ebook img

Ibn Arabī PDF

181 Pages·2016·0.74 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Ibn Arabī

Ibn Arabī Fondacioni RUMI 1 Titulli i librit: Përzgjedhje antologjike Autori: Abū ‘Abd Allāh Muḥammad ibn ‘Alī ibn Muḥammad ibn ‘Arabī al-Hātimī aṭ-Ṭā’i Përgatiti: Shpëtim Doda Reçensentë: Arben Haxhiymeri Yllka Myftiu Adriatik Derjaj Redaktorë: Mira Meksi Arjan Leka Grafika kompjuterike: Fatmir Shutina Botoi: Fondacioni Rumi ISBN: 978-9928-4314-2-4 Fondacioni “Rumi” Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, Fushë Mëzez - Kashar, Tiranë, Shqipëri. www.fondacionirumi.org Kontakt e-mail: [email protected] 2 Pasqyra e lëndës Parathënie..............................................................................5 Bibliografia..........................................................................29 Ndërshkrimi sipas alfabetit latin i fjalëve arabe..................33 Nga: Traktat mbi Njëshmërimin........................................37 Kushtim...............................................................................47 Ligjërimi i Pemës Universale të Identitetit.........................55 Ligjërimi i Pëllumbeshës....................................................61 Nga: Ndriçimet mekase Bota e padukshme...............................................................71 Vdekja rishtarike................................................................77 Alkimia e Lumturisë...........................................................83 Rreth konceptit të të Vërtetës së thelbësishme...................95 Nga: Stolia e Mëkëmbësve...............................................105 Nga: Vulat e urtësisë Urtësia Hyjnore tek Adami...............................................115 Urtësia rreth Njëshmërisë Hyjnore tek Hudi....................129 Urtësia e Transcendencës tek Nuhu..................................139 Nga: Mbi Madhështinë dhe Bukurinë............................149 3 Nga: Kundrimi i Mistereve të Shenjta dhe Feksjet e Dritave të Hyjnësishme Kundrimi i Dritësisë së Qenësisë dhe Ekzistencës si feksje e Yllit të Vegimit të drejtpërdrejtë....................................159 Nga: Letër mbi Shtatëdhjetë perdet.................................167 Nga: Tretja e qenësishme në kundrimin e feksjeve të hyjnësishme..................................................................177 4 Parathënie 1. Jeta Abū ‘Abd Allāh Muḥammad ibn ‘Alī ibn Muḥammad ibn ‘Arabī al-Hātimī aṭ-Ṭā’i, i njohur gjerësisht përmes trajtës së shkurtuar të emrit si Ibn al-‘Arabī, apo si Ibn ‘Arabī1, është pa as më të voglin dyshim një gjigand i botës shpirtërore, në kuptimin më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës të fjalës, një prej personaliteteve më të shquara e më me ndikim të mistikës dhe shkencave ezoterike, jo vetëm atyre të lëvruara brenda botës islame, por edhe më gjerë2. Falë gjerësisë, thellësisë dhe pjekurisë së arrirë sintetizuese të veprave që shkroi, në një mënyrë disi të veçantë të Ndriçimet mekase (al- Futūḥāt al-Makkiyya) dhe Vula e urtësisë (Fuṣūṣ al-hikam), vështruar nga shumëkush si “testamenti i tij shpirtëror”, sikundërse forcës, vendosmërisë dhe dëlirësisë në rrugëtimin shpirtëror, Ibn ‘Arabī është cilësuar ndër sufitë dhe mjediset 1. Trajta e parë, pavarësisht se është më e saktë, shmanget nga pjesa më e madhe e studiuesve, për të mos e ngatërruar mistikun e Murcias