ebook img

fan s. noli në 130 - vjetorin e lindjes PDF

550 Pages·2015·4.14 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview fan s. noli në 130 - vjetorin e lindjes

REPUBLIKA E SHQIPERISË UNIVERSITETI " FAN S . NOLI” "FAKULTET I I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË KORÇË “FAN S. NOLI NË 130 - VJETORIN E LINDJES” 1882-2012 KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (Përmbledhja e materialeve të konferencës kushtuar Fan S. Nolit në 130 - vjetorin e lindjes) Korçë, 2012 1 “FAN S. NOLI NË 130 - VJETORIN E LINDJES” 1882-2012 KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE (Përmbledhja e materialeve të konferencës kushtuar Fan S. Nolit në 130 - vjetorin e lindjes) BOTIM I FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË Miratuar për botim me vendim të Këshillit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë Redaksia e botimit: Prof. dr. ALI JASHARI Msc. HYSNIE HYSKA Përgatitja kompjuterike: EDIOLA NASE BENISA KOKONOZI ISBN: 978-9928-146-05-2 Botime “FEF”, SCRIPTA MANENT, 3 Korçë, 2012 Shtëpia Botuese: Promo Print Sh.p.k. 2 PROGRAMI I KONFERENCËS SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “FAN S. NOLI NË 130-VJETORIN E LINDJES” SEANCA PLENARE Hapja e konferencës, prof. dr. ALI JASHARI, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë  Fjalët përshëndetëse:  Prof. as. dr. GJERGJI MERO, rektor i Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”  akad. JORGO BULO, Akademia e Shkencave të Shqipërisë  Referate: 1. Prof.dr.NASHO JORGAQI: Kontributi i Nolit në marrëdhëniet shqiptaro- amerikane. 2. Akad.FLORESHA DADO: Fan Noli në sfidat e një Historie të re të Letërsisë Shqiptare. 3. Imzot JOHAN PELUSHI: Fan Noli dhe Kisha Shqiptare. Kumtesa Seksioni I: VEPRA LETRARE E FAN NOLIT 1.DHURATA SHEHRI: Pushteti i diskursit, diskursi i pushtetit në të folurit publik të Nolit. 2. ELVIRA LUMI: Fan Noli- poet politik apo i “dilemave të rastit‟?” 3. ERIS RUSI: Madhështia dhe limitet e dramës “Izraelitë dhe filistinë”- Sipari i një vepre të hapur. 4. ESMERALDA HIDRI: Individualizmi i statusit dramatik i veprës “Izraelitë dhe Filistinë” (Në kërkim të një metodologjie analizuese). 5. KASTRIOT GJIKA: Çështje të receptimit historik të poezisë së Nolit. 6. VJOLLCA OSJA: Energjia simbolike në poezitë biblike të Fan Nolit. 7. ILIR SHYTA: Nol-Samsoni, letraro- biblik. 8. KLODIANA KULLOLLI: Mjeshtëria e vargut nolian. 9. MIRLINDA KRIFCA-BEQIRI: Çështja e varianteve dhe versioneve në poezinë e Fan Nolit. 10. NUHI VINCA: Për një botim kritik të një poezie të “Albumit” të Nolit. 11. SKËNDER KARRIQI: Rasti prometeik i poezisë së Fan. S. Nolit 12. YLLKA KËNAÇI, LAURETA DHOSKA: Fan Noli si përçues i frymës perëndimore në letërsinë shqipe. 3 Seksioni II: VEPRA LETRARE E FAN NOLIT 1. ADEM JAKLLARI, MARINA PRIFTI: Shenja dhe kode mitike në poezinë e F. S. Nolit. 2. AGRON XHAGOLLI: Folklori në vëmendjen e Fan S. Nolit. 3. AJLIDA SELIMI: Fan S. Noli dhe Historia e Letërsisë. 4. ALBANË MEHMETAJ: Drama e Fan Nolit. 5. BRUNA NURA: Noli përmes simbolikave biblike. 6. GLADIOLA DURMISHI (ELEZI): Simbolika dhe muzikaliteti në poezinë e Fan S. Nolit. 7. JONELA SPAHO: Roli i satirës dhe humorit në poezinë e Nolit, në funksion të artikulimit ideor. 8. JOSIF PAPAGJONI:“Izraelitë e filistinë” – kumti biblik dhe “loja” me kohën (ose që tejkalon kohën). 9. KRISTAQ JORGO: Kuantemnanca në poezinë dhe shqipërimet e F.S.Nolit. 10. MERITA GJOKUTAJ-SHEHU: Muzikaliteti në poezinë e Nolit. 11. NELI NAÇO: Disa arritje poetike në poezinë “Marshi i Barabajt”. 