ebook img

Orjon Ago-Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin ... PDF

206 Pages·2016·2.25 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Orjon Ago-Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin ...

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË D I S E R T A C I O N PAKICAT KOMBËTARE DHE ROLI I TYRE NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare Përgatiti: Udhëheqës shkencor Msc. Orjon AGO Prof. dr. Petrit NATHANAILI TIRANË, 2016 i Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË Tel/Fax + 355 4 369 987www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë . D I S E R T A C I O N PAKICAT KOMBËTARE DHE ROLI I TYRE NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR Përgatitur nga Msc. Orjon AGO Në kërkim të gradës shkencore “Doktor i Shkencave” në Marrëdhënie Ndërkombëtare PAKICAT KOMBËTARE DHE ROLI I TYRE NË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR Përgatitur nën drejtimin e Prof. dr. PETRIT NATHANAILI Mbrohet para jurisë në dt ……/……2016 1. ………………………..……...Kryetar 2. ……………………………….Anëtar (oponent) 3. …………………………….....Anëtar (oponent) 4. ……………………………….Anëtar 5. ……………………………….Anëtar TIRANË, 2016 ii Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago PASQYRA E LËNDËS Parathënie ............................................................................................................................................v HYRJE .................................................................................................................................................... 1 KREU I ................................................................................................................................................ 15 PAKICAT KOMBËTARE DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE. ........................................ 15 1.1.Pikëpamjet rreth konceptit dhe formimit të pakicave kombëtare ................. 15 1.2.Vendi i pakicave kombëtare në të drejtën ndërkombëtare ............................... 19 1.3.Pakicat kombëtare e drejta e vetëvendosjes dhe autonomia ............................ 28 KREU II ............................................................................................................................................... 35 NJË VËSHTRIM HISTORIK I PAKICAVE KOMBËTARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR .................................................................................................................................. 35 2.1. Pozita dhe të drejtat e pakicave kombëtare në ish-Jugosllavi ......................... 35 2.2. Trajtimi i pakicave kombëtare në Shqipëri dhe ndërlikimet ndërkombëtare .......................................................................................................................................................... 43 2.3.Shteti shqiptar në mbrojtje të pakicave kombëtare dhe çështja kombëtare…………………………………………………………………………………………………52 KREU III ............................................................................................................................................. 69 SHPËRBËRJA E JUGOSLLAVISË, NDËRTIMI I “SHTETEVE KOMBËTARE” DHE PAKICAT KOMBËTARE NË BALLKANIN PERËNDIMOR PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT .................................................................................................................................. 69 3.1.Shpërbërja e Jugosllavisë dhe përdorimi i pakicave kombëtare në ringjalljen e frymës nacionaliste në Ballkanin Perëndimor ...................................... 69 3.2 Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës jugosllave dhe statusin e pakicave kombëtare në Ballkan Perëndimor ................................................................. 