me juristin e njohur të Seviljas; shprehimisht, me Abū Bakr ibn al-Arabī-n. 2. Shih: Abu Ela Affifi, The Mystical Philosophy of Ibn Arabi, Cambridge University Press, London 1939; Miguel Asín Palacios, The Mystical Philosophers of Ibn Masarra and His Followers, Brill, Leiden 1978; Toshihiko Izutsu, Sufism and Taoism. A Comparative Study of the Key Philosophical Concepts, California University Press, Berkeley-Los Angeles-London 1984; Reza Shah-Kazemi, Paths to Transcendence: According to Shankara, Ibn Arabi and Meister Eckhart, World Wisdom, Inc., Bloomington/Indiana 2006. 5 ezoterike islame si “Muḥyī al-Dīn”, “Gjallëruesi i Fesë”, si “Ash-Shaykh al-Akbār”, “Mësuesi më sipëranor”1, “Vula e shenjtëve”, “Prijësi i mbarë gnostikëve”2 etj. Ibn ‘Arabī lindi në gjirin e një familjeje të devotshme myslimane, - në të cilën interesi për sufizmin ishte kthyer në një traditë, - në vitin 560 (në viti 1165, sipas sistemit kalendarik perëndimor), në Murcia të Andaluzisë. Paraardhësit e tij i përkisnin tribusë arabe të Ṭā’ī-ve, të cilin Ibn ‘Arabī e mbante me krenari, për të treguar se rridhte nga familja e poetit të shquar të periudhës paraislame, Ḥātim aṭ-Ṭā’ī, shpirtgjerësia dhe bujaria e të cilit ishin bërë thuajse proverbiale dhe rrëfehej mjaft dendur në gjuhë të ndryshme të Lindjes3. Nuk dihet me saktësi se kur, por familja e tij u shpërngul nga Lindja e Mesme drejt Spanjës jugore, e cila nga fillimet e shekullit VII gjendej nën sundimin e princërve arabë. Në kohën kur lindi Ibn ‘Arabī, Murcia, e cila ishte kryeqyteti i shtetit islam, po jetonte periudhën e saj të artë nga pikëpamje e jetës kulturore dhe e asaj intelektuale, pavarësisht luhatjeve4 1. Titus Burckhardt, në: Muhyi-d-Din Ibn ‘Arabī, La sagesse des prophèthes [traduction et notes par Titus Burckhardt], Albin Michel, Paris 1982, f. 7. 2. Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d’Ibn ‘Arabī, Gallimard, Paris 1986, f. 8; Claude Addas, Ibn ‘Arabī ou la quête du soufre rouge, Gallimard, Paris 1989, f. 4. 3. Alfonso Camona Gonzales, Los años andalusies de Ibn al-‘Arabī (El régimen almohade y la formación del Sayh al-Akbar), në: Los dos horizontes – Textos sobre Ibn al-‘Arabī, Editora Regional de Murcia, Murcia 1992, f. 91. 4. Luhatjet në fjalë u krijuan kryesisht nga klima ushtarake që u krijuar gjatë kohëve në fjalë. Krh. Alfonso Camona Gonzales, Los años andalusies de Ibn al-‘Arabī (El régimen almohade y la formación del Sayh al-Akbar), në: Los dos horizontes – Textos sobre Ibn al-‘Arabī, Editora Regional de Murcia, Murcia 1992, f. 92. 6 që krijoi në 1171 pushtimi i saj prej almohadëve, të cilët gjendeshin asokohe në kulmin e lulëzimit të vet, dhe sollën atyre trevave pamësinë dogmatike të fesë islame, prej të cilës patën edhe emërtimin: Njëshmërinë e njëvetmësishme të Allahut1, e cila do të përbënte edhe tematikën kryesore rreth të cilës do të boshtohej gjatë tërë jetës së tij Ibn ‘Arabī; madje, në vazhdën e tyre, nëse mbajmë parasysh këtu faktin se, ndryshe nga pjesa tjetër e myslimanëve, almohadët nuk mjaftoheshin thjesht e vetëm te pranimi dhe pohimi (apo dëshmimi) i “tawḥīd”-it (“dëshmoj se nuk ka zot tjetër përpos Allahut), por edhe tek pranimi i tërë ndërlikjeve e realiteteve që i brendashkruhen, duke patur kësisoj ndërlikje të drejtpërdrejtë politike dhe kulturore, jo thjesht dhe vetëm doktrinore, për aq sa pranimi i