UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS GJERMANE Kompetencat gjuhësore dhe kulturore të komunikimit dhe " të mësuarit ndërkulturor - Analizë konceptuale, metodologjike dhe didaktike për mësimin e gjuhës gjermane nga shqiptarët " Punim për gradën “Doktor i shkencave” në Gjuhësi/Didaktikë Disertante: Udhëheqës shkencor: Ma. Marisa Janku Prof. dr. Emil Lafe Tiranë, 2017 © Copyright Marisa Janku, 2017 Përmbajtja e këtij punimi është tërësisht autentik. Të gjitha të drejtat të rezervuara. i “Jede individuelle Ansicht eröffnet “Çdo pikëpamje individuale hap eine einzigartige Perspektive auf eine größere Realität. një perspektivë unike në një realitet më të madh. Wenn ich die Welt „mit Ihren Augen“ sehe, Nëse unë e shoh botën „me sytë tuaj“, und Sie die Welt „mit meinen Augen“ sehen, dhe ju e shikoni atë „me sytë e mi“, werden wir beide etwas erkennen, së bashku do të dallojmë diçka, was wir allein niemals entdeckt hätten.” atë ç’ka ne kurrë nuk do të mund ta zbulonim të vetëm.“ (Peter Senge, Die fünfte Disziplin, 1996) Dorinës Prindërve të mi me mirënjohje të thellë ii FALËNDERIME Përfundimit të kësaj pune disavjeçare do t’i shtonte vlera dhe shprehja e mirënjohjes sime dhe përcjellja e disa falënderimeve për të gjithë ata që përkrahën dhe bënë të mundur duke motivuar akoma dhe më tej dëshirën dhe përpjekjen time për realizimin e këtij kualifikimi akademik. Një falënderim i sinqertë i shkon fillimisht udhëheqësit tim shkencor, Prof. dr. Emil Lafe, për mbështetjen, ndihmën, dhënien e ideve dhe sugjerimeve, si dhe motivimin për të përfunduar në kohë të gjithë procesin e doktoranturës. Falënderime u shpreh gjithashtu miqve dhe kolegëve të departamentit të gjuhës gjermane për këshillat dhe rekomandimet e tyre gjatë periudhës së hartimit të doktoratës. I detyrohem mirënjohje të veçantë motrës sime, Dorinës, e cila fatmirësisht ishte ajo, nismëtare e së ardhmes time me gjuhën e huaj gjermane. Mirënjohje dhe shumë falënderime përcjell dhe për të shtrenjtët e mi, prindërit, të cilët kanë qenë mbështetje e pakursyer, e palodhur dhe e patjetërsueshme gjatë formimit tim profesional akademik. iii PASQYRA E LËNDËS faqe FALËNDERIME...............................................................................................................iii HYRJE................................................................................................................................vi 0.1. Përligjja e temës............................................................................................................vi 0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit...................................................................................vii 0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit.........................................................................viii KREU I: KULTURA DHE NDËRKULTURALITETI. VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM TEORIK............................................................................................1 1.1. Cfarë është kultura? – Përkufizimi i kulturës…………………………………...........1 1.1.1. Rreth problematikës së përkufizimit të kulturës…………………………….........5 1.1.2. Roli i kulturës në mësimin e gjuhës së huaj………………………………….......6 1.2. Ndërkultura dhe ndërkulturaliteti.................................................................................7 1.2.1. Ndërkulturaliteti si koncept mësimor.....................................................................9 1.2.2. Ndërkulturaliteti jo vetëm si kompetencë………………………………….........10 1.2.3. Ndërkulturaliteti ështe një savoir-être……………………………………..............11 1.3. Përmbledhje dhe përfundime………………………………………………….......12 KREU II: KOMPETENCA KOMUNIKUESE DHE NDËRKULTURORE - KOMUNIKIMI NDËRKULTUROR.............................................................................14 