ebook img

ndryshime fonetike, ortografike dhe gramatikore të anglishtes britanike dhe amerikane dhe ... PDF

306 Pages·2014·4.16 MB·English
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview ndryshime fonetike, ortografike dhe gramatikore të anglishtes britanike dhe amerikane dhe ...

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDRYSHIME FONETIKE, ORTOGRAFIKE DHE GRAMATIKORE TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE DHE STRATEGJITË E NJOHJES DHE ZBATIMIT TË TYRE NË SHKOLLËN SHQIPTARE Punim për gradën shkencore “Doktor” në Gjuhësi Specialiteti: Gjuhësi / Didaktikë Disertante Udhëheqës shkencor M. A. Fatma SHIJAKU Prof. Dr. Ilo STEFANLLARI TIRANË, 2013 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDRYSHIME FONETIKE, ORTOGRAFIKE DHE GRAMATIKORE TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE DHE STRATEGJITË E NJOHJES DHE ZBATIMIT TË TYRE NË SHKOLLËN SHQIPTARE Punim për gradën shkencore “Doktor” në Gjuhësi Specialiteti: Gjuhësi/Didaktikë TIRANË, 2013 i Falënderime dhe mirënjohje Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë personat që ndihmuan dhe kontribuan në realizimin e këtij punimi. Falënderimet e mia më të sinqerta dhe të ndiera dhe mirënjohja ime më e madhe shkon për udhëheqësin tim shkencor, Prof. Dr. Ilo Stefanllarin, për përkushtimin e tij të çmueshëm, për konsulencën e tij profesionale, për punën e tij të palodhur lidhur me korrektimet e këtij punimi, si dhe për bashkëpunimin në këto vite të kërkimeve shkencore dhe profesionale pranë akademisë. Falënderime u shpreh familjarëve, kolegëve, miqve, studentëve me të cilët kam ndarë këtë periudhë kërkimi, hulumtimi dhe hartimi të doktoraturës për mbështetjen morale, kontributet dhe sugjerimet e tyre. Ky punim i kushtohet akademisë, profesorëve të cilët kanë zhvilluar tek unë kënaqësinë e studimit dhe studentëve me të cilët përpiqem të bëj të njëjtën gjë. ii PASQYRA E LËNDËS faqe FALËNDERIME...........................................................................................................................................ii PASQYRA E LËNDËS …………………………………………………………………………………...iii HYRJE........................................................................................................................................................viii KAPITULLI I KUADRI HISTORIK I LINDJES DHE ZHVILLIMIT TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE …………………………………………...............................................................................1 1.1. Anglishtja Moderne (1500) ....................................................................................................................2 1.1.1. Emri .....................................................................................................................................................9 1.1.2. Mbiemri................................................................................................................................................9 1.1.3. Përemri...............................................................................................................................................10 1.1.4. Folja...................................................................................................................................................10 1.2. Lindja dhe formimi i Anglishtes Amerikane........................................................................................11 1.2.1. Periodizimi i formimi të Anglishtes Amerikane …………………………………………………...13 1.2.2. Ndikimi i gjuhëve të tjera në formimin e anglishtes amerikane …………………………………...17 1.2.3. Noah Webster dhe Anglishtja Amerikane …………………………………………………………25 1.2.4. Veçoritë e anglishtes amerikane …………………………………………………………………...30 KAPITULLI II ÇËSHTJE TË NDRYSHIMEVE FONETIKE TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE…46 2.1. Aspekte sociolinguistike, sociohistorike dhe sociokulturore të shqiptimit (standard) të anglishtes britanike dhe amerikane …………………………………………………………………………………..47 2.2. Veçoritë e shqiptimit të anglishtes britanike dhe amerikane ………………………..