12. NIAZI XHAFERAJ: Vështrim rreth figurave stilistike dhe elementeve të vjershërimit në poezinë e Nolit. 13. RAHIM OMBASHI: Duke ridëgjuar letrën e fundit. 14. XHULIANA LIÇI: Mbi një tipologji interpretimesh të ideve në dramën “Izraelitë dhe filistinë”. 15. YMER ÇIRAKU: Një letër e Krist Malokit dhe Autobiografia e Nolit. 16. ZEJNEPE ALILI (REXHEPI): Simbolika poetike e Nolit si “frymë e kohës” apo tendencë më se moderne. Seksioni III: ÇËSHTJE GJUHËSORE NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ABDULLA BALLHYSA, MIRELA SHELLA: Khajamin persishtes - Rubaitë shqipes. 2. AJTENE QAMILI: Orientalizmat në poezinë e Fan S. Nolit. 3. ALBANA NDOJA: Mbi mundësinë e një qasjeje drejt korpusit nolian me anë të figuracionit strukturor gjuhësor. Specifika stilistike të disa formave foljore karakteristike. 4. ELONA BIBA: Kohezioni në tekstin letrar të F. Nolit. 4 5. GIOVANNI BELLUSCIO; FLORA KOLECI: Risitë leksiko-gramatikore në përkthimet e Fan Nolit nga anglishtja (Hamleti, Makbethi, Othello, Jul Cezari). 6. ISMET OSMANI: Gjuha shqipe në shkrimet dhe përkthimet e Nolit. 7. SASHENKA KAMBERI, ALMIRA SADIKAJ: Rreth antonimisë dhe sinonimisë stilistikore në krijimtarinë poetike të F.S. Nolit. 8. SPIRIDHULLA POÇI: Dukuri morfologjike në krijimtarinë e Fan Nolit. 9. ALI JASHARI: Burimet e lëndës idiomatike në veprën e Fan Nolit. 10. ASLLAN HAMITI: Vlera ekspresive-impresive e tingujve në poezitë “Anës lumenjve” dhe “Rent, or Marathonomak” të Fan Nolit. 11. BESA SHINGJERGJI: Miti biblik dhe historizimi i tij. 12. LINDITA XHANARI: Vlera semantiko-stilistikore e huazimeve turko-orientale në veprën e Nolit. 13. LIRI SEITLLARI: Rreth shprehësisë leksikore në poezinë e Nolit. 14. MATILDA PARLLAKU (ÇOLLAKU): Veçori sintaksore në gjuhën e Nolit parlamentar. 15. MIMOZA ZEKAJ: Rreth pasurisë së leksikut politik e shoqëror në publicistikën e Fan Nolit. 16. NATASHA POROÇANI (SHUTERIQI): Noli në disa aspekte të pragmalinguistikës: përdorimi i teksteve të Nolit në mësimdhënien e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën e mesme. 17. SHKËLQIM MILLAKU: Kompozitat, roli dhe funksioni në përkthimet e Nolit. Seksioni IV: ÇËSHTJE TË PËRKTHIMIT DHE PUBLICISTIKËS NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ARISTOTEL SPIRO: Fan S. Noli dhe shqipërimi si antinomi terminologjike. 2. ALDA CICKO (JASHARI): Një shqyrtim përqasës i “My native land” i Valter Skotit në përkthimin e Nolit. 3. ARJAN KALLÇO: Noli më shumë se përkthyes, është shqipërues i zoti. 4. ARTA XHIKA: Noli në optikën kritike të Koliqit. 5. EDLIRA ÇERKEZI, GLADIOLA DURMISHI, EVIS CELO: Mesazhet e Nolit në publicistikën shqiptare dhe aspiratat atdhetare. 6. FATMIR SULEJMANI : Raportet e Fan S. Nolit me Faik Konicën. 7. HEKTOR ÇIFTJA: Fan Noli dhe Arshi Pipa: dy kontekste dhe një tekst. 8. KLEDI SHEGANI: Mesazhet e publicistikës së Nolit, realitete përmes historisë. 9. DION TUSHI: Kontributi i Nolit në traditën e hershme të p rkthimeve fetare nëpërmjet teksteve liturgjikë te përkthyer prej tij. 10. GËZIM RREDHI: Mendimi kritiko –letrar i Fan Nolit në lidhje me artin klasik botëror. 5 11. HAMIT XHAFERI: Vështrim mbi studimin e Nasho Jorgaqit “Udhëtim me Fan Nolin”. 12. MELI SHOPI, DENIS HIMCI: Fan S. Noli si përkthyes e shqipërues dorëmbarë (Mbështetur kryesisht në përkthimin e romanit “Don Kishoti” të M. Servantesit). 13. MIMOZA SHQEFNI: Mesazhet e publicistikës së Nolit për realitetin dhe historinë shqiptare. 14. NEIM ZHURI: Noli: përkthyesi dhe kritiku. 