76 3.3.Identiteti boshnjak dhe përplasjet nacionaliste në konfliktin e Bosnje- Hercegovinë ................................................................................................................................. 85 3.4.Shpallja e pavarësisë të Maqedonisë dhe statusi si “pakicë” i shqiptarëve . 92 3.5.Kosova, nga statusi i “pakicës” tek shteti ............................................................... 100 KREU IV ........................................................................................................................................... 115 PAKICAT KOMBËTARE DHE BALLKANI PERËNDIMOR PAS PËRFUNDIMIT TË KONFLIKTEVE TË ARMATOSURA ........................................................................................ 115 4.1.Situata e pakicave kombëtare në Shqipëri pas viteve ’90 ............................... 115 4.2 Spastrimi etnik dhe ndërtimi i shtetit federal në Bosnjë-Hercegovinë ...... 123 iii Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago 4.3.Pakicat kombëtare në Republikën e Kosovës ...................................................... 129 4.4 Ndërtimi i një shteti multietnik e demokratik dhe respektimi i pakicave kombëtare garanci për stabilitetin e Maqedonisë. .................................................... 140 4.5.Pakicat kombëtare në Serbi pas largimit të Milosheviçit ................................ 150 4.6. Mali i Zi dhe pakicat kombëtare ............................................................................... 162 PËRFUNDIME ............................................................................................................................... 171 LISTA E SHKURTIMEVE ........................................................................................................... 178 Shtojcë ............................................................................................................................................. 179 Bibliografia .................................................................................................................................... 182 Abstrakt .......................................................................................................................................... 191 Abstract ........................................................................................................................................... 191 iv Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago Parathënie Ky punim ka për qëllim të trajtojë çështjen delikate dhe akoma të pazgjidhur të pakicave kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Roli, pozita, të drejtat e pakicave kombëtare janë qëllimi kryesor i punimit. Politika e mosrespektimit të pakicave kombëtare dhe pretendimet territoriale ndaj fqinjëve u ngulit pothuaj të mendjet e të gjitha klasave politike të Ballkanit dhe u shndërrua në trashëgiminë më të keqe të gadishullit. Shtetet, por edhe shoqëritë ballkanike e kanë patur të vështirë që të pranojnë diversitetin etnik dhe kulturor brenda shteteve të tyre, pavarësisht pranisë së dukshme të këtij diversiteti. Ekzistenca e grupeve të mëdha kombëtare në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndikon fuqishën në marrëdhëniet mes shteteve të rajonit. Shpeshherë pakicat kombëtare i janë nënshtruar diskriminimit në shtetin ku bëjnë pjesë ndërkohë që shtetet amë përpiqen tu vijnë në ndihmë. Raporti i këtyre pakicave kombëtare me instuticionet dhe popullsinë e shtetit ku ato bëjnë pjesë do të zënë një vend të rëndësishëm në këtë punim. Në të njëjtën kohë objekt i një analize të hollësishme do të jenë edhe marrëveshjet ndërshtetërore që kanë lindur si pasojë e mosrepektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Ballkanin Perëndimor. Shumë prej konflikteteve që kanë ndodhur në Ballkan rrjedhin prej mospërputhjes së kufijve territorialë të