realiteteve që i brendashkruhen “tawḥīd”-it nënkuptonte qartë hulumtimin dhe njohjen e tyre, e cila nuk mund të arrihej përpos se përmes lëvrimeve intelektuale2. Ndërkaq, deri asokohe, myslimanët e Spanjës i patën përcjellë Evropës një pjesë të mirë të urtësisë dhe trashëgimisë së pasur kulturore të grekëve të periudhës së lashtësisë, ku një rol të spikatur luajtën pa as më të voglin dyshim “shkollat e përkthimit”, të cilat, nga ana e tyre, u shndërruan mirëfilli në shtysa të forta mendimkrijuese dhe mendimlëvruese, të cilat patën kulmuar në formësimin e atij corpus-i dijesh filozofike dhe shkencore që hasim në Persi dhe Irak; tek e fundit, tërë ai gjerdan i pasur 1. Në arabisht, pamësia e Njëshmërisë së Njëvetmësishme të Allahut njihet me termin “tawḥīd”, ndërkohë që ndjekësit e saj njihen me emërtimin “al-muwaḥḥid”, prej nga termi “almohad” nuk është përpos se trajta e hispanizuar. 2. Në këtë drejtim, lipset thënë se prania e të krishterëve e shndërronte një nevojë të tillë në domosdoshmëri. 7 përcjelljesh e lëvrimesh për të cilat kultura dhe qytetërimi perëndimor i detyrohen mjaft kulturës dhe qytetërimit islam. Falë këtij avlëmendi mendimi dhe njohjeje, të rinjtë e Andaluzisë së shekullit XII patën në dispozicion të tëra arritjet kulmore të dijeve dhe të njohurive të përftuara deri asokohe, nga prurjet e Zoroastrianismit dhe Manikeizmit, tek pamësitë e teologjisë hebraike dhe të krishterë, pa anashkaluar prurjet e përmendura më sipër, ato të filozofisë, të matematikës, letërsisë dhe të shkencave të lëvruara në Greqinë e lashtë, apo prurjet nga kultura dhe nga qytetërimi indian dhe kinez1. Një mjedis i këtillë kaq i pasur kulturor i dha mundësinë e artë Ibn ‘Arabī-t jo vetëm të shuante kureshtjen e tij të jashtëzakonshme shpirtërore, por edhe të përvetësonte shumëçka nga burimet dhe arritjet jo vetëm të kulturës islame, por edhe të kulturave të tjera. Në moshën tetëvjeçare, familja e tij u zhvendos në Sevilja, ku i ati, ‘Alī ibn Muḥammad, u emërua këshilltar ushtarak i Sulltanit ahmodas Abū Ya’qūb Yūsuf-it I. Këtu Ibn ‘Arabī e kaloi pjesën më të madhe të periudhës së rinisë së tij, duke studiuar retorikë, gramatikë, shkencat kur’anore dhe parimet e jurisprudencës islame nën përkujdesjen e mësuesve të ndryshëm sufi, si burra, ashtu edhe gra2. Në moshë fare të re, ende pa mbushur të gjashtëmbëdhjetat, 1. René Guénon, Kriza e botës moderne (shqip nga Shpëtim Doda), LogoKron, Tiranë 2009, f. 10 et passim. 2. Sikundërse vëren Henry Corbin tek L’imagination créatrice dans le soufisme d’Ibn ‘Arabī (Flammarion, Paris 19582, f. 38), periudha e rinisë së Ibn ‘Arabī-t u shoqërua “nga dy miqësi shpirtërore femërore, një miqësi e dyfishtë për dy gra të nderuara sufi [...]: njëra ishte Yasmina e Markenës, ndërsa tjetra Fatima e Kordusë.”. 8 ndërsa kishte nisur punë si “qātib”, si “sekretar”, pranë guvernatorëve të ndryshëm, Ibn ‘Arabī “i futet rrugëtimit të tij [shpirtëror] dhe ndjek mjediset askete dhe mistike të Andaluzisë”1, duke filluar shumë shpejt të përjetojë brenda vetes frytet e para të kësaj “metanoia”2. Teksa dergjej sëmurë, në një gjendje tejet të rënduar fizike, për shkak të sfilitjeve të trupit përmes ushqimeve asketike, dhe nën mësymjet e vegimeve të mbushura me qenie të frikshme, demoniake, Ibn ‘Arabī sheh t’i shpërfaqet “një qenie e mrekullueshme, e rrethuar prej një arome të këndshme”3, e