Brill, Leyden, 1910, 1911. 10) Nasr, S.H., Ideals and Realities of Islam, London, 1979, fq. 118. 9 http://www.dielli.net 11) Procesi i përhapjes së islamit apo i a.q. islamizimi ë hapësirat tona ka preokupuar vëmendjen në pesë dekadat e fundit të një varg hulumtuesish muslimanë e të tjerë. Motivet kanë qenë fetare, nacionale, historike, politike dhe kulturologjike. Varësisht nga kjo janë përdoruar edhe argumentet, burimet disponuese dhe literatura. Pasi përhapja e islamit, në trevat tona, bie në kohën e zhdukjes së bogumilizmit ë B dhe H, edhe islamizimi kapet edhe me këtë problem. Megjithatë, më së shpeshti studiohet në tërisnë e sundimit pesëshekullor turk në hapësirat tona. Me pak përjashtime, si faktorë vendimtarë në kalimin e banorëve vendas në islam te hulumtuesit janë privilegjet e natyrës politike, ekonomike dhe shoqërore, të cilat pushtuesi turk, si ideolog i atëhershëm i islamit, u ka ofruar banorëve të nënshtruar vendas, gjatë sundimit të vet pesëshekullor. Ky proces i përhapjes së islamit te ne ka qenë me intenzitet të ndryshëm kohor dhe hapësinor. Mbetet enigmatike se si këto privilegje nuk kanë hasur në përgjegjje më të madhe, nëse ato të vetmet kanë qenë vendimtare te kalimi i njerëzve në islam. Është e njohur se Mbretëria Turke nuk ka mundur të gjithëve, që kanë kaluar në islam, t’u ofrojë të gjitha këto privilegje, sidomos jo në kohën e ranijes së fuqisë së saj politike dhe ekonomike, që fillon tashmë me fundin e shekullit XVI-të. Kjo na shpie deri te mendimi se ka pasur edhe motivacione e nxitje tjera në kalimin në islam, e ndër ta janë të rëndësishëm edhe ata fetaro-kulturor. Në kohën e të shkruarit të Arnoldit për përhapjen e islamit te ne as për së afërmi nuk kanë qenë të hulumtuara shumë burime të vendit e të huaja, veçan ato nga arkivat turke (defterët, sixhilët e të ngjashëm) prandaj edhe të dhënat e tij për islamizimin në endin tonë janë mjaft të varfëra. 12) Në Pasqyrën botërore etnografike të popujve muslimanë të R.V. Wecksit, të botuar në Londër në vitin 1978, në bashkëpunim me ekipën e ekspertëve dhe institucionet e numërta në botë, shtrohen të dhënat e rëndësishme për numrin, shtrirjen dhe laramaninë etnike të muslimanëve. Sipas tij: - muslimanë ka në të gjitha anët e botës. - numri e kalon shifrën prej 720 milionë, të ndarë në treqind grupe etnike. - në 36 vende përbëjnë shumicën e popullësisë, kurse në pesë 50% nga numri i përgjithshëm. - në vendet ku janë pakicë paraqesin popullatë shumëmilionshe, siç është India dhe ish- BRSS ku janë mbi njëqind milionë. - flasin rreth njëqind gjuhë e dialekte të ndryshme dhe shërbehen me të gjitha alfabetat e botës. Weeks, R.V., Muslim peoples, A world etnografphie survey, London, 1978, fq. XV. 10

Description:
Rreth gjysmës së shekullit X tregohej legjenda e çuditshme për islamin e Satuk Bugra- kanit, themeluesin Bugra-kanit, duke ndjekur shembullin e tij, shumica e pranuan islamin, sepse në vitin. 960 islami e personalitet autoritativ, Babu Bepin Çandra Pal, para pak kohe u bë musliman. Qe ftua
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.