shteteve me shpërndarjen e popullsive etnike ose kombëtare. Përpjekjet për të bashkuar popullsitë e shpërndara kanë sjellë konflikte mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një tjetër aspekt i punimit ka të bëjë edhe me diferencimin e pakicës (minoriteteve) nga pakica kombëtare (minoritetet kombëtare) sepse pakica kombëtare është më e vogël se pakicat (minoritet) që ndodhen brenda një shteti. Kjo pakicë do të jetë si objekt i studimit në këtij punimi. Ndarjet e kufijve shtetërore gjatë shek XIX nuk u bënë mbi bazë kombëtare ,por mbi bazën e më të fortit dhe mbi bazën e interesave të fuqive të mëdha. Brenda shteteve ballkanike mbetën popullsi të shteteve fqinjë të cilat ishin problem i madh për këto shtete të reja dhe që sipas politikave të tyre nacionaliste nuk e kishin vendin aty d.m.th brenda këtyre shteteve. Këto popullsi të cilat përbëjnë ato që quhen pakica kombëtare do të jenë objekt studimi i këtij punimi. Periudha pas viteve „90 është në qendër të punimit, por një vëmendje e madhe, me qëllim për të patur një panoramë më të qartë të pozitës së pakicave kombëtare, i është kushtuar edhe historisë së Ballkanit që nga fillimi i krijimit të shteteve kombëtare. Krijimi i shteteve kombëtare në Ballkan në fillim të shek. XIX, nxori në pah një çështje të re, problemin e pakicave kombëtare. Pakicat kombëtare u panë si armike të komb-shtet dhe prandaj ato u trajtuan me ashpërsi, prandaj nga formimi i këtyre shteteve e në vazhdim problemet ndëretnike dhe ndërshtetërore kanë gërryer Ballkanin. Pas vdekjes se Titos, Jugosllavia u fut në një krizë të thellë që solli shpërbërjen e saj. Rënia e Murit të Berlinit, ndryshimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, humbja e rolit të privilegjuar të Jugosllavisë dhe dalja në skenë e liderëve nacionalistë, bënë që Jugosllavia të ecte drejt shpërbërjes. Kjo shpërbërje nuk u krye me anë të një procesi të qetë si në Bashkimin Sovjetik dhe Çekosllovaki, por vendi u përfshi nga dhuna. Millosheviçi, i cili ia arriti të merrte pushtetin në Serbi, kërkoi që t‟u imponohej shteteve të tjera të federatës jugosllave. Pasi hasi në rezistencën e udhëheqësve të republikave të tjera dhe kur nuk ia doli dot që të merrte pushtetin në Jugosllavi ai u kthye në një nacionalist të flaktë. Nacionalizmi i tij rezultoi i dëmshëm për Jugosllavinë dhe sidomos për Serbinë, sepse e futi Jugosllavinë në një luftë civile që shkaktoi mijëra viktima. Mes republikave u zhvilluan konflikte të ashpra ku pakicat kombëtare u vunë nën presion për t‟u larguar v Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago ose ato do të asgjësoheshin. Sllovenia në Veri dhe Maqedonia në Jug ia dolën të fitonin pavarësinë pa u përplasur ushtarakisht me Serbinë, por Kroacia dhe Bosnjë- Hercegovina nuk e patën këtë fat. Serbia, më anë të spastrimit etnik, u përpoq të krijojë një territor më të madh, për shtetin e vet. Makineria policore dhe ushtarake serbe në fund u drejtua edhe drejt Kosovës për ta nënshtruar krahinën pas kryengritjes së armatosur që shpërtheu atje, me qëllimin final për ta spastruar atë etnikisht. Bashkësia ndërkombëtare nuk mbështeti ndryshimet e kufijve mes shteteve në Ballkan. Në fillim të viteve „90 kur shpërheu kriza në Jugosllavi, KE-ja, OKB-ja SHBA-të dhe i gjithë spektri ndërkombëtar u përpoq që të ruante ekzistencën e këtij shteti. Më tej, të detyruar nga kriza, ata njohën shpërbërjen e Jugosllavisë dhe shtetet e dala prej saj por në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk u përkrahën inisiativat irredentiste të pakicave kombëtare. Në sajë të politikës që ndiqte Serbia, u përkeqësuan marrëdhëniet e saj me shumicën e vendeve të rajonit, por edhe BE-së. Në rajon ndërhyjnë dhe aktorë të fuqishëm si SHBA-të dhe NATO-ja, por edhe Rusia. Ata kërkuan zgjidhjen e situatës me anë të