……………….53 2.2.1. Veçoritë fonetike të zanoreve në anglishten britanike dhe amerikane……………………………...54 2.2.1.1. Ndryshime nyjëtimore të zanoreve të anglishtes britanike dhe amerikane………….....................61 2.2.1.2. Ndryshime të tjera të përndarjeve të fonemave zanore midis anglishtes britanike dhe amerikane…………………………………………………………………………………………....62 iii 2.2.2. Veçoritë fonetike të bashkëtingëlloreve në anglishten britanike dhe amerikane................................64 2.2.3. Ndryshime shqiptimore të fjalëve që mbarojnë me <–ile> ………………………………....………73 2.2.4. Ndryshime shqiptimore të fjalëve të prejardhura me prapashtesën <–ine>........................................74 2.2.5. Variante fonetike në anglishten britanike dhe amerikane të përdorura me kuptime të caktuara leksikore …………………………………………………………………………………………….……..74 2.2.6. Veçori të fonologjisë mbisegmentore në anglishten britanike dhe amerikane……………….….….79 2.2.6.1. Ndryshime në vendosjen e theksit të fjalës……………………………………………………….80 2.2.6.1.1. Ndryshime në vendosjen e theksit në huazimet frënge ……………………………………….80 2.2.6.1.2. Ndryshime në vendosjen e theksit te kompozitat ………………………………………………82 2.2.6.1.3. Të tjera ndryshime josistematike në vendosjen e theksit të fjalës…………………….………...82 2.2.6.1.4. Ndryshime fonetike në vendosjen e theksit te fjalët e prejardhura me prapashtesat <-ate>, <-atory> …………………………………………………………………………………………………...83 2.2.6.1.5. Ndryshime fonetike dhe në vendosjen e theksit te fjalët e prejardhura me prapashtesat <–ary>, <-ery>, <-ory> ................................................................................................................................84 2.2.6.2. Intonacioni, ritmi dhe theksi i lartësisë në anglishten britanike dhe amerikane..............................87 2.3. Zhvillime të fundit të shqiptimit standard të anglishtes britanike…………………………………….95 KREU III ÇËSHTJE TË NDRYSHIMEVE GRAMATIKORE TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE……………………………………………………………………………………………100 3.1. Ndryshime morfologjike në anglishten britanike dhe amerikane……………………………….…...101 3.1.1. Ndryshime morfologjike të emrit në anglishten britanike dhe amerikane ………….....………….101 3.1.1.1. Fjalëformimi i emrave në anglishten britanike dhe amerikane….. ……………………………..101 3.1.1.2. Kategoria e numrit të emrave në anglishten britanike dhe amerikane…………………………..107 3.1.1.3. Përdorimi i emrave në funksionin e përcaktorit…………………………………………………110 3.1.2. Ndryshime morfologjike të foljes në anglishten britanike dhe amerikane ……………….....….....110 3.1.2.1. Fjalëformimi i foljeve në anglishten britanike dhe amerikane………………………….……….110 3.1.2.2. Sistemi i mbaresave në anglishten britanike dhe amerikane…………………………………….113 iv 3.1.2.3. Përdorimi i kohëve të foljeve në anglishten britanike dhe amerikane……………………….…..116 3.1.2.4. Foljet ndihmëse dhe modale në anglishten britanike dhe amerikane……………………………117 3.1.3. Ndryshime morfologjike të mbiemrave në anglishten britanike dhe amerikane………….……….122 3.1.4. Ndryshime morfologjike të ndajfoljeve në anglishten britanike dhe amerikane………….……….123 3.1.5. Ndryshime gramatikore të parafjalëve në anglishten britanike dhe amerikane………….………...127 3.1.6. Ndryshime gramatikore të përemrave në anglishten britanike dhe amerikane……………………137 3.1.7. Ndryshime gramatikore të lidhëzave në anglishten britanike dhe amerikane …………………….138 3.1.8. Sistemi nyjor në anglishten britanike dhe amerikane…………………………………….………..138 3.1.8.1. Ndryshime lidhur me nyjen shquese…………………………………………………………….139 3.1.8.2. Ndryshime lidhur me nyjen joshquese…………………………………………………………..139 3.2. Ndryshime sintaksore në anglishten britanike dhe amerikane ……………………………………...142 3.2.1. Ndryshime sintaksore të gjymtyrëve plotësuese në anglishten britanike dhe amerikane…………142 3.2.1.1. Gjymtyrët plotësuese të foljeve ……………………………………………………….………..142 3.2.1.1.1. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me sintagma emërore…………….……….142 3.2.1.1.2. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me emra…………… …………………….144 3.2.1.1.3. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me mbiemra ……………………………..145 3.2.1.1.4. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me ndajfolje ……………………………..146 3.2.1.1.5. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me parafjalë ……………………………..147 3.2.1.1.6. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me folje………………………….