cila i jep forcë dhe e çliron nga ajo gjendje lëngimesh4. Mbas kapërcimit të vështirësive të para, iu dha tërësisht jetës prej asketi, u shpërndau njerëzve në nevojë të tërë pasurinë e tij dhe filloi që t’i përkushtohej përjashtimisht hulumtimit dhe kërkimit të Zotit. Pak dite më vonë, në moshën njëzetvjeçare, e shohim që të zhvendoset në Kordobë për të vijuar studimet e tij në shkencat fetare. Gjatë kësaj kohe viziton një prej figurave më të njohura dhe më të rëndësishme të filozofisë islame, i vështruar dhe vlerësuar nga shumëkush si figura më e spikatur e shkollës së peripatetikëve islamë të kohës së tij: Abū al-Wālid Ibn Ruṣd-i, i cili njihet në Perëndim me trajtën e latinizuar të emrit Averroè. 1. Shih: Michel Chodkiewicz, Le sceau des saints. Prophétie et sainteté dans la doctrine d’Ibn ‘Arabī, Gallimard, Paris 1986, f. 16. 2. Shprehimisht, “pendesës” së vështruar jo si reagim pranues ndaj një “faji” apo “gabimi”, por si ndryshim rrënjësor i formës së të qenit dhe i mënyrës së të jetuarit dhe të menduarit, në përpjekje për t’u ri-kthyer në gjendjen burimore. 3. Henry Corbin, L’imagination créatrice dans le soufisme d’Ibn ‘Arabī, Flammarion, Paris 19582, f. 39. 4. John Renard, Tales of God’s Friends: Islamic Hagiography in Translation, California University Press, Berkeley 2009, f. 34. 9 Rreth këtij takimi me filozofin e njohur, Ibn ‘Arabī flet gjerë e gjatë në një vatër tekstore të Ndriçimet mekase, e mbushur me elemente jo të pakta jetëshkrimore për veten. Në këtë vatër tekstore, Ibn ‘Arabī ndër të tjera shkruan: “Një ditë shkova në Kordoba, në shtëpinë e Abū al-Wālid Ibn Ruṣd-it, i cili pati shprehur dëshirën që të më njihte personalisht, për shkak se pati dëgjuar mjaft rreth zbulesave shpirtërore me të cilat më pati begatuar Allahu gjatë periudhës së tërheqjes time shpirtërore [...]. Im atë, i cili ishte një prej miqve të tij më të afërt, më dërgoi tek ai me pretekstin e dorëzimit të një porosie, por në të vërtetë po synonte t’i jepte mundësinë Abū al-Wālid Ibn Ruṣd-it që të bisedonte me mua. Asokohe isha një djalosh mjekërpadirsur. Sapo hyra në shtëpinë e tij, filozofi i shquar u ngrit në këmbë dhe rendi të më dilte përpara; duke u përpjekur të më shprehte mirëseardhjen dhe ndjenjat e miqësisë dhe respektit, më rroku në qafë, dhe më pas më tha: “Po!”. Dhe unë, nga ana ime, “Po!”, iu përgjigja. Aso çastesh, ndërsa shihte se e pata kuptuar, gëzimi dhe ngazëllimi i tij u shtuan akoma edhe më tepër. Porse më pas, mbasi u bëra i vetëdijshëm për shkakësinë e ngazëllimit të tij, i thashë: “Jo!”. Atëherë Abū al-Wālid Ibn Ruṣd-i u trishtua, ngjyra e çehrjes së fytyrës i ndryshoi në çast, dhe dukej se filloi që të dyshonte tek mendimet e veta. Më drejtoi këtë pyetje: “Çfarë përfundimesh ke arritur përmes ndriçimit shpirtëror dhe intuitës mistike? A janë vallë të njëjta me tërë sa na është dhuruar neve (viz. filozofëve) përmes përsiatjes racionale dhe argumentimit racional?” Unë iu përgjigja: “Edhe po, edhe jo. Mes ‘po’-së dhe ‘jo’-së, 10

Description:
Unwin, London 1971. René Guénon, Ezoterizmi i Dantes (shqip nga Shpëtim. Doda), Mehr Licht, Tiranë 2010. René Guénon, Kriza e botës moderne (shqip nga Shpëtim. Doda), LogoKron, Tiranë 2009. Reza Shah-Kazemi, Paths to Transcendence: According to. Shankara, Ibn Arabi and Meister Eckhart,
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.