2.1. Reth përkufizimit të komunikimit dhe modelet e tij…………………………….......14 2.2. Kompetenca komunikative……………………………………………………….....20 2.2.1. Interpretime të ndryshme të kompetencës komunikative…………………….....23 2.3. Komunikimi ndërkulturor – Përkufizimi i komunikimit ndërkulturor…………......24 2.3.1. Teoritë e komunikimit ndërkulturor………………………………………….....28 2.3.2. Komunikimi ndërkulturor në planin mësimor......................................................29 2.4. Kompetenca ndërkulturore………………………………………………………....30 2.4.1. Modele të kompetencës ndërkulturore………………………………………....33 2.4.2. Përvetësimi i kompetencës ndërkulturore……………………………………..37 iv 2.4.2.1. E huaja, stereotipat, klishetë dhe shoku kulturor…………………………..40 2.4.3. Përçimi i kompetencës ndërkulturore – Metodat e përçimit…………………48 2.5. Kompetenca komunikuese dhe ndërkulturore në mësimin e gjuhës së huaj………..51 2.6. Përmbledhje dhe përfundime……………………………………………………….57 KREU III: TË MËSUARIT NDËRKULTUROR - ASPEKTI METODIK DHE DIDAKTIK......................................................................................................................60 3.1. Të mësuarit ndërkulturor. Pse? dhe për cfarë?...........................................................60 3.2. Modele të të mësuarit ndërkulturor.............................................................................63 3.3. Qytetërimi ndërkulturor dhe të mësuarit ndërkulturor................................................67 3.4. Të mësuarit ndërkulturor në aspektin didaktik……………………………………....78 3.5. Metodat e përdorshme për mësimin ndërkulturor të gjuhës së huaj…………………84 3.5.1. Udhëzime, propozime dhe ushtrime konkrete për të mësuari ndërkulturor……...86 3.6. Të mësuarit ndërkulturor parë në syrin kritik………………………………………..98 3.7. Përmbledhje dhe përfundime……………………………………………………….100 KREU IV: MËSIMI NDËRKULTUROR I GJUHËS GJERMANE NË SHQIPËRI - PROFILI DHE ROLI I MËSUESIT.............................................................................102 4.1. Mësimi i gjuhës gjermane në Shqipëri……………………………………………...102 4.2. Kushtet e përgjithshme të mësimit dhe mësimdhënies së gjuhës gjermane………...104 4.3. Rreth procesit metodik në mësimëdhënien e gjuhës gjermane në Shqipëri…………105 4.4. Mësuesi si ndërmjetës a ndërmjetësues kulturor midis dy gjuhëve………………....108 4.5. Profili ndërkulturor i një mësuesi të gjuhës gjermane – Shembull………………….111 4.6. Mësuesi i gjuhës gjermane në procesin mësimor ndërkulturor – Studime rasti…….117 4.6.1. Analizë e filmimeve të procesit mësimor nga mësimdhënës me përvoja të ndryshme ndërkulturore………………………………………………………....120 4.6.2. Rezultatet e studimeve të rastit……………………………………………………121 4.7. Përmbledhje dhe përfundime………………………………………………………..126 v KREU V: MENDIME DHE QËNDRIME TË MËSUESVE - METODOLOGJIA DHE ANALIZA E STUDIMIT………………………………………………………………129 5.1. Metoda kërkimore dhe instrumentët kryesorë të studimit..........................................129 5.2. Ndërtimi i pyetjeve hulumtuese dhe anketimi i mësuesve.........................................130 5.3. Transkriptimi i pyetësorëve sipas metodologjisë Q dhe mbledhja e të dhënave…..........................................................................................................................133 5.3.1. Koncepti i metodologjisë Q..................................................................................134 5.3.2. Arsyetimi i përzgjedhjes së metodologjisë Q.......................................................136 5.3.3. Rrugëtimi drejt metodologjisë Q..........................................................................136 5.4. Analiza dhe interpretimi i të dhënave të pyetësorëve……………………………….138 5.5. Përmbledhje dhe përfundimet e studimit....................................................................161 