ebook img

I VËRTETI - ALI AHMETI PDF

304 Pages·2011·1.47 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview I VËRTETI - ALI AHMETI

Bedri Islami I VERTETI (Ali Ahmeti) Tringa Design Bedri Islami, I VERTETI Recensent: Prof. Dr. Shaban Sinani Prof. Dr. Ylber Sela Ibrahim Kelmendi © Autori Sponsor: Shtëpia botuese: Tringa Design, Tetovë. 2011 Tirazhi: 10.000 ekzemplarë ISBN Ali Ahmeti gjithë jetën kërkoi luftën dhe, kur e gjeti atë, zgjodhi paqen. Çdo burrë bart gjurmët e lindjes së tij. - 4 - Permbajtja Prof. Dr. Shaban SINANI: PAK DRITË KUNDËR “MAKINËS SË PËRBALTJES” ......... 7 Në vend të parafjalës ........................................................ 11 Zanafilla e tregimit .......................................................... 21 “Dosjet” e netëve të errëta ............................................... 31 Fillesa e pyetjes së parë .................................................... 39 Fazli Veliu apo “Daja i madh” ......................................... 47 Musa Xhaferri ose “Ramizi” ............................................ 65 Fillesa e njohjes ................................................................ 71 Kjo është historia e një vendimi ....................................... 81 NJERIU I LUFTËS .......................................................... 91 Një provë miqësie ........................................................... 107 A doli nga hija Ali Ahmeti .............................................. 113 Një ditëjavë e vështirë ................................................... 122 Ali Ahmeti dhe politika ................................................. 129 Ali Ahmeti dhe lëvizja klandestine çlirimtare ............... 155 Unë nuk kam miq për të humbur ................................... 157 Bisedë në dy zëra me Ali Ahmetin ............................... 163 Një shënim i dhimbshëm ............................................... 188 REAGIMI I PARË ........................................................ 213 Reagim ndaj deklaratës së Menduh Thaçit ................... 215 GRUPI I PUNËS ANALIZON ARRESTIMET ........... 223 KRONIKA E NJË GRUPI PUNE .................................. 244 Enigma e mohimit ......................................................... 247 ENIGMA E NJOHJES .................................................. 257 - 5 - Enigma do të qëndronte në njohjen tjetër ...................... 270 ENIGMA E PERGJIMIT .............................................. 239 ENIGMA E GJURMIMIT DHE E NDJEKJES ............ 283 Në vend të epilogut ....................................................... 296 Prof. Dr. Ylber Sela: NJË LIBËR NË KOHËN E DUHUR (Recension) ....... 297 Ibrahim Kelmendi: FAKTET JANË KOKËFORTA!(Recension).............. 300 - 6 - Prof. Dr. Shaban Sinani PAK DRITË KUNDËR “MAKINËS SË PËRBALTJES” Bedri Islami, autori i librit “I vërteti”, që i kushtohet veprimtarit të ilegales së vjetër shqiptare në ish-Jugosllavi Ali Ahmeti, ka vite që shkruan: publicistikë, letërsi, libra jetëshkrimorë, monografi kushtuar protagonistëve të luftës së fundme çlirimtare shqiptare; të asaj lufte që i mundësoi popullit të mos i skuqet fytyra duke pri- tur jubileun e 100-vjetorin e njohjes së shtetit të tij të parë. Libri i Bedri Islamit është shkruajtur me përgjegjësinë e një dëshmitari, që ka drojë se historia mund t’u ikë duarsh nje- rëzve, të kthehet në rrëfenjë, të përqeshet, të kryqëzohet, të zhvleftësohet, të përbaltet. Qëkurse filozofi bashkëkohës Francis Fukuyama shkroi li- brin “The End of History” - “Fundi i historisë”, jo vetëm ndër shqiptarët, por edhe në botën e madhe rretheqark dyshimi se njerëzimi nuk është më në gjendje të shkruajë faqe të reja të jetëshkrimit të vet u përhap në mënyrë epidemike, gati-gati si një hakmarrje ndaj së shkuarës, që kishte prodhuar aq shumë luftëra, revolucione, epope, heroizëm. Nuk është hera e parë që bota rrotullohet në të njëjtin cikël: prej heroikës në dramatikën dhe prej dramatikës në humor, për- - 7 - qeshje, karikaturë. Por njerëzimit, për t’i alternuar këto faza, i janë dashur shekuj ndërmjet. Ndërsa shqiptarëve me sa duket nuk u mjaftojnë as dekadat për të filluar varrosjen për së gjalli të historisë. Kjo ndodhi me një shpejtësi marramendëse ndër shqiptarët e dalë prej ish-Jugosllavisë së tretë: pikërisht në kohën kur pritej mo- numentalizimi i së shkuarës, ndodhi demonizimi i saj, sikurse u dëshmua dhe me përbaltjen e pamëshirshme të Ali Ahmetit dhe bashkëluftëtarëve të tij; përbaltje që u ndërtua me të njëjtën maki- neri që shqiptarët shumë shpesh kanë njollosur më me zell njëri- tjetrin se kundështarin. Duke e pasë njohur Ali Ahmetin qysh në fillimin e viteve 1990, në kohën kur lufta çlirimtare ishte më shumë një vullnet i mirë se një mundësi, nisa ta lexoj librin e Bedri Islamit me një bindje se më shumë do të