………..148 3.2.1.1.7. Ndryshime të gjymtyrëve plotësuese të shprehura me pjesë fjalie…………………….………149 3.2.1.2. Gjymtyrët plotësuese të emrave ………………………………………………………….……..150 3.2.1.3. Gjymtyrët plotësuese të mbiemrave……………………………………………………………..151 3.2.1.4. Gjymtyrët plotësuese të ndajfoljeve……………………………………………………………..152 3.2.2. Ndërtimi i mënyrës lidhore në anglishten britanike dhe amerikane……………………….………153 3.2.3. Kallëzuesi i zgjeruar në anglishten britanike dhe amerikane……………………………………...154 3.2.4. Përshtatja e foljes dhe e përemrit me emrat përmbledhës ……………………………….…..…....156 v 3.2.5. Zëvendësimi i kallëzuesit me folje ndihmëse………………………………………………….…..157 3.2.5.1. Zëvendësimi i kallëzuesit me foljen ndihmëse do……………………………………………….…….158 3.2.6. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme në anglishten britanike dhe amerikane……………………………..160 3.2.6.1. Forma të tjera të fjalive të pagjymtyrëzueshme në anglishten britanike …………………....….160 3.2.6.2. Denduria e përdorimit të fjalive të pagjymtyrëzueshme në anglishten britanike dhe amerikane..161 3.2.6.3. Përdorimet retorike të fjalive të pagjymtyrëzueshme në anglishten britanike dhe amerikane…..161 KAPITULLI IV ÇËSHTJE TË NDRYSHIMEVE ORTOGRAFIKE TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE …………………………………………………………………………………………..163 4.1. Tipare të ortografisë së gjuhës angleze ……………………………………………………………...163 4.2. Ndryshimet ortografike në anglishten britanike dhe amerikane………………………………….….167 4.2.1. Ndryshime ortografike te fjalët e përbëra në anglishten britanike dhe amerikane …………..........169 4.2.2. Ndryshime ortografike te fjalët e prejardhura në anglishten britanike dhe amerikane ……………169 4.2.3. Ndryshime ortografike lidhur me ligaturat në anglishten britanike dhe amerikane ………....……170 4.2.4. Format ortografike të ndryshme në fund të fjalës në anglishten britanike dhe amerikane………...171 4.3. Qëndrimi anglez dhe amerikan ndaj huazimeve me shenja diakritike………………………………174 4.4. Forma të ndryshme ortografike të shoqëruara me kuptime dhe përdorime të caktuara……………..176 4.5. Ndryshime në përdorimin e shenjave të pikësimit……………………………………………….…..181 4.6. Ndërveprimi dhe ndikimi i anglishtes britanike dhe amerikane……………………………….…….181 4.6.1. Një studim empirik për ndikimin e ortografisë së anglishtes amerikane në anglishten britanike…184 KAPITULLI V STRATEGJITË E NJOHJES DHE ZBATIMIT TË ANGLISHTES BRITANIKE DHE AMERIKANE NË SHKOLLËN SHQIPTARE …………………………………………………………………….…...187 5.1. Variantet e gjuhës angleze sot dhe në të ardhmen……………………………………………….…..188 5.1.1. Kush e flet gjuhën angleze sot?........................................................................................................188 5.1.1.1. Modelet dhe përshkrimet e përhapjes së gjuhës angleze………………………………….…......189 vi 5.1.1.2. Skenarë të mundshëm për të ardhmen e gjuhës angleze – tendenca drejt konvergjencës apo divergjencës?..............................................................................................................................................197 5.2. Qëndrimet ndaj varianteve të gjuhës angleze ………………………………………………….….....201 5.2.1. Tiparet kryesore të qëndrimeve ndaj gjuhës………………………………………………………203 5.2.2. Një këndvështrim i linguistikës popullore për vlerësimet gjuhësore të anglishtes britanike dhe amerikane nga përdoruesit e saj si gjuhë amtare ………………………………………………….205 5.2.2.1. Anglishtja britanike (e Anglisë)…………………………………………………………………207 5.2.2.2. Anglishtja amerikane……………………………………………………………………….……207 5.2.3. Vlerësimet gjuhësore për anglishten britanike dhe amerikane në Europë ………………....…….209 5.2.4. Vlerësimet gjuhësore për anglishten britanike dhe amerikane në botë……………………………213 5.2.4.1. Anglishtja britanike……………………………………………………………………………...214 5.2.4.2. Anglishtja amerikane……………………………………………………………………….……215 5.2.5. Një studim i kryer në Shqipëri lidhur me vlerësimin gjuhësor të anglishtes britanike dhe amerikane………………………………………………………………………………………………...215 5.2.5.1. Metodologjia e kërkimit ………………………………………………………………………...216 5.2.5.2. Mbledhja e të dhënave …………………………………………………………………….…...217 5.2.5.3. Rezultatet dhe diskutime………………………………………………………………………...217 5.2.5.4. Diskutime………………………………………………………………………………….