15. VASILIKA POJANI, HILDA LUBONJA, ERIOLA BONJA: Poema “Skënderbeu” e Longfellout pёrmes shqipёrimit tё Fan S. Nolit. 16. VEHBI BEXHETI: Noli dhe Shekspiri. 17. VJOLLCA RRAPAJ, MIRELA SARAÇI: Një dokument i ri oratorik i Fan S. Nolit (Deklarata në Lidhjen e Kombeve, 2 tetor, Gjenevë, 1921) Seksioni V: ÇËSHTJE TË HISTORISË DHE POLITIKËS NË VEPRËN E FAN NOLIT 1. ADELINA NEXHIPI: Gjashtë muajt e qeverisjes së Nolit (arritjet dhe dështimet e Nolit si kryeministër). 2. ALBA KREKA: Figura e Nolit në studimet historike komuniste dhe bashkëkohore. 3. BASHKIM JAHOLLARI, PAVLLO CICKO: Fan Noli dhe lidhjet e tij me Korçën. 4. BLERIM BALLA: Fan Noli dhe Revolucioni i Qershorit 1924. 5. DRITAN PALNIKAJ: Fjalimi i Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në 10 shtator 1924 si shprehje e pikëpamjeve të tij për politikën ndërkombëtare. 6. ERINDA PAPA, BENITA STAVRE, PAVLLO CICKO: Përpjekjet e Fan Nolit në planin ndërkombëtar për të zgjidhur ngërçet e politikës shqiptare. 7. ESTELA HOXHA: Veprimtaria e Fan S. Nolit në Lidhjen e Kombeve në vitet 1920-1921. 8. ETLEVA BRESHANI (NITA): Qasje dhe interpretime për figurën e Fan S. Nolit dhe “Revolucionin e Qershorit” në tekstet shkollore para dhe pas viteve ‟90. 9. FEHMI XHEMO, JONELA SPAHO: Fan S. Noli, deputet i krahinës së Devollit. 10. ERMELINDA KASHAHU, EDLIRA DHIMA: Laureati dhe intektuali shqiptar që ndikoi figurën e humanistit. 11. ETLEVA GOXHAJ: Dritëhijet e një politikani: Noli në Lidhjen e Kombeve gusht –tetor 1924. 12. FADIL GRAJÇEVCI: Fan Noli dhe Marin Barleti. 13. IRENA NIKAJ: Napoleoni, shekulli i Dritave dhe Noli-një jehonë noliane në kohë të tjera. 6 14. ORJON AGO: Veprimtaria politike e Fan S. Nolit në vitet 1923-1924 sipas shtypit të qytetit të Korçës. 15. RUDINA MITA, LIRA GJEVORI, HYSEN KORDHA: Alternativa e opozitës demokratike për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri në fillim të vitit 1924. 16. SHKËLZEN RAÇA: Veprimtaria e Fan Nolit në pavarësimin e kishës ortodokse shqiptare. 17. SHYQYRI HYSI: Homazh i Asamblesë Kushtetuese dhe fjala e Nolit për Udro Uilsonin, shkurt 1924. 18. VALBONA KALO (SHËNGJERGJI): Kritika funksionale e Nolit, në kontekstin social-politik të viteve 1926-1930. 19. ZEQIR KADRIU: Fisnikërimi e edukimi i Nolit në Ibrik Tepe. 20. EDLIRA DHIMA, ERMELINDA KASHAHU: Noli-një figurë poliedrike 21. MAZLLUM BARALIU: Eruditizmi i Fan S. Nolit, rrjedhojë e kushteve dhe rrethanave të kohës apo e gjenialitetit poliedrik të personalitetit të tij. 22. BEGZAD BALIU: Noli dhe shekulli i Pavarësisë. 7 SEANCA PLENARE Prof. dr. ALI JASHARI Dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë FJALA E HAPJES NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “FAN S. NOLI NË 130- VJETORIN E LINDJES” Të nderuar pjesëmarrës! Ju përshëndes të gjithëve dhe në emër të stafit akademik dhe të studentëve të Fakultetit të Edukimit dhe të Filologjisë, ju uroj mirëseardhjen në Universitetin e Korçës, që mban me nder emrin e Nolit tonë të madh, qysh nga 25 maji i vitit 1994, një emër që e kërkuan gjithë intelektualët dhe anëtarët e shoqërisë “Fan Noli”, siç shkruante në shtypin e asaj kohe z. Kristaq Kotonika, një nga profesorët dhe drejtuesit e këtij institucioni. Kjo konferencë me karakter shkencor e jubilar ka disa veçanësi, për nga vlerat që sjell, për momentin që po mbahet, por, mbi të gjitha, për faktin se ajo rrok një sërë problemesh që lidhen me studimin e veprës dhe të veprimtarisë së gjithanshme të Fan Nolit, si dhe për dëshirën e madhe të 115 profesorëve dhe studiuesve nga 14 universitete dhe