bisedimeve, por kokëfortësia e Milosheviçit dhe sjellja brutale e trupave ushtarake sollën ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Bosnjë dhe Kosovë. Pas këtij momenti amerikanët ishin decizivë për vendosjen e paqes në Ballkanin Perëndimor. Fuqia ushtarake amerikane e inkuadruar në NATO, detyroi Milosheviçin të largojë trupat ushtarake dhe policore nga Kosova. Pas kësaj humbjeje ai nuk ishte në gjendje që të ruante pushtetin në Beograd dhe u detyrua të largohej për t‟u dërguar në gjykatën e Hagës për t‟u gjykuar. Në 5 tetor 2000, në Serbi u largua nga pushteti njeriu i cili kishte provokuar katër luftra në ish-Jugosllavi. Largimi i Millosheviçit nga pushteti i hapi rrugë demokratizimit të Serbisë. Bashkë me largimin e tij ndryshoi edhe politika e Serbisë në raport me shtetet fqinje dhe normanilizimin e marrëdhënieve me këto shtete. Revolucioni serb krijoi në rajon një moment të ri historik, hapi një udhëkryq të ri për diplomacinë ballkanike, europiane e ndërkombëtare. Disa çështje shtroheshin për Serbinë në këtë moment: së pari, a do të vendoste udhëheqja e re e Serbisë si prioritet të ri strategjik reforma të thella demokratike dhe integrimin euroatlantik të vendit? Së dyti, a do të vazhdojë me spostimin e prioriteteve në çështjet e jashtme të Serbisë siç janë Mali i Zi dhe Kosova.1 Goditja që iu bë pushtetit të Milosheviçit dhe politikës që ai përfaqësonte, solli shpresë për një të ardhme më të mirë për rajonin, sepse Serbia ka një pozicion kyç në Ballkanin Perëndimor, si shteti më i madh dhe më i fuqishëm, por edhe sepse në në tre shtete, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, ka një numër të madh serbësh. Tashmë u hap rruga që të gjithë serbët që jetonin jashtë Serbisë në shtetet fqinjë të mendonin për një të ardhme në vendet ku ata jetonin. Endrra për një Serbi të madhe dhe serbët e bashkuar në një shtet dukej më e largët se kurrë. Kjo ngjarje mund të thuhet se ishte edhe një goditje ndaj aspiratave të pakicave të tjera kombëtare që punonin dhe shpresonin për tu bashkuar me shtetin amë, por kjo ishte një goditje e përkohshme dhe, pavarësisht goditjes që mori kjo politikë nuk rreshtën përpjekjet e Serbisë për të përdorur pakicat kombëtare në realizimin e qëllimeve të tyre. Veriu i Mitrovicës që pas përfundimit të luftës në vitin 1999, ka qenë një hapësirë administrative jashtë kontrollit “de fakto” si nga ana e administratës ndërkombëtare, ashtu edhe nga autoritetet shtetërore të Kosovës nisur nga një prani e madhe serbësh. Pas luftës së Kosovës, serbët lokalë kanë përdorur të gjitha mjetet dhe të gjitha 1Shaban Murati, Serbia kundër Serbisë, Analizë e një gjysëm revolucioni të lënë përgjysëm, (Tiranë: albin, 2005), 24. vi Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago mënyrat në favor të formulës për të dobësuar çdo lidhje të mundshme me qeverinë e Kosovës dhe strukturat e saj, përkundër përforcimit të lidhjeve me Serbinë, që do të thotë baras me skenarin e ndarjes së Kosovës.2 Pozicioni i Beogradit mbështetet në dy elementë: mosnjohja e pavarësisë së Kosovës, të cilën serbët e quajnë “DNP”(deklarata e njëanshme e pavarësisë), dhe arritja e një kompromisi pa fitues apo humbës absolut. Që të dyja qëndrimet janë të lidhura ngushtë me procesin që çoi drejt pavarësisë. Retorika se kurrë nuk do të pranohet pavarësia e njëanshme e Kosovës, në mediat e Prishtinës dhe ato perëndimore konsiderohet si refuzim për t‟u ballafaquar me realitetin.3 Ndërhyrjet e komunitetit ndërkombëtar aq të domosdoshme për mbylljen e konflikteve nuk janë pranuar nga të gjitha palët. Jo shumë kohë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Dayton-it filluan paragjykimet ndaj kësaj marrëveshje. Përveç Bosnjës trietnike ka patur të paktën edhe dy mundësi të tjera të diskutuara në nivel ndërkombëtar dhe shumë të tjera