……..221 5.2.5.5. Konkluzione……………………………………………………………………………………..222 5.3. Mësimi i gjuhës angleze dhe varianteve të saj si gjuhë e huaj ……………………………………...227 5.3.1. Mësimi i anglishtes britanike dhe amerikane në shkollën shqiptare ……………………………..229 5.3.2. Qasja (ndër)kulturore për mësimin e gjuhës së huaj (gjuhës angleze)…………………….………231 5.3.3. Mënyrat për të mësuar anglishten britanike dhe amerikane……………………………….………235 5.3.4. Një plan mësimor për mësimin e varianteve të gjuhës angleze…………………………………...237 PËRFUNDIME………………………………………………………………..........................................240 BIBLIOGRAFIA ……………………………………………………………………………….………..254 SHTOJCA………………………………………………………………………………………………..269 vii HYRJE 0.1. Përligjja e punimit Është më se e zakontë që mësimi i një gjuhe të huaj nis me përzgjedhjen e një varianti rajonal dhe/ose social të gjuhës, i cili do të shërbejë si një “model gjuhësor” për nxënësit1. Disa variante të gjuhës angleze shihen si më të bukura, por të gjitha mbartin “zemrën dhe shpirtin” e një vendi të caktuar dhe të popullit të tij. Sapo një gjuhë nis udhëtimin e saj përtej kufijve natyralë të vendlindjes, gjendja e saj ndryshon dhe një sërë mendimesh konfliktuale nisin të dalin në pah. Çuditërisht, deri vonë shumë britanikë e kanë konsideruar anglishten amerikane si një devijim “të papastër” më shumë sesa format jostandarde brenda ishullit të tyre. E ndërsa këto ndjenja ndaj zotërimit të gjuhës angleze mund të priten, ato shumë shpejt bëhen të papërshtatshme kur folësit e “variantit bijë” bëhen më të shumtë në numër sikurse ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe më të fuqishëm dhe të pushtetshëm në shkallë ndërkombëtare se sa folësit e “variantit mëmë 2. Sikurse me çdo gjuhë që përhapet, një efekt i tillë është i pashmangshëm dhe drejtësia e këtij procesi mbetet e padiskutueshme. Pavarësisht pashmangshmërisë së këtij procesi, vërehet ende ndjenja e posedimit dhe e përpjekjeve për ta ndalur këtë. Janë të paktë ata që do të vinin në pikëpyetje legjitimitetin e standardeve të ndryshme të varianteve të gjuhës angleze në vende, ku ajo është gjuha e shumicës. Sot flitet (përveç se për anglishten standarde britanike) për anglishten standarde amerikane, anglishten standarde australiane dhe anglishten standarde të Zelandës së Re. Ndeshen kundërshtime lidhur me vlefshmërinë e standardeve për vende ku megjithëse gjuha angleze është gjuhë zyrtare apo tepër e rëndësishme, ajo nuk është ende gjuha e shumicës. Ndeshen kundërshti brenda vetë vendeve në lidhje me nocionin e anglishtes indiane, nigeriane, etj. Janë të diskutueshme edhe mundësitë që me përhapjen në përdorim të gjuhës angleze, mund të lindin variante të kodifikuara dhe të njohura në vende ku ajo nuk ka status zyrtar apo popullsi kombëtare vendase, si p.sh. anglishtja hollandeze, kineze apo meksikane3. Për rrjedhojë, kanë lindur modele të shumta të përhapjes së gjuhës angleze dhe shpesh kjo ka sjellë fragmentarizimin e saj në shumë variante rajonale dhe funksionale, gjë që ka nxitur polemika të shumta. Termi “variant” në këtë punim përdoret për t’ju referuar varieteteve të ndryshme të gjuhës angleze, sikurse “muzika” mund të konsiderohet një dukuri e përgjithshme dhe pastaj dallohen “varietete muzikore” të ndryshme. Ky është një term i përgjithshëm, por tepër elastik. Duhet theksuar se nuk ekzistojnë kufij në raportet midis varianteve; ato mund të kryqëzohen apo njëri variant mund të përfshijë tjetrin me kalimin e kohës. Ajo që përcakton variantin është raporti përkatësor me shoqërinë dhe gjeografinë: kush, ku dhe kur i përdor tërësitë e njësive gjuhësorë në fjalë. 1 Preisler, Bent. (1999). Functions and forms of English in a European EFL Country tek T. Bex dhe R. Watts eds. Standard English: The Widening Debate, f. 262. London: Routledge 2 Cook, Guy. (2003). Applied Linguistics, f. 27. Oxford: Oxford University Press. 3 Cook, Guy. (2003). Applied Linguistics, f. 27. Oxford: Oxford University Press. viii

Description:
the Mona Lisa and Da Vinci's self-portraits confirm some startling points of congruency in their .. venue, assisted places schemes, athletics commentator, books sections, careers advice, chemicals Knowledge and Awareness Amongst Students Training to Be Primary 577 Gundem, B.B. (1989).
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.