Përfundime të përgjithshme...........................................................................................165 Bibliografia......................................................................................................................174 Shtojca A..........................................................................................................................188 Shtojca B..........................................................................................................................190 Shtojca C..........................................................................................................................191 Shtojca D..........................................................................................................................193 Shtojca E..........................................................................................................................196 Shtojca F..........................................................................................................................202 vi HYRJE 0.1. Përligjja e temës Nuk ka dyshime që po jetojmë në kohë ndryshimesh të mëdha. Ndërsa ne mësuesit përgatisim nxënësit a studentët tanë, jemi të vetëdijshëm për shumë ndryshime që po ndodhin në nivel global. Zhvendosja e popullsisë vazhdon të ndodhë nëpër të gjithë botën, duke sjellë kontakte ndërkulturore mes grupeve të cilët flasin gjuhë të ndryshme dhe mbartin kultura të ndryshme. Ky ndryshim nuk prek vetëm sektorë të shoqërisë, industrinë, shëndetësinë, politikën apo biznesin, por edhe arsimin. Në pjesë të ndryshme të Europës ashtu si kudo tjetër në botë, hartuesit e programeve shkollore i përfshijnë objektivat ndërkulturorë në kurrikulat shkollore dhe mësuesit e gjejnë veten teksa përballen me sfidën për të nxitur dhe përkrahur përvetësimin e kompetencës ndërkulturore përmes mësimdhënies. Kjo është e vërtetë për mësues të lëndëve të ndryshme, por më së shumti për ato të gjuhëve të huaja. Mësimdhënia e gjuhëve të huaja është ndërkulturore në thelb. Të fusësh gjuhën e huaj në një klasë mësimi do të thotë të lidhësh nxënësit me një botë që është e ndryshme nga bota e tyre. Kështu, në ditët e sotme pritet që të gjithë mësuesit e gjuhëve të huaja të shfrytëzojnë këtë potencial dhe të nxisin përvetësimin e kompetencës ndërkulturore tek nxënësit dhe studentët e tyre. Kompetenca ndërkulturore është shkalla në të cilën një njeri është në gjendje të shkëmbejë informacione në mënyrë efikase dhe të përshtatshme me individë të cilët i përkasin një kulture të ndryshme. Njerëzit kanë mënyra të ndryshme komunikimi me individë të cilët janë mbartës të një kulture të ndryshme. Kjo e bën procesin ndërkulturor një proces të vështirë. Qëllimi i shprehur ose jo, i shumë kërkimeve në fushën e komunikimit ndërkulturor është përmirësimi i kompetencës ndërkulturore tek individët. Një nga barrierat më të rëndësishme të kompetencës ndërkulturore është etnocentrizmi. Kontakti ndërkulturor i kthen individët në etnocentrikë, paragjykues dhe diskriminues. Edhe kur jemi të vetëdijshëm për barrierat që e bëjnë komunikimin ndërkulturor veçanërisht të vështirë, ne mund t’ia atribuojmë gabimisht problemet njerëzve të tjerë dhe nuk fokusohemi tek aftësitë tona ose tek mungesa e këtyre aftësive. Keqkuptimet kanë po aq gjasa që të krijohen nga kontaktet ndërkulturore sa edhe mirëkuptimet. Objektivi i mësimdhënies së gjuhëve të huaja nuk përkufizohet më duke u nisur nga përvetësimi i kompetencës komunikuese në një gjuhë të huaj. Mësimdhënësve në ditët e sotme u kërkohet t’u mësojnë nxënësve a studentëve edhe kompetencën komunikuese ndërkulturore. Të jesh në gjendje të përballesh me përvojat ndërkulturore kërkon që një njeri të zotërojë një sërë kompetencash dhe karakteristikash ndërkulturore. Këto