të padiskutuara. Një zgjidhje sheh një Bosnjë dypalëshe, në të cilën federata Kroato-Myslimane të bashkohet me një lloj konfederate me Zagrepin, dhe Republika Srpska të bashkohej më një lloj konfederate me Jugosllavinë. Një pikëpamje tjetër ishte, aneksimi i Bosnje-Hercegovinës Kroate dhe Republikës Srpska me Jugosllavinë, me një shtet të vogël mysliman të pavarur në mes, por të mbrojtur nga komuniteti ndërkombëtar.4 Edhe në Maqedoni, në korridoret e politikbërjes, qoftë këta maqedonas ose shqiptarë, madje edhe nga ana e Akademisë së Shkencave të Maqedonisë, janë hedhur ide për ndarje të Maqedonisë mbi bazën e kriterit etnik ose edhe për shkembim territoresh mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ja si shpreheshin hartuesit e memorandumit të ndarjes se Maqedonisë: “Që të mos ketë luftë dhe gjakderdhje, më civilizuese është një ndarje e qetë, është e kotë që Nato dhe BE të insistojnë për të krijuar një shoqëri shumë etnike në vendet e ish-Jugosllavisë, se ky sistem nuk ka funksionuar kurrë. Jeta e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk është e mundur si më parë, jemi të ndarë nga fetë, nga gjuhët, nga zakonet dhe nga mungesa e besimit reciprok, mundësia e bashkëjetesës është shkatërruar pak muaj pas luftës”.5 Propozimi i radhës, ndoshta jo i fundit vjen në vitin 2004 nga Dobrica Qosiҫ për ndarjen e Kosovës. Ky autor duke mos pranuar shkëputjen e Kosovës nga Serbia si pasojë e dhunës që ajo kishte ushtruar aty për rreth një shekull, kërkon tani si zgjidhje për problemet e serbëve që jetojnë në Kosovë, ndarjen e saj si një mundësi për ti dhënë fund problemeve që kanë dy popujt.6 Përkundrejt kësaj, qeveria kosovare u detyrua të hyjë në bisedime për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Serbinë. Kosova nuk është aq entuziaste sa i përket bisedimeve. Strategjia e saj, e udhëhequr nga SHBA-të dhe vendet tjera mike, është mbledhja graduale e njohjeve dhe konsolidimi i institucioneve të shtetit, duke mos u dhënë shumë rëndësi marrëdhënieve me Serbinë. Ajo po ashtu është e vendosur që periudha e pavarësisë së mbikëqyrur, e parashikuar me planin e Ahtisarit e cila i jep zyrtarëve ndërkombëtarë fuqi të mëdha mbikëqyrëse e juridike, të përfundojë sa më 2 Mark Ndreca, Ballkani perëndimor në kontekstin e sfidave të (dez)integrimit, (Tiranë: GEER 2010), 155. 3 Raport për Evropë i Grupit të Krizave, Nr 206, 26 gusht 2010. Kosova dhe Serbia pas mendimit të GJND-së, 4. 4 Serpikus, Italia dhe Ballkani (Tiranë: Globus R, 2001), 49. 5 Mair A. Iseini, Zhvillimet në Maqedoni dhe lindja e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, (Tetovë: Çabej, 2003), 59. 6 Rexhep Qosja, Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe, (Toena: Tiranë 2005), 279-289. vii Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago shpejtë në mënyrë që të vazhdohet me integrimet euro-atlantike.7 Kërkesat e pakicave kombëtare ose e popullsive me status shtetformues në Ballkanin Perëndimor për shkëputje, mund të jenë probleme të vështira për të ardhmen e rajonit. Shinasi Rama shprehet se procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë është shumë larg përfundimit. Në thelb, edhe përkundër luhatjeve të fuqishme në një drejtim apo tjetër, zgjidhjet e mundshme të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë thuajse nuk kanë ndryshuar që prej fillimit të të krizës së shpërbërjes së saj në vitin 1990. Njëra zgjidhje analizon ai mbështetur në parimin politik, sipas të cilit ish republikat dhe krahinat autonome në nivel të federatës bëhen shtete të pavarura. Zgjidhja tjetër është e mbështetur në parimin etnik, d.m.th, që kombet e ish-Jugosllavisë i krijojnë shtetet e tyre etnike duke i shpërbërë ish-republikat e ish-krahinat autonome. Kështu zgjidhja etnike vjen duke i riorganizuar njësitë politike e duke