institucione shkencore brenda dhe jashtë vendit, të cilat po i paraqes më poshtë: Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” Universiteti i Gjirokastrës “E. Çabej” Instituti Albanologjik i Prishtinës Universiteti i Kalabrisë, Itali Universiteti i Prishtinës, Kosovë Universiteti i Prizrenit, Kosovë Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë Universiteti i Shkupit “Shën Kirili e Metodi”, Maqedoni Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni Universiteti i Tiranës Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali” Dua të përshëndes pjesëmarrjen e veçantë në këtë konferencë të prof. dr. Nasho Jorgaqi, një nga studiuesit më të shquar të veprës së Nolit, akad. Floresha Dado, akad. Jorgo Bulo, Imzot Joan Pelushit. Më në fund, do të përmend përkushtimin e studentëve të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë për shfaqjen artistike që kanë përgatitur me këtë rast, si dhe punonjësit e mediave që do ta përcjellin këtë veprimtari. Duke e hapur këtë konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar 130-vjetorit të lindjes së Fan Nolit, uroj punime të mbara dhe sa më shumë “bereqet” shkencor edhe në veprimtari të tjera. Faleminderit! 8 Prof. as. dr. GJERGJI MERO Rektor i Universitetit «Fan S. Noli » FJALA PËRSHËNDETËSE NË KONFERENCËN SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “FAN S. NOLI NË 130- VJETORIN E LINDJES” I nderuar prefekt i Qarkut të Korçës z. Andrea Mano I nderuar Kryetar i Këshillit të Qarkut të Korçës z. Landi Gushi I nderuar hirësi e tij, imzot Johani Të nderuar akademikë, pedagogë e studentë, miq e të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Tetova e nga trojet e tjera shqipfolëse Të nderuar pjesëmarrës Është kënaqësi për mua, që në emër të stafit akademik dhe studentëve të Universitetit tonë t‟ju përshëndes dhe falenderoj për praninë tuaj në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare që Universiteti ynë planifikoi të organizojë në kuadrin e veprimtarive të shumta e të larmishme mbarëkombëtare që po organizohen dhe do të organizohen gjatë këtij viti jubilar me rastin e 100- vjetorit të pavarësisë, kësaj ngjarje të shënuar për kombin shqiptar. Konferenca që Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë në Universitetin tonë po zhvillon sot, i kushtohet një prej figurave më të mëdha të kombit tonë, poetit, përkthyesit e historianit, dijetarit, artistit, studiuesit, eruditit, sociologut, politikanit e filozofit, burrit të shtetit Fan Stilian Nolit. E ndjejmë si detyrim, por është dhe në nderin e Universitetit tonë, të këtij Institucioni Akademik Universitar që mban me nder emrin e personalitetit të madh e të shquar të historisë e kulturës kombëtare, Fan S. Nolit, që të vlerësojë dhe nderojë këtë burrë të mençur e patriot në 130- vjetorin e lindjes së tij. Qëllimi i kësaj konference që ne po mbajmë sot, është që të nxjerrim edhe më shumë në dritë punën dhe veprën e Fan Nolit dhe patriotëve e dijetarëve shqiptarë në përgjithësi dhe atyre korçarë në veçanti, për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet veprave dhe historisë që ata shkruan duke mos u tërhequr asnjëherë nga përpjekjet dhe lufta e tyre e pamposhtur për liri, dije dhe kulturë. Fan S. Noli ishte një burrë shteti, poet, përkthyes e historian shqiptar, përfaqësues i shquar i letërsisë demokratike që u zhvillua në Shqipëri fill pas Rilindjes. Ai dha një kontribut të çmuar për Shqipërinë dhe thesarin e kulturës kombëtare shqiptare. Veprimtaria krijuese e Nolit nis me publicistikën dhe