ebook img

Paraqitja e historisë afro-amerikane si makth përmes realizmit magjik në prozën e Toni Morisonit PDF

216 Pages·2015·1.77 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Paraqitja e historisë afro-amerikane si makth përmes realizmit magjik në prozën e Toni Morisonit

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE Paraqitja e historisë afro-amerikane si makth përmes realizmit magjik në prozën e Toni Morisonit PUNIM PËR GRADËN "DOKTOR I SHKENCAVE" NË LETËRSINË AMERIKANE Përgatiti: Udhëheqës shkencor: M. A. Albert SHEQI Prof. dr. Maks DAIU Tiranë, 2014 1 2 Elsës, Aresit dhe Mateos – parajsa ime fizike dhe shpirtërore 3 FALËNDERIME Falënderimi më i veçantë dhe mirënjohja më e thellë i drejtohet profesorit, udhëheqësit shkencor dhe udhërrëfyesit tim në fushën e letërsisë, Prof. dr. Maks Daiu, i cili me përkushtimin e madh dhe përkrahjen e pakursyer ka qenë mbështeja ime më e vyer në jetësimin e këtij punimi. Dëshiroj gjithashtu të falënderojë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. dr. Klodeta Dibra për mbështetjen, ndihmën dhe mirëkuptimin e jashtëzakonshëm. Gjithashtu, dëshiroj të falënderojë përgjegjësen e departamentit të gjuhës angleze, Prof. as. dr. Elida Tabaku për ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer. Një falënderim shkon edhe për të gjithë kolegët e departamentit për nxitjen dhe mbështetjen e tyre në kryerjen e këtij punimi. Së fundi, dëshiroj të falënderojë familjen time, Elsën, Aresin dhe Mateon, pa durimin e madh dhe përkrahjen shpirtërore të të cilëve ky punim nuk do të ishte i mundur. 4 PASQYRA E LËNDËS FALËNDERIME ........................................................................................................ i PARATHËNIE ........................................................................................................ 1 HYRJE .................................................................................................................... 4 KREU I – Trashëgimia e prozës afrikano-amerikane dhe Toni Morisoni ........ 7 1.1. Tendenca të zhvillimit të prozës afrikano-amerikane nga fillimet deri më 1970.... 7 1.2. Veçori të prozës afrikano-amerikane në vitet ’70 dhe ’80 ............................... 27 1.3. Rrugëtimi i nobelistes së parë afrikano-amerikane në letërsi ................................ 30 KREU II – Hulumtimi i maktheve të historisë ...................................................... 37 2.1. Zhbirimi i historisë nga këndvështrimi i viktimave ............................................. 37 2.2. Skllavëria dhe mendësia skllavëruese si dhunim i trupit dhe shpirtit njerëzor .... 42 2.3. Makthi shoqëror i racizmit ................................................................................... 54 2.4. Të harrosh a të kujtosh – ky është makthi ............................................................. 63 KREU III – Individi dhe bashkësia ................................................................... 79 3.1. Mëtimi i identitetit në një botë të dhunshme ........................................................ 79 3.1. Gruaja si “plagë që rrjedh gjak” ............................................................................ 89 3.1. Shoqëria nga vrastare në mëkuese për individin ................................................. 102 KREU IV – Estetika e Toni Morisonit ................................................................. 112 4.1. Gërshteimi i estetikës zezake dhe perëndimore në veprën e nobelistes ............... 112 4.2. Koncepti morisonian i bukurisë .......................................................................... 119 4.3. Estetika e xhazit në romanet “E Dashura” dhe “Xhazi” ..................................... 125 4.4. Tradita e së folmes zezake në prozën e Morisonit .............................................. 137 4.5. Leximi pjesëmarrës dhe hapësirat për lexuesin në prozën e Morisonit .............. 147 KREU V – Realizmi magjik dhe Toni Morisoni ..................................................... 159 5.1. Realizmi magjik: origjina, zhvillimi dhe veçoritë .............................................. 159 5.2. Realizmi magjik në prozën e Morisonit .............................................................. 168 5.2.1. Elementet magjike dhe të pashpjegueshme si pjesë e realitetit ..................... 170 5.2.2. Baza mitologjike dhe folklorike e prozës ..................................................... 177 5.2.2. Elementet biblike .......................................................................................... 185 PËRFUNDIME ..................................................................................................... 192 BIBLIOGRAFIA ..................................................................................................... 200 5 Parathënie 0.1. Përligjja e temës Kjo temë disertacioni në fushën e letërsisë amerikane u përzgjodh për arsyet e mëposhtme: Me rrënjët në një traditë të hershme letraro-estetike dhe talentin e spikatur, Toni Morisoni ka prodhuar një prozë tepër të veçantë, duke u shndërruar nga një shkrimtare “e skajeve” në një personalitet qendor në letërsinë amerikane. Morisoni është gjithashtu një ndër shkrimtarët me ndikim të jashtëzakonshëm në letërsinë dhe kulturën bashkëkohore amerikane dhe botërore, si dhe shkrimtarja afrikano-amerikane më e vlerësuar në botë. Vepra letrare e Morisonit ka fituar çmime të shumta, përfshirë edhe çmimin Nobel, si edhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës, përfshirë edhe gjuhën shqipe (me tri vepra të përkthyera). Proza e nobelistes lexohet nga miliona njerëz në mbarë botën dhe romanet e shkrimtares janë gurë të rëndësishëm kilometrikë në programet universitare në fushën e letërsisë në mbarë botën. Këndvështrimi i veçantë i shkrimtares për historinë, traumën, kujtesën, identitetin, individin apo bashkësinë, i gëshetuar me estetikën e saj e spikatur përbëjnë joshjen kryesore për studiuesit e prozës së Morisonit në mbarë botën. Ky punim, duke qenë i pari studim i thelluar në këtë fushë në gjuhën shqipe, synon të studiojë aspektet tematike dhe estetike të prozës së Toni Morisonit, duke u përqendruar, natyrisht, te ato tipare të cilat i japin veçantinë dhe forcën artistike veprës së shkrimtares. Në këtë mënyrë, punimi rreket të zgjerojë dhe pasurojë njohuritë në lidhje me veprën e Morisonit për studentët e universiteteve tona në veçanti si edhe për të gjithë studiuesit e letërsisë amerikane në përgjithësi. Ne besojmë se nëpërmjet hulumtimit të plotë të veçantive të prozës së Toni Morisonit ky punim vendos një gur në kritikën letrare si dhe në kulturën e vendit tonë. 0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit e studimit Duke trajtuar prozën e Morisonit në tërësinë e vet, punimi ka për objekt analizimin dhe nxjerrjen në pah të tipareve më të spikatura të prozës së saj, të cilat mishërojnë njëkohësisht origjinalitetin artistik të shkrimtares. Duke e vendosur, fillimisht, në tabanin e vet kulturor, shoqëror dhe letrar që e prodhoi, punimi nënvizon qasjet e reja dhe të guximshme të përqafuara nga Morisoni si në rafshin tematik dhe në atë estetik. Studimi ka marrë në shqyrtim edhe sprovat e shumta