ebook img

Eriseld Kalemaj-Problemi i sovranitetit në mendimin filozofik të shekullit të XVII-XVIII PDF

279 Pages·2017·2.27 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Eriseld Kalemaj-Problemi i sovranitetit në mendimin filozofik të shekullit të XVII-XVIII

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTEETI I SHKENCAVE SOCIALE TITULLI I PUNIMIT PROBLEMI I SOVRANITETIT NË MENDIMIN FILOZOFIK TË SHEKULLIT TË XVII – XVIII (T. Hobs dhe S. Pufendorf) Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga Eriseld KALEMAJ Udhëhequr nga Prof. Dr Gjergji PENDAVINJI TIRANË, 2018 1 DEKLARATË STATUORE Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara. ©2018 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit 2 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE TITULLI I PUNIMIT PROBLEMI I SOVRANITETIT NË MENDIMIN FILOZOFIK TË SHEKULLIT TË XVII – XVIII (T. Hobs dhe S. Pufendorf) Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore “Doktor” nga Eriseld KALEMAJ Udhëhequr nga Prof. Dr Gjergji PENDAVINJI Juria e vlerësimit 1. ___________________________ 2. ___________________________ 3. ___________________________ 4. ___________________________ 5. ___________________________ TIRANË, 2018 3 Falënderime dhe mirënjohje Mirënjohje dhe falënderime për udhëheqësin shkencor prof. dr Gjergji Pendavinji, mirënjohje për gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin profesional e shkencor në këtë temë disertacioni. Faleminderit për motivimin dhe mbështetjen e herëpashershme. Faleminderit dhe mirënjohje për ju profesor Pendavinji! Falënderimet shkojnë për kolegët e departamentit të shkencave sociale, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Faleminderit për sugjerimet, diskutimet dhe këshillat. Një falënderim i veçantë për familjen dhe miqtë! Faleminderit për mirëkuptimin e kohës së munguar! Faleminderit të gjithëve! 4 Tabela e përmbajtjes ABSTRAKT ................................................................................................................................... 9 HYRJE .......................................................................................................................................... 10 METODOLOGJIA ....................................................................................................................... 15 1. Qëllimi i studimit dhe fusha e refleksionit ......................................................................... 15 3. Struktura e punimit ............................................................................................................ 19 4. Konceptualizimi i studimit ................................................................................................. 21 a. Problematizimi filozofik ................................................................................................. 21 b. Thellimi në kulturën filozofike dhe njohja historike ....................................................... 21 c. Studimi i teksteve (kuptimi, shpjegimi dhe interpretimi filozofik) ................................. 22 d. Analiza në filozofinë krahasuese .................................................................................... 24 PJESA E PARË............................................................................................................................. 25 Shqyrtimi i literaturës (Kërkimi bibliografik)............................................................................... 25 KAPITULLI I ............................................................................................................................... 26 Mbi konceptin e sovranitetit.......................................................................................................... 26 KAPITULLI II .............................................................................................................................. 34 Idetë e para mbi sovranitetin ......................................................................................................... 34 1. Vështrimi mitologjik i pushtetit sovran ............................................................................. 34 2. Sovraniteti në filozofinë e antikitetit.................................................................................. 36 2.1 Mbreti filozof i Platonit .............................................................................................. 37 2.2 Pushteti i qytetarit dhe shoqëria politike sipas Aristotelit ......................................... 38 3. Kuptimi hyjnor i sovranitetit .............................................................................................. 40 3.1 Stoikët dhe sovraniteti kozmopolit romak ................................................................... 40 3.2 Pikëpamja teologjike e Agustinit mbi sovranitetin ..................................................... 42 3.3 Sovraniteti në diskursin midis voluntarizmit dhe Th. Akuinit .................................... 44 Sovraniteti si pushtet i personifikuar dhe absolut ......................................................................... 47 1. Makiaveli: Sovrani midis pushtetit dhe moralit ................................................................. 47 2. Zhan Boden: Sovraniteti i përjetshëm dhe i pakufizuar ..................................................... 52 KAPITULLI IV ............................................................................................................................ 58 1. Johan Altuzi: Kontrata shoqërore dhe sovraniteti popullor ............................................... 59 2. Hugo Groci: E drejta natyrore si themeli i sovranitetit ...................................................... 59 3. B. Spinoza: Substancializmi i sovranitetit, shteti dhe demokracia .................................... 65 5 4. Xh. Loku: Ndarja institucionale e pushtetit sovran ........................................................... 71 5. Monteskje: Virtyti qytetar dhe kufizimi etik i pushtetit sovran ......................................... 75 6. Pluraliteti institucional i pushtetit dhe konflikti politik (Hjumi &Makiaveli) ................... 81 7. Zh. Zh. Ruso: Sovraniteti si konstitucion i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.................. 88 KAPITULLI V .............................................................................................................................. 95 Sovraniteti sipas Shkollës Historike ............................................................................................. 95 1. Kanti: Progresi historik i shoqërive në arritjen e sovranitetit kozmopolit ......................... 96 2. Hegeli: Shteti si sintezë e individit dhe e shoqërisë ......................................................... 102 3. Konservatorizmi dhe Shkolla Historike mbi sovranitetin ................................................ 104 KAPITULLI VI .......................................................................................................................... 110 Utilitarizmi dhe pozitivizmi ligjor në përcaktimin e sovranitetit ................................................ 110 1. Utiliteti si kriter përcaktues i pushtetit sovran ................................................................. 110 2. Pozitivizmi ligjor: Sovrani, person juridik....................................................................... 112 - Përmbledhje dhe justifikimi i kërkimit bibliografik ........................................................ 114 PJESA E DYTË .......................................................................................................................... 118 Analizë krahasuese midis Hobsit dhe Pufendorfit mbi çështjet e sovranitetit ............................ 118 KAPITULLI I ............................................................................................................................. 119 Trashëgimia e ideve mbi sovranitetin dhe konteksti historiko –politik i shekullit XVII ............ 119 1. Aspekte të filozofisë antike në diskurisin midis T. Hobs dhe S. Pufendorf .................... 119 2. Konteksti historik i shekullit XVII dhe shqetësimi i filozofisë për sovranitetin ............. 122 2.1 Mesjeta, politika dhe dominimi fetar ........................................................................ 123 2.2 Reforma, Rilindja dhe laiciteti i pushtetit politiko – juridik ..................................... 124 2.3 Humanizmi dhe realpolitika ..................................................................................... 126 3. Metoda, qëllimi dhe objekti në filozofinë e Hobsi dhe Pufendorfit ................................ 128 4. Jetadhe vepra e T. Hobs dhe S. Pufendorf ....................................................................... 131 4.1 Tomas Hobs (1588 – 1679) ...................................................................................... 131 4.2 Samuel von Pufendorf (1632 – 1694) ....................................................................... 132 KAPITULLI II ............................................................................................................................ 134 Hobsi dhe Pufendorfi mbi gjendjen natyrore.............................................................................. 134 1. Njeriu për nga natyra, ligji dhe e drejta natyrore ............................................................. 134 2. Turma e Hobsit dhe socialiteti i Pufendorfit .................................................................... 138 KAPITULLI III ........................................................................................................................... 144 6 Sovraniteti dhe kontrata sociale .................................................................................................. 144 1. Hobs dhe Pufendorf: Pasiguria, faktor përcaktues në krijimin e sovranitetit .................. 144 2. Kontrata sociale: Pushteti i kontraktuar i Hobsit apo pushteti i krijuar i Pufendorfit...... 150 KAPITULLI IV .......................................................................................................................... 158 Pushteti sovran, shteti dhe e drejta ............................................................................................. 158 1. Sovrani, shoqëria civile dhe qytetarinë diskursin midis Hobsit dhe Pufendorfit ............. 158 2. Pushteti sovran dhe drejtësia: Arbitrariteti i Hobsit, krahasuar me moralizimin e ligjit sipas Pufendorfit ...................................................................................................................... 