kompetenca dhe karakteristika janë identifikuar si dëshira për t’u angazhuar në kulturën e huaj, vetë ndërgjegjësimi dhe aftësia për të parë vetveten nga një këndvështrim i jashtëm, aftësia për ta parë botën përmes syve të të tjerëve, aftësia për t’u përballur më të pasigurtën, aftësia për të vepruar si një ndërmjetës kulturor, si dhe aftësia për të përdorur në mënyrë të vetëdijshme zotësitë e të mësuarit të kulturës dhe për të lexuar kontekstin kulturor. Nisur sa më sipër, studimi do të fokusohet fillimisht në një vështrim të përgjithshëm teorik mbi rëndësinë e kompetencave komunikuese dhe ndërkulturore, interpretime të ndryshme të këtyre vii koncepteve si dhe mënyrën e përçimit dhe përvetësimit të kompetencës ndërkulturore në mësimin e gjuhës së huaj gjermane. Kjo kompetencë shihet sot si një prirje moderne në didaktikën e gjuhëve të huaja dhe si një nga më të rëndësishmet në fushën e arsimit, duke synuar një zhvillim shumëdimensional të personalitetit të individit. Së pari paraqiten disa prej metodave të rëndësishme dhe ushtrime të tilla si situatat kritike, loja me role, simulimet, të cilat ndihmojnë në përçimin e kompetencës ndërkulturore zhvillojnë këtë kompetencë dhe i vendosin nxënësit në situata ndërkulturore reale. Më pas do të jepen shembuj të metodave të tjera, si të mësuarit laboratorik, realitetet virtuale, dialogu reflektues, përdorimi i teksteve fiktive, përdorimi i librave, klasat virtuale, si dhe të nxënët me anë të mediave elektronike – të gjitha këto tregojnë aspekte konkrete dhe zgjojnë interesin jo vetëm të nxënësve, por edhe të mësuesve që janë në kërkim të ideve për nxitjen e zhvillimit të kompetencës ndërkulturore. Për ta bërë këtë edhe më të qartë do të jepen propozime, shembuj dhe ushtrime konkrete si dhe instrumente didaktike për ndërmjetësimin dhe përçimin e elementëve ndërkulturor, të cilat ndihmojnë mësuesit për organizimin e mësimit, por edhe nxënësit për të qenë të aftë në komunikim dhe ndërveprim gjatë situatave të ndryshme ndërkulturore. Pjesë e rëndësishme e punimit do të jetë mbledhja e të dhënave empirike lidhur me rolin e mësuesit në mësim ndërkulturor të gjuhës gjermane, analizimi i këtyre të dhënave dhe nxjerrja dhe dhënia e përfundimeve dhe rekomandimeve. Gjithashtu do të bëhet (me anë të studimeve të rastit) një analizë krahasuese midis profilit të mësuesit me përvojë dhe bagazh ndërkulturor, një mësuesi folës i gjuhës amtare, si dhe një mësuesi, i cili sapo ka përfunduar studimet. 0.2. Objekti i studimit dhe hipotezat e tij Qëllimi i këtij punimi, i dhënë në një fjali të vetme, do të ishte: “Një vështrim i përgjithshëm i rolit të mësuesit në përçimin e kompetencave ndërkulturore dhe komunikuese ne mësimin e gjuhës së huaj gjermane.” Këtu do të trajtohen shkurtimisht teknikat dhe strategjitë e përdorura nga mësuesit dhe strategjitë e të nxënit, kjo për të patur një mësim me në qendër: komunikimin ndërkulturor. Në aspektin e mësimdhënies ky punim do të paraqes argumentimin se përdorimi i një sërë teknikash dhe metodash për mësimin komunikativ dhe interaktiv të gjuhës së huaj si loja me role, puna në grupe, simulimet, shënimet në terren, intervistat apo detyrat të përcaktuara qartë për një komunikim real, ndihmon për të menduarit kritik dhe krijues të nxënësve duke i pajisur ata me aftësi të mira komunikuese. Punimi do të argumentojë edhe tezën se përdorimi i materialeve autentike në mësimin e gjuhës së huaj për qëllime komunikuese, i jep nxënësve aftësinë ta zotërojnë gjuhën dhe ta përdorin atë për zgjidhjen e detyrave praktike jetësore, duke mbajtur një qëndrim të drejtë në situate të ndryshme ndërkulturore. Rëndësia dhe roli i kulturës është parë si rëndësi e pandashme e mësimit të gjuhës së huaj. Pjesa empirike e punimit ka për qëllim të mbledhë të dhëna empirike me anë të pyetësorëve