të botura nga shkrimtarja si dhe intervistat e saj, por jo veprat e tjera, si librat për fëmijë apo dy dramat apo të vetmin tregim të botuar të shkrimtares. Studimet për Morisonin, me disa përjashtime të pakta, janë kryesisht analiza të fokusuara në vepra të veçanta, prandaj risia e këtij punimi qendron në faktin se e vlerëson gjithë opusin letrar të shkrimtares si një projekt të plotë të nobelistes për të sjellë ndryshim në shoqëri, sidomos me mënyrën e të shkruarit dhe të lexuarit të së shkuarës njerëzore. Punimi gjithashtu e këqyr në mënyrë të gërshetuar veprën e saj, 6 sepse Morisoni nuk sjellë risi vetëm me idetë dhe mesazhet që përcjell por edhe me mënyrën se si shkrimtarja i shpresh ato. Ky vështrim sintetik ka si qëllim të vërtetojë se proza e Morisonit i ka rrënjët të ngulitura në historinë amerikane me qëllimin për të kryer një rishikim dhe paraqitje të historisë amerikane nga këndështrimi i bashkësisë afro-amerikane, të cilën ajo e përfaqëson me dinjitet jo vetëm në ShBA por edhe në mbarë botën. Duke e vendosur theksin te traumat e shkuara dhe të tashme të bashkësisë së vet, nga skllavëria te racizmi, proza e Morisonit synon të shërbejë si një kujtesë kolektive në mënyrë që ligësitë e shkuara të mos përsëriten dhe shoqëria të mos i harrojë zezonat e historisë. Nga i njëjti këndvështrim nga i cili sheh historinë, Morisoni kundron edhe individin në bashkësi, duke përzgjedhur të rrëfejë historitë e pjesëtarëve më të dobët dhe më të keqtrajtuar të bashkësisë afro-amerikane: viktimave, jetimëve apo të pambrojturve të cilët rreken të gjejnë apo të ruajnë identitetin në një mjedis shoqëror të prirur nga shfrytëzimi, padashuria dhe dhuna. 0.3. Struktura dhe metoda e studimit Punimi është ndërtuar me pesë kapituj: Kreu i parë i punimit paraqet një kornizë të zhvillimeve, ecurisë dhe prirjeve të prozës afrikano-amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar rolin dhe kontributin e Toni Morisonit në ngritjen e prozës afrikano-amerikane në nivelin më të lartë estetik. Këtu u hidhet një vështrim i përgjithshëm dhe i shpejtë etapave zhvillimore të prozës afrikano-amerikane: periudhës së hershme para dhe gjatë Luftës Civile; Rilindjes së Parë Afro-amerikane gjatë dhe pas epokës së Rindërtimit; Rilindjes së Harlemit, dhe prozës zezake nga viti 1940 deri në fundin e viteve ’60; një syth i posaçëm trajton prirjet e prozës afro-amerikane të viteve ’70 dhe ’80, ku një ndër shkrimtarët që spikati ishte Toni Morisoni. Kreu synon të shtrojë truallin dhe të hapë udhën për një kuptim të thellë dhe të gjerë të veprës së nobelistes së parë afro-amerikane. Kreu i dytë dhe i tretë marrin në shqyrtim tematikën qendrore të Morisonit, ndërsa kreu i katërt dhe i pestë përqendrohen tek estetika e saj, sepse Morisoni ka sjellë risi në prozë në të dyja këto rrafshe. Kreu i dytë ka katër nënkapituj dhe trajton disa nga shtyllat kryesore tematike të prozës së Morisonit: rivlerësimin e historisë dhe përvojës afrikano-amerikane, skllavërinë dhe mendësinë skllavëruese si prirje njerëzore, racizmin bashkë me pasojat shkatërruese të tij, si dhe kujtesën si nevojë shpirtërore për t’u shëruar nga makthet dhe traumat e së shkuarës. Morisoni e këqyr historinë nga këndvështrimi i viktimave apo i njerëzve të thjeshtë për të treguar pasojat që sjellin vendimet, ligjet apo veprimet e njerëzve të pushtetshëm. Ndonëse dukuri, në dukje, e çrrënjosur nga historia, Morisoni e sheh skllavërinë me sytë e një ish-skllaveje, ose si mendësi aspak të lehtë për t’u shkulur nga sjellja e njeriut, sepse edhe makthet e shkuara mund ta skllavërojnë të tashmen. Kreu ndalet edhe te racizmi si formë e re veçimi dhe skllavërimi, si edhe te nevoja për të kujtuar. Kujtesa dhe harresa janë mjetet e përdorura nga afro-amerikanët në përpjekjen e tyre për mbijetesë, pradaj proza e Morisonit shërben edhe si kujtesë kulturore kolektive për bashkësinë. 