165 3. Monarkia Absolute e Hobsit dhe shteti si person moral i Pufendorfit ............................. 174 4. Pushtet sovran - Religjion; përfshirja e Hobsit dhe ndarja e Pufendorfit ........................ 182 5. Sovraniteti i jashtëm midis forcës së Hobsit dhe solidaritetit të Pufendorfit ................... 193 PJESA E TRETË ........................................................................................................................ 201 Sovraniteti në diskursin bashkëkohor midis Hobsit dhe Pufendorfit.......................................... 201 KAPITULLI I ............................................................................................................................. 202 Sovraniteti në kontekstin e demokracisë liberale (Pozicioni i Hobsit dhe Pufendorfit) ............. 202 1. Sovraniteti si çështje midis lirisë dhe sigurisë ................................................................. 202 2. Sovraniteti, sistemi politiko – juridik dhe mënyra e qeverisjes ....................................... 206 2.1 Shteti minimal sipas Xh. S. Millit ............................................................................. 206 2.2 Komunitarizmi .......................................................................................................... 213 2.3 Multikulturalizmi ...................................................................................................... 218 2.4 Teoria e qytetarit (shtetasit) dhe problemi i sovranitetit të jashtëm ....................... 220 2.5 Sovraniteti (kon) federal ........................................................................................... 226 KAPITULLI II ............................................................................................................................ 230 Filozofia postmoderne dhe kritika mbi sovranitetin ................................................................... 230 1. Kritika në parim ............................................................................................................... 230 2. Paradoksi i sovranitetetit (përjashtimi përfshirës) ........................................................... 234 2.1 Paradoksi në kontekstin sociopolitik ........................................................................ 234 2.2 Paradoksi në logjikën juridike .................................................................................. 238 3. Sovraniteti një nocion bosh .............................................................................................. 239 3.1 Anarkizmi .................................................................................................................. 239 3.2 Jacques Maritain: Sovraniteti nuk ekziston .............................................................. 242 3.3 Mekanizmat e pushtetit dhe shmangia e teorive përgjithësuese (Kritika e Fukosë) 243 7 PËRFUNDIME ........................................................................................................................... 248 BIBLIOGRAFIA ........................................................................................................................ 258 SHTOJCA ................................................................................................................................... 264 Lista e figurave dhe tabelave Figura 1 Kontrata shoqërore e Hobsit ......................................................................................... 153 Figura 2 Pushteti sovran dhe shtetasi sipas Hobsit ..................................................................... 154 Figura 3 Kontrata shoqërore e Pufendorfit ................................................................................. 155 Figura 4 Pushteti sovran dhe shtetasi sipas Pufendorfit.............................................................. 156 Figura 5 Leviatani sipas Hobsit (Abraham Bosse 1651) ............................................................ 160 Tabela 1 Krahasimi midis Hobsit dhe Pufendorfit ..................................................................... 198 8 ABSTRAKT Studimi është një refleksion filozofik mbi çështjet e sovranitetit, i parë përmes analizës krahasuese midis dy filozofëve; Tomas Hobsi dhe Samuel Pufendorfi. Fusha e studimit shtrihet midis filozofisë politike dhe filozofisë së të drejtës. Shqyrtimi i literaturës i fokusuar tek filozofët më në zë si Makiaveli, Boden, Spinoza, Loku, Monteskje, Ruso, Kant etj. shërben për njohjen më të gjerë e më të thellë të çështjeve që mbart sovraniteti. Kërkimi bibliografik orientohet kah studimi analitik krahasues. Me rëndësi për temën është njohja në themel e tezave filozofike të Hobsit dhe Pufendorfit, ku nëpërmjet analizës krahasuese synohet ngritja e diskursit në çështjet si: ideja e unitet objektiv shoqëror dhe mënyra e konkretizimit të sovranitetit popullor. Krahasimi ndalet tek forma dhe përmbajtja e kontratës sociale. Çështje themelore është raporti midis sovranitetit popullor (politik) dhe sovranitetit shtetëror. Diskursi nxjerr në pah natyrën e pushtetit sovran dhe problemin e lirisë, duke vënë në diskutim parimin e përfaqësueshmërisë. Midis idesë së një pushteti të pandashëm dhe një pushteti që