oratorinë të cilat shprehin qartë pikëpamjet e tij thellësisht demokratike dhe janë si një kronikë e jetës politike e shoqërore shqiptare. Karakteristikat kryesore të tyre janë mendimi i qartë dhe i mprehtë, qëndrimi i drejtë dhe i prerë dhe reagimi i menjëhershëm ndaj ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare. Larminë dhe rëndësinë e veprimtarisë së Nolit e shtojnë mjaft edhe studimet e tij për Skënderbeun, heroin tonë kombëtar, për 9 figurën e madhe të Bethovenit "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj. "Historia e Skënderbeut" është vepra së cilës Noli iu rikthye disa herë. Shkrimet kritike të Nolit pohojnë jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë të tij, por edhe sepse pikëpamjet e tij mbi letërsinë janë nga më përparimtaret. Në to ndihet menjëherë mjeshtëria e Nolit për të shprehur qartë e thjeshtë çështje të ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë botërore. Gjatë analizave që u bën veprave të Shekspirit, Servantesit, Ibsenit, Omar Khajamit etj. , Noli solli gjithnjë, përballë veprës letrare, përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë. Noli si përkthyes i krijoi vetes një vend nderi në letrat shqiptare. Këtë ai nuk e arriti vetëm pasi ishte njohës i mirë i disa gjuhëve si greqishtja, latinishtja, frëngjishtja, spanjishtja, anglishtja, gjermanishtja, turqishtja etj, por sepse krahas talentit për të mësuar gjuhët e huaja, Noli njihte mirë thesarin e gjuhës amtare e gjithashtu njihte thellë kulturën botërore dhe atë kombëtare, kishte aftësi të tilla gjykimi dhe shije aq të hollë sa mundi të zgjedhë e të përkthejë vepra të shquara të shkrimtarëve të mëdhenj botërorë, që jo vetëm e pasuronin kulturën tonë kombëtare por edhe u bënin direkt jehonë shumë problemeve aktuale të realitetit shqiptar. Universiteti “Fan S. Noli ”, si qendra më e madhe arsimore dhe shkencore e rajonit të Korçës, e ka për nder dhe detyrë që të jetë nismëtar i kësaj konference shkencore ndërkombëtare, në bashkëpunim me institucione brenda dhe jashtë vendit, sepse duke përkujtuar Nolin në 130-vjetorin e lindjes, në 100- vjetorin e Pavarësisë, në këtë vit me ngjarje historike për kombin tonë, ne evidentojmë dhe evokojmë vlerat e larta atdhetare e patriotike të veprimtarëve të shquar shqiptarë, që luftuan pa u kursyer për çështjen kombëtare. Universiteti ynë, si tempulli më i lartë i dijes në rajonin e Korçës, duke u mbështetur në këto vlera të pamohushme që na kanë lënë brezat, do të dijë t‟i ngrejë edhe më lart ato, nëpërmjet ngritjes dhe lartësimit të emrit të tij, të emrit të Nolit të madh me arritjen e niveleve më të larta mësimore e shkencore duke u përballur më denjësisht me sfidat e kohës dhe kërkesat që shtrohen sot para arsimit të lartë shqiptar për plotësimin e standardeve që kërkon Ligji i Arsimit të Lartë, Procesi i Bolonjës ku ne jemi të përfshirë tërësisht dhe intensivisht. Të nderuar pjesmarrës në këtë konferencë! Duke çmuar dhe vlerësuar praninë e autoriteteve vendore dhe akademike, angazhimin dhe vlerësimin që i kanë bërë kësaj konference mjaft akademikë, studiues dhe pedagogë, brenda dhe jashtë vendit duke u paraqitur në të me referime e kumtesa, dua t‟ju falenderoj dhe i uroj në emër të stafit akademik të Universitetit suksese dhe punime të mbara kësaj Konference. Ju faleminderit! 10

Description:
Që në mesin e vitit 1942 i dërgon qeverisë amerikane një memorandum për të njohur rezistencën antifashiste të popullit shqiptar, siç përshëndet.
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.