7 Kreu i tretë përmban tre nënkapituj dhe hulumton individin dhe bashkësinë sikurse i kundron Morisoni. Mëtimi i identitetit në botën plot dhunë të Morisonit është ndërmarrje e vështirë për individin, i cili shpesh ndihet i pështjelluar, prandaj nuk e ka aftësinë të gjejë vetveten. Mëdyshja e individit morisonian lidhet me faktin se ai nuk e ka të qartë nëse është më i mirë konformizmi dhe bashkimi me shumicën apo ruajtja dhe mëkimi i pavarësisë së plotë. Një syth i posaçëm trajton temën e gruas si plagë të pashërueshme të shoqërisë. Gratë zezake ia kanë dalë gjithmonë në krye, ndonëse të ndrydhura apo braktisura nga burrat, prandaj ato janë mishërimi kryesor i mbijetesës. Përpos individit, proza e Morisonit ka në qendër edhe bashkësinë zezake të cilën e sheh edhe si sinekdokë të shoqërisë njerëzore. Dy modelet e sjelljeve njerëzore, vrastare dhe mëkuese për individin, dhe prirjen e shkrimtares për të kaluar nga i para në fillimet e veta tek i dyti në romanet e fundit i zhbirojmë në një syth të veçantë. Kreu i katërt ka pesë nënkapituj të konceptuar për të shtjelluar tiparet kryesore të estetikës e shkrimtares. Në tërësinë e vet estetika e Morisonit është një gërshetim i asaj afrikano-amerikane me atë perëndimore, sepse Morisoni ka aftësinë mjeshtërore për të gjetur të përbotshmen tek e përveçmja. Koncepti morisonian i bukurisë është tepër i veçantë pasi ai mbështetet te bukuria njerëzore sikundër e perceptojnë të gjitha shqisat njerëzore dhe jo vetëm syri. Një syth i veçantë trajton estetikën e xhazit si tiparin dallues të shkrimtares. Ky aspekt estetik i jep prozës së Morisonit një origjinalitet dhe lidhje të fortë me bashkësinë e saj. Një nënkapitull tjetër shtjellon gjuhën që shkrimtarja përdor në prozën e saj, e cila është pasqyrimi i së folmes zezake. Ndërsa nënkapitulli i fundit i kreut trajton teknikat letrare që përdor shkrimtarja për të përfshirë në mënyrë aktive në procesin e kuptimit të veprës edhe lexuesin. Leximi pjesëmarrës është tipar estetik me shumë rëndësi për Morisonin, prandaj ajo ruan komunikim të vazhdueshëm me bashkësinë e lexuesve të saj. Kreu i pestë, po ashtu, hulumton aspektin estetik por duke u përqendruar te lidhja midis realizmit magjik dhe Morisonit. Në një nënkapitull të vaçantë zhdrivillohet origjina, zhvillimi dhe veçoritë e realizmit magjik, si rrymë e rëndësishme në letërsinë botërore. Pastaj, nënkapitulli vijues qëmton elementet e realizmit magjik në prozën e Morisonit. Aspektet e prozës së saj të cilat e lidhin nobelisten me realizmin magjik janë ndërkallja e elementeve të pashpjegueshme nga logjika njerëzore si pjesë e realitetit, përdorimi i visarit mitologjik dhe folklorik për të zgjeruar kufijtë e prozës, dhe huazimi i elementeve nga Bibla, sepse historikisht bashkësia zezake e ka lexuar Biblën krejt ndryshe nga bashkësia e bardhë. Ndonëse është shfrytëzuar një literaturë e pasur, duke përfshirë edhe libra dhe artikuj shkencorë të botuar kohët e fundit, ne nuk mëtojmë se bibliografia është shteruese pasi studimet dhe monografitë për Toni Morisonin botohen me një ritëm shumë të shpejtë në mbarë botën. 