i ndryshuar kufinjtë ekzistues.8 Zgjidhja që synonin të arrinin udhëheqësit politikë në Jugosllavisë ka qenë shpërbërja e Jugosllavisë në bazë të kombësisë e të riorganizimit të njësive politike në bazë parimit etnik. Forca e shtetit ishte mjeti i tyre i preferuar për realizimin e këtyre objektivave politike dhe angazhimi i tyre në mbërritjen e këtyre objektivave ka qenë e vazhdon që të jetë pa luhatje të ndjeshme.9 Kjo ringjallje nacionalizmit në fund të shek XX ishte një kërcënim serioz për stabilitetin dhe unitetin e Evropës. Çdo institucion në fushën e vet, si OSBE, Këshilli Evropian, Bashkimi Evropian, po i bashkërendojnë përpjekjet e tyre për të zhvilluar një sistem koherent për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Pra, mbrojta e pakicave është një faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Shtetet aspiruese të Ballkanit Perëndimor janë shoqëri multi-etnike që aspirojnë të anëtarësohen në BE. Gjykuar sipas progresit të KE-së, ato ngecin në implementimin e pjesës së kriterit politik të Kopenhagës, që ka të bëjë edhe me respektimin e të drejtave të minoriteteve. Siç është e njohur, të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve mbeten objektiv i Bashkimit Evropian në politikën e tij të jashtme. Ballkani Perëndimor si koncept gjeografik është pjesë përbërëse e Ballkanit, ,por ai lindi si një koncept politik në funksion të procesit të zgjerimit të Evropës me vende nga rajoni i Evropës Juglindore. Ballkani Perëndimor është një njësi politike e dalë pas viteve „90 si pasojë e ndryshime të rëndësishme që ndodhën në rajon. Diferencimi i nocionit Ballkan Perëndimor nga nocioni tradicional Ballkan, ndodhi për shkak të konfliktitualitetit që përfshiu rajonin, por rajoni është i prirur drejt prespektivës së integrimit në Bashkimit Evropian. Në Samitin e Zagrebit në 24 nëntor 2000 për herë të parë u përdor koncepti gjeopolitik “Ballkani Perëndimor”. Ky diferencim është bërë për të përfshirë këto shtete në një zonë shtetesh me problematika të veçanta dhe të përafërta në aspektin e trashëgimisë konfliktuale dhe demokracive të reja. Tashmë dihet se zgjerimi i BE-së parashikon përfshirjen e këtyre vendeve në strukturat europiane. Në një sërë samitesh duke filluar nga ai i Selanikut në 2003 dhe deri tek Samiti i Berlinit 2013, BE-ja e ka shprehur qartë këtë qëndrim dhe i ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin përpara me reformat, ekonomike, politike dhe në drejtim të ndërtimit të institucioneve demokratike më qëllim ndërtimin e shtetet të së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeiut në përgjithsësi dhe respektimin e pakicave kombëtare në veçanti. 7 Raport për Evropë i Grupit të Krizave. Kosova dhe Serbia pas Mendimit të GJND-së, Nr 206, 26 gusht 2010, 5. 8 Shinasi Rama, Përrallat, e tranzicionit shqiptar, (Tiranë: Botime Princi, 2012), 94. 9 Po aty, 95. viii Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago Pjesë e studimit të këtij disertacioni, do të jenë Shqipëria, republikat e ish Jugosllavisë përkatësisht, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia si dhe Kosova, e cila në vitin 2008 fitoi pavarësinë. Punimi është konceptur me një strukturë që fillon me hyrjen dhe vazhdon me katër krerë dhe mbyllet me përfundimet. Hyrja prezanton një përmbledhje të shkurtër të historisë së Ballkanit Perëndimor dhe qartëson disa probleme për pakicat kombëtare, për konfliktet midis vendeve fqinjë dhe një historik të shkurtër rreth problemit të pakicave kombëtare. Kapitulli i parë “Pakicat kombëtare dhe e drejta ndërkombëtare”, trajton disa tematika. Çështja e parë “Pikëpamjet rreth formimit dhe përcaktimit të konceptit të pakicë kombëtare” analizon konceptin “pakicë kombëtare” duke sjellë në vëmendje debatin që ekziston lidhur me një përcaktim të qartë për këtë