përfitoja prej leximit si tekst letrar se prej leximit si letërsi dëshmuese. Por vetëm pak faqe më mjaftuan për të kup- tuar se ajo që dija unë për Abazin ishte shumë pak krahasimisht me pjesën e nëntëshme të ngjarjeve. Jashtë çdo dyshimi, vlera e këtij libri qendron para së gjit- hash në atë dritë që autori hedh kundrejt “makinës së përbalt- jes”, duke rindërtuar situatat e jetuara nga ai vetë, duke hapur disa dritare të rëndësishme prej burimeve arkivore të organi- zimit ilegal të shqiptarëve në ish-Jugosllavi e në Perëndim, në radhë të parë të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të organiz- mave që dolën një pas një prej saj. Me këtë rast bëhet e qartë se mungesa e një historie stabilizuese të kësaj organizate; për më tepër, mungesa e një historie të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të UÇK-së tjetër, përbën një përgjegjësi të pakryer të dijetarëve dhe të protagonistëve të veprimeve të saj. - 8 - Bedri Islami, me librat e tij, është duke e shlyer më së miri përgjeg- jësinë e vet, si krijues, por edhe si njeriu që drejtoi në periudhën më të ndërlikuar Lëvizjen Popullore të Kosovës: në periudhën kur ajo duhej të luante aktin përfundimtar dhe më serioz të saj, si fry- mëzuesje politike e lëvizjes së qendresës; dhe njëherësh të përbal- lonte dhe sfidat e brendshme, rrezikun e çintegrimit, për shkak të ambicieve krejt të natyrshme që lindin kur vjen koha për kthimin e veprimit për shtet në veprim për pushtet. Duke e lexuar librin e Bedri Islamit, si një prej atyre nje- rëzve që nuk u kanë besuar aspak efekteve të “makinerisë së përbaltjes”, më lindën shumë pyetje, që kanë të bëjnë, më shumë se me tekstin vetë, me kontekstin historik. Janë të gjitha pyetje që, duke mbetur ende pa përgjigje; për më tepër, duke mos qenë ende angazhim i askujt; shumë shpejt, nën misterin e së fshehtës, mund të inkurajojnë përfytyrime gjithfarëshe, mund të kthejnë historinë vetë në “urban legend”, “urban tale”, apo “contemporary legend”, si forma moderne të folk- lorit, që, të krijuara në shekullin e 21-të, i mbitheksojnë një po- pulli kujtesën gojore dhe ahistorizmin. Sidomos kur pikërisht në kohën kur historia duhet të nderohet, i bëhen antentate. Me sa duket, kjo ka të bëjë me diçka më të thellë se ngatërresat ndërshqiptare të dy dekadave të fundme: ka të bëjë me psikozat etnike dhe komplekset historike, që i mundojnë popujt kë më shumë e kë më pak me lëngime shumëfarëshe, që albanologu i mi- rënjohur Milan pl. Šufflay i quante “duševne bolesni”. Përbaltja ndëshqiptare gjithnjë e më shumë po e errëson atë nder që i bënë historisë kombëtare brezat e qendresës vullnetare në dekadën e fundme të shekullit të kaluar, ata breza që i shpëtuan fytyrën po- pullit shqiptar, duke i mundësuar marrjen e fatit të vet në dorë dhe - 9 - garantimin e këtij fati prej aleatësh strategjikë, që jo njëherë kanë qenë përkrah tij. Ali Ahmeti dhe pasuesit e tij bënë që shqiptarët: autori i kë- tyre radhëve, Bedri Islami vetë, njeriu që ishte rritur me “Lahutën e Malcis” dhe e kishte mallkuar Europën me të njëjtën mospërm- bajtje si Fishta vetë, të ndalej pak në vargjet e idhëta të poetit të epopesë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sepse Europa e sotme nuk ishte më ajo “... e motit”, por qortuesja e padrejtë- sisë, rivendosësja e rendit të ri gjeopolitik në Ballkan. Kjo do të thotë se ata ndryshuan njëqind vjet fat historik. E ndryshuan ata, se po të ishte për bisedime e “dogovor-e”, po e shohim edhe sot se sa vlejnë. “Makina e përbaltjes” do të vazhdojë të prodhojë armiq midis shqiptarëve dhe prej shqiptarëve, sepse kjo për fat të keq, është mënyrë jetese ndër mjediset tona. Vetëdija në përgjithësi paraur- bane që sundon ende edhe në qendrat metropolitane; nacionalizmi negativ (unë jam më i mirë sepse ky tjetri ka qenë spiun); djallëzimi i kundërshtarit, në përgjithësi të jetuarit me “hate speech”, të jetuarit me mëritë mesjetare të historisë dhe me urrejtjen tipike të historisë së luftës së ftohtë; përbëjnë gjinikuesit e përbaltjes, njëherësh dhe të robërisë intelektuale tipike ballkanike kundrejt mendësisë euro- piane të ndërtuar mbi konceptin më të ri të sociologjisë politike, mbi konceptin e empatisë. Do të dëshiroja ta besoja vërtetësisht pohimin e Arbën Xhaferrit, një prej intelektualëve të matur ndër shqiptarët në Maqedoni, se ‘zenitizmi antieuropeist” i fillimshekullit të 20-të shqiptarët nuk i preku, përkundër fqinjëve veriorë, që me kulturën e tyre fshatare deshën të sfidojnë “le siecle europèene des lumière”. Por është keq për teoritë kur realiteti provon përditë mbi- - 10 -

Description:
pasur radhën libra të tjerë. Mirëpo, ndërsa kur shkruaja librin për Zahir Pajazitin apo Fehmi. Lladrovcin, doja apo nuk doja unë, emri i Ali Ahmetit ishte
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.