8 Hyrje Bashkësia afrikano-amerikane është grupimi me historinë më të veçantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia e kësaj bashkësie është një kalvar mundimesh dhe vuajtjesh; një kronikë shpërnguljesh të përdhunshme dhe skllavërimi të pamëshirshëm; por, ajo është edhe histori e jashtëzakonshme qëndrese ndaj shtypjes si dhe lufte për liri, drejtësi dhe barazi shoqërore. Midis arritjeve të tjera të shumta, bashkësia afro-amerikane ka prodhuar edhe një letërsi cilësore dhe mund të krenohet sot me plejadën e shkrimtarëve të mëdhenj. Në panteonin e kësaj letërsie, Toni Morisoni e ka siguruar tashmë vendin e nderit. Falë talentit të spikatur dhe punës së palodhur, Morisoni ia doli të shndërrohej nga “një vajzë e thjeshtë nga Loreini” (sikurse e quan shpesh veten shkrimtarja nëpër intervista) në fituesen e parë afro-amerikane të Çmimit Nobel për Letërsinë më 7 tetor 1993. Meqënëse nuk ka, deri më tani, biografi zyrtare për të dhe vetë shkrimtarja nuk ka pranuar të shkruajë autobiografinë, studiuesit kanë hulumtuar intervistat e shumta të shkrimtares dhe kanë qëmtuar prej tyre disa aspekte të rëndësishme nga jeta e Morisonit që kanë lënë gjurmë dhe kanë pasur ndikim në prozën e shkrimtares. E lindur më 18 shkurt 1931 në Lorein të Ohajos, Morisoni pohon me humor se është “fëmijë i Depresionit”, e rritur në një qytezë ku ndërthureshin kultura, gjuhë dhe raca të ndryshme. Mjedisi në familje ishte i mbushur me muzikë, rrëfime përrallash dhe historish me fantazma, ndësa libri qendror i familjes ishte Bibla. Morisoni ishte pjesëtari i parë i fisit që përfundoi studimet e larta dhe, më pas, mori edhe titullin master në gjuhën angleze me profilizimin për letërsinë klasike greke dhe romake. Pas këtyre arritjeve të mëdha, për “vajzën nga Loreini”, dhe pas një pune njëzetvjeçare si profesore, redaktore dhe nënë e divorcuar, në moshën dyzetvjeçare Morisoni nisi rrugëtimin në letërsi me romanin “Syri më i kaltër”, dhe, deri më sot, 44 vjet më pas, ajo ka shkruar dhjetë romane, tre libra për fëmijë (si bashkautore me djalin e vogël), dy drama, një tregim, një libret dhe shumë recensa dhe sprova. Morisoni i shkruan romanet e saj me shumë ngadalësi dhe i redakton disa herë para botimit dhe rezultati është një prozë e ngjeshur, e shumëkuptimshme, ndërtekstore dhe me ngjyrime alegorike. Proza e saj ka meritën e ripërmasimit të historisë dhe përvojës afrikano-amerikane në Shetet e Bashkuara. Titulli i romanit më të fundit të shkrimtares, “Shtëpia” (2012) është përsëritje e titullit të një sprove të botuar më 1997, ku Morisoni shkruan: “Nëse do të më duhej të jetoja në një shtëpi raciale, do të ishte e rëndësishme, të paktën, ta rindërtoja në mënyrë të tillë që të mos ishte një burg pa dritare ku do të mbahesha me forcë, një mjedis me mure të trasha të padepërtueshme nga ku nuk dëgjohet asnjë e qarë, por do të parapëlqeja të ishte shtëpi e hapur, me themel, dhe plot me dyer dhe dritare.”1 Te ky pohim gjendet metafora qendrore e prozës së Morisonit, sepse projekti i saj letrar është rindërtimi i ideologjisë së “shtëpisë amerikane” dhe rivlerësimi i historisë së vendit me qëllim që të dëgjohen “të qarat” e njerëzve të shtypur dhe të shfrytëzuar. Nga kjo pikëpamje, Morisoni mund të vlerësohet si zëdhënësja e rrëfimeve të mbytura të historisë amerikane. 1 Toni Morrison, "Home", The House that Race Build: Black Americans, US Terrain, Ed. Wahneema Lubiano, Pantheon Books, New York, 1997, pp. 3-12; p. 4. 