koncept. Studiues të shquar të fushës si Francesco Capotorti, Jules Deschene, Ajsborn Eide, ,por dhe institucione të ndryshme si Këshilli i Europës, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës janë përpjekur për të dhënë një përkufizim të qartë dhe unik ,por pa rënë dakord, gjë që ka shkaktuar konfuzion se cilat komunitete duhet të kenë statusin e pakicës kombëtare dhe gjithë të drejta që iu përkasin atyre. Çështja e dytë “Pakicat kombëtare në të drejtën ndërkombëtare”, trajton evoluimin e drejtave të pakicave kombëtare dhe zgjidhjet e ndryshme që janë aplikuar nga e drejta ndërkombëtare, por edhe përpjekjet e organizatave të ndryshme për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e pakicave kombëtare në rrafshin ndërkombëtar. Rrreziku ndaj pakicave ka qenë gjithmonë prezent prandaj shtetet janë përpjekur që ndërmjet traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare të mbrojnë jetën, lirinë dhe të drejtat e pakicave kombëtare. Çështja e tretë “Pakicat kombëtare dhe e drejta e vetëvendosjes dhe autonomia” analizon një nga të drejtat me thelbësorë, por edhe më të kundërshtuarën, në korpusin e të drejtave të pakicave kombëtare, të drejtën e vetëvendosjes. Shtetet janë të dyzuara në mendimin për të garantuar të drejtën e vetëvendosjes pasi kjo mund të sjellë kërkesa për shkëputje, por siç ka rezultuar në shumë raste kundërshtimi për t‟u dhënë të drejtat e njohura ndërkombëtarisht i ka acaruar marrëdhënit pakicë-shumicë dhe në raste si Maqedonia vendi ka shkuar drejt konfliktit të armatosur, por në qoftë së e drejta e vetëvendosjes nuk mund të jepet për të gjitha këto grupe, asgjë nuk duhet të pengojë shtete e ndryshme në dhënien e autonomisë Kapitulli i dytë i quajtur “Vështrim historik mbi pakicat kombëtare në Ballkanin Perëndimor” analizon me një vështrim të përgjithshëm gjithë historikun e pakicave kombëtare në Ballkan dhe vështirësitë me të cilat janë ndeshur pakicat kombëtare. Çështja e parë “Pozita dhe të drejtat e pakicave kombëtare në Jugosllavi” shtjellon situatën e pakicave kombëtare në Jugosllavi ku popuj që kishin fe, gjuhë dhe kultura të ndryshme jetonin pranë njeri-tjetrit. Problemi i pakicave kombëtare fillon të shfaqet me krijimin e shtetin kombëtar serb. Gjithë trashëgimia e bashkëjetesës u la mënjanë dhe filluan të evidentohen dallimet që ekzistonin midis popujve të ndryshëm. Pakicat kombëtare pësuan vuajtje të mëdha dhe iu nënshtruan një procesi të gjatë zhdukjeje dhe asimilimi. Në Serbi u krijuan platforma politike me qëllim asgjësimin përfundimtar të pakicave kombëtare. Situata e tyre nuk u përmirësua as me krijimin e shtetit SKS, pasi pakicat ose thjesht u injoruan pa iu dhënë të drejtat e tyre si rasti i maqedonasve të cilët konsideroheshin si serbë të jugut ose iu nënshtyan dhunës që shonte nga vrasjet, shpërnguljeve, asimilim për shqiptarët. Megjithëse pas Luftës së Dytë Botërore pati arritje në këtë drejtim situata e pakicave kombëtare ndryshoi në krahasim me periudhën e paraluftës, por gjithësesi përsëri pakicat nuk i fituan të gjitha të drejtat e njohura ndërkombëtarisht. ix Pakicat kombëtare dhe roli i tyre në marrëdhëniet ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor O. Ago Çështja e dytë “Trajtimi i pakicave kombëtare në Shqipëri dhe ndërlikimet ndërkombëtare”paraqet situatën në Shqipëri. Edhe Shqipëria ballafaqohet me probleme të ndryshme në drejtim të pakicave kombëtare, por problemi më i madh në Shqipëri nuk qëndron te të drejtat e pakicave, por tek ndërhyrja e vendeve të tjera më qëllim “mbrojtjen” e pakicave kombëtare që gjenden në Shqipëri. Këto shtete shpeshherë kanë shfrytëzuar këto pakica për të arritur qëllimet e tyre kundrejt Shqipërisë. Këtu del qartë edhe angazhimi real që ka marrë ky vend në kuadër të respektimit dhe mbrojtjes së pakicave kombëtare. Çështja