Një roman i ashpër dhe grotesk, që i bën jehonë jetës së sotme italiane, por edhe asaj të të gjithë botës. Xhinxhisi është një burrë i fuqishëm i ditëve tona, thuajse një kopje bashkëkohore e Xhinxhis Khanit, mbretit të mongolëve, që dëshironte të krijonte perandorinë më të madhe të historisë. Është një burrë që i ka të gjitha dhe i do të gjitha. Dhe dyshon në besimin te Zoti, sepse e ndien veten perëndi. Ndërsa Tomasi është një karikaturist dhe poet satirik. Mjeshtër i parodive, ai është tallur gjithmonë me absurditetin e kohëve moderne, arrogancën mediatike dhe çdo gjë tjetër që synon vdekjen e poezisë. Satirat e tij kundër harbutërisë së pushtetit e kanë bërë të fitojë simpatinë e njerëzve të thjeshtë.
**