9 Nëse e kundron veprën letrare të Morisonit në tërësi, nuk është aspak e vështirë të dallosh projektin e shkrimtares për të sjellë në qendër të historisë amerikane përjetimet e afrikano-amerikanëve; për ta shndërruar zezakun modern në “njeriun e dukshëm” të shoqërisë amerikane. Nëse i shqyrton periudhat kohore ku i vendosin ngjarjet romanet e Morisonit, zbulon se nuk ka asnjë epokë të rëndësishme të historisë amerikane të papërfaqësuar në dhjetë romanet e saj. “Syri më i kaltër” dhe “Sula” hulumtojnë periudhën nga Depresioni deri në vitet e Lëvizjes për të Drejtat Civile. “Kënga e Solomonit” zhbiron historinë afro- amerikane nga skllavëria e Rindërtimi deri në vitet ’60 ndërsa “Kukulla prej zifti” dhe “Dashuria” i vendosin ngjarjet në vitet ’80 dhe ’90. “E Dashura” është shndërruar tanimë në rrëfimin e ri klasik për skllavërinë. “Xhazi” tregon edhe për “shtegëtimin e madh”, edhe pështjellimin e “qytetit të madh” që përjetuan zezakët gjatë Rilindjes së Harlemit. Ndërsa “Parajsa” rrëfen edhe shpërnguljen nga Jugu drejt Perëndimit edhe pamundësinë e ndërtimit të parajsës me mendësinë e getos dhe të izolimit. “Një akt mëshire” zhyetet në fundshekullin e shtatëmbëdhjetë dhe tregon sesi u lidh skllavëria me racën e zezë, kurse “Shtëpia” nxjerr në dritë vitet ’50 si periudhë racizmi të shfrenuar dhe aspak si epokë mbrothësie e përshkruar në librat e historisë. Qysh kur shkroi romanin e parë, Morisoni dëshironte të shkuante prozë të ndryshme nga pararendësit. Ajo pohon se romanin “Syri më i kaltër” e shkroi sepse dëshironte të lexonte një roman të tillë, por nuk e gjente askund. Kjo përbën tanimë edhe një nga këshillat që shkrimtarja u jep rishtarëve në letërsi: nëse dëshironi të lexoni një roman të caktuar por nuk e gjeni, duhet ta shkruani vetë. Temat qendrore që përshkojnë prozën e Morisonit janë trauma, skllavëria, racizmi, dhimbja, vdekja, humbja, kujtesa, identiteti dhe mbijetesa. Personazhet e parapëlqyera të shkrimtares janë vajzat e braktisura dhe të dhunuara fizikisht, seksualisht dhe psikologjikisht, ose gratë pa burra të cilat gjallojnë të vetmuara në rrethinat e shoqërisë, ose burrat me identitet të shkallmuar apo me shpirt të përçundnuar. Morisoni është shkrimtarja e jetimëve që rreken të ndërtojnë jetën e tyre në një botë të mbushur me dhunë dhe mizori, ku e tashmja si e viktimave dhe e agresorëve përcaktohet nga e shkuara. Morisoni është e vetëdijshme se askush nuk e ka forcën për të ndryshuar të ardhmen, por, si shkrimtare, ajo mëton se mund t’ia dalë të ndryshojë të shkuarën, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit e shohin dhe e lexojnë atë. Mirëpo kur lexojnë prozën e Morisonit, studiuesit mbajnë gjithmonë parasysh se ajo ose i çmonton ose i zgjeron këndvështrimet tradicionale dhe mendësitë kulturore mbizotëruese, duke ofruar qasje të reja në një prozë sa të thjeshtë në gjuhë aq dhe të ndërlikuar në ide. Kësisoj, ndonëse romanet e saj gëlojnë nga personazhet e grave dhe vjazave, Morisoni nuk e pranon se shkruan prozë feministe dhe i vlerëson lëvizjet që përfundojnë me -iste si pozicione të mbyllura. Ndonëse pohon se armiku nuk është burri, por patriarkalizmi si mendësi mbizotëruese, ajo nuk beson se zëvendësimi i tij me matriarkalizmin është zgjidhja e duhur. Sipas saj, ky do të ishte thjesht një imitim me përfundim të njëjtë. Morisoni e ka bërë të qartë se “kuptimi i një romani gjendet te struktura.”2 Por ajo ka shkruar romane me struktura tepër të ndërlikuara që e lidhin shkrimtaren me Uilliam Folknerin, Xhejms Xhojsin apo Virxhinia Ulfin. Morisoni e shpërfill rrëfimin kronologjik 2 Carolyn Denard, (ed.), Toni Morrison: Conversations, University Press of Mississippi, Jackson, 2008, p. 218. 10

Description:
Leximi pjesëmarrës dhe hapësirat për lexuesin në prozën e Morisonit .. Wilentz, Gay, Civilizations Underneath: African Heritage as Cultural
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.