e tretë “Shteti shqiptar në mbrojtje të pakicave kombëtare dhe çështja kombëtare”, risjell në vëmendje përpjekjet e shtetit shqiptar për të mbrojtur popullsinë e madhe shqiptare të mbetur jashtë kufijve si pasojë e vendimeve të Konferencës së Londrës. Duhet thënë se mundësitë e shtetit shqiptar për mbrojtjen e shqiptarëve jashtë Shqipërisë ishin më të kufizuara se ato të fqinjëve për një sërë arsyesh të natyrës, hisorike, politike dhe të gjeopolitikës botërore. Në varësi të këtyre faktorëve shteti shqiptar dhe udhëheqësit e tyre janë përpjekur të mbrojnë të drejtat dhe integitetin fizik dhe kulturor të shqiptarëve në rajon. Roli i shqiptarëve në rajon ndryshe nga shekulli XX i cili e uli në minimum forcën reale të tyre, ndryshon në fund të shekullit XIX dhe fillim shekullin XX. Ky rol i forcuar i shqiptarëve, shtron përpara tyre disa dilemma. Nga njëra anë qëndron mundësia e bashkimit që shkon në të kundërt me prespektiven europiane të integrimit në BE. Faktori shqiptar tashmë më i fuqishëm se kurrë më parë a do të mundë të përfitojë nga kjo prespektivë. Cilat do të jenë marrdhëniet e Shqipërisë me Kosovën. A do të ketë përpjekje për bashkim politik apo ky bashkim duhet të jetë vetëm ekonomik, arsimor, kulturor. Shqipëria do të luajë rolin e Piemontit apo do tu prijë shqiptarëve drejt integrimit në BE. Kapitulli i tretë “Shpërbërja e Jugosllavisë, krijimi i “shteteve kombëtare”10 dhe pakicat kombëtare në Ballkanin Perëndimor pas rënies së komunizmit” është ndarë në pesë çështje,analizon situatën e veçantë në të cilën u gjend ish-Jugosllavia pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Pas bashkimit të Gjermanisë një epokë e re nisi në Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Bashkimi Sovjetik dalëngadalë u shpërbë dhe era e ndryshimeve përfshiu gjithë Evropën Lindore që ishte nën ndikimin sovjetik. Revolucionet demokratike që ndodhën në këto vende sollën ndryshime të mëdha politike dhe ekonomike. Edhe në Ballkan revolucionet rrëzuan sistemet komuniste dhe përgjithësisht ndryshimi i pushtetit u bë në mënyrë paqësore me përjashtim të Rumanisë. Çështja e parë e këtij kapitulli “Shpërbërja e Jugosllavisë dhe përdorimi i pakicave kombëtare në ringjalljen e frymës nacionaliste në Ballkanin Perëndimor”, sjell nëvëmendje kontraditat e mëdha që ekzistonin në Jugosllavi mes republikave jugosllave pavarësisht përpjekjeve të Tito për ngritjen e një shteti federal ku shtetet përbërëse të ishin të barabartë. Ai ia kishte arritur disi këtij qëllimi due frenuar Serbinë dhe kënaqur Kroacinë. Edhe shqiptarët gjatë sundimit të tij arritën të fitojnë një serë të drejtash, por jo në stadin e kombeve të tjerë të ish-Jugosllavisë, prandaj menjëherë pas vdekjes së tij në Kosovë shpërthyen demostratat për më shumë të drejta. Këto kontradita u rishfaqën në fund të viteve 90 kur në pushtet erdhi një elitë e 10 Sipas Hobsbawm shpërthimi i nacionalizmit separatist në Europën e viteve 90 është i lidhur në mënyrë specifike me historinë e fillim shek XX. Nga shpërbërja përfundimtare e perandorisë habsburge dhe turke, dolën si pasardhës, në thelb, po shtete kombëtare, me probleme të së njëjtës natyrë që nuk mund të kishin zgjidhje afat gjata përveçse nëpërmjet vrasjeve masive dhe mërgimit masiv të detyruar. Zgjidhjet drastike të viteve 1988-1992 e kanë zanafillën tek ato të viteve 1918-1921. Kroatët dhe sllovenët që kishin qënë nën Austrinë u dyzuan me serbët që ishin orthodoksë dhe kishin qënë nën Perandorinë Osmane. Përcaktimi më i thjeshtë i shpërthimit të separatizmit të viteve 1988-1992 është, puna e papërfunduar e viteve 1918-1921. x

Description:
doktrinës marksiste të internacionalizmit proletar. 102. Problemi i mbrojtjes së pakicave 0.26% 22301. 0.31%. Romë. 94492. 1.21% 108193.
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.