drejtuar pedagogëve dhe mësuesve lidhur me qasjen ndërkulturore dhe sidomos përçimin e kompetencës ndërkulturore në mësimin e gjuhës së huaj gjermane dhe mbi të gjitha të nxjerrë në pah rolin e mësuesit në mësimin ndërkulturor të gjuhës gjermane nga shqiptarët. Synohet gjithashtu të theksohet profili i mësimdhënësit si ndërmjetës a ndërmjetësues kulturor midis dy gjuhëve. Pra do të theksohet dhe roli i mësuesit si ndërmjetësues ndërkulturor dhe jo vetëm si një dhënës i mirëfilltë i dijes. viii Fokusi qendror i punimit bazohet në një vështrim të përgjithshëm mbi rëndësinë e kompetencave komunikuese dhe ndërkulturore, si dhe në mënyrën e përçimit dhe përvetësimit të kompetencës ndërkulturore në mësimin e gjuhës së huaj gjermane. Në kuadër të këtij fokusi janë ngritur dhe objektivat e punimit të cilat shkurtimisht po i paraqesim më poshtë: Objektivi i parë i punimit konsiston në paraqitjen e disa prej metodave të rëndësishme dhe ushtrimeve të tilla që ndihmojnë në përçimin e kompetencës ndërkulturore. Përmes këtij objektivi synohet një zhvillim shumëdimensional i personalitetit të nxënësit duke e vendosur atë në situata ndërkulturore reale. Objektivi i dytë i studimit konsiston në paraqitjen e shembujve dhe metodave të tjera, për të treguar aspekte konkrete dhe për të nxitur interesin e mësimdhënësve të gjuhës gjermane që janë në kërkim të ideve për nxitjen e zhvillimit të kompetencës ndërkulturore. Objektivi i tretë i këtij studimi synon të paraqesë pikëpamjet, këndvështrimet dhe mendimet subjektive të mësuesve të gjuhës gjermane për rolin e kompetencave komunikuese dhe ndërkulturore në procesin e mësimit dhe mësimdhënies dhe mësim nxënies së gjuhës gjermane në Shqipëri. Përftimi dhe nxitja e kompetencës ndërkulturore për të përballuar situatat e komunikimit ndërkulturor përbëjnë qëllimin kryesor të të mësuarit ndërkulturor. Mësimi i një gjuhe të huaj cilësohet ndryshe dhe si mënyra më e mirë dhe krejt e natyrshme që ndihmon në ndërgjegjësimin e kompetencës ndërkulturore, pasi çdokush që mëson dhe flet një gjuhë të huaj i referohet një kulture të huaj përkatëse. Këto folës, të cilët mund të veprojnë potencialisht si bashkëbisedues në një komunikim të mirëfilltë ndërkulturor, duhet të përvetësojnë konceptin e të huajës. Për të realizuar një gjë të tillë, ata duhet të zotërojnë përveç aftësive gjuhësore (të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) edhe aftësitë ndërkulturore. Në shfletimin e literaturës gjen botime të shumta, të cilat kanë trajtuar konceptin e didaktikës ndërkulturore të gjuhëve të huaja. Të tjerë libra botohen vazhdimisht me qëllim përçimin e kompetencës ndërkulturore tek nxënësit që mësojnë gjuhë të huaja. Megjithatë shumica e studimeve në këtë fushë mbeten prapa “dyerve të klasës”. Prandaj dhe në këtë studim do t’i kushtohet rëndësi një tipologjie me forma të ushtrimit, të cilat ndihmojnë në formimin e kompetencës ndërkulturore. Nisur nga kjo një nga hipotezat që do të trajtohet në këtë punim ka të bëjë me pyetjen: “Çfarë ushtrimesh dhe si mund të trajtohet ato në mënyrë autentike në mësimin e gjuhës gjermane?”. 0.3. Metodologjia dhe struktura e punimit Në këtë studim do të përdoret një metodologji që konsiston në një ndërthurje të analizës cilësore dhe sasiore njëkohësisht të informacionit të marrë përmes anketimit të drejtpërdrejtë si bazë për të dhëna primare, i cili synon të evidentojë mbledhjen e të dhënave mbi qasjen ndërkulturore, kompetencat ndërkulturore dhe rolin e mësuesit si ndërmjetësues kulturor midis dy gjuhëve. Mendohet të aplikohen metoda cilësore për analizimin e perceptimeve të mësuesve të gjuhës gjermane, rëndësia që ka për to aspektet ndërkulturore për përfshirjen e elementëve dhe përmbajtjeve ndërkulturore në mësimin e e gjuhës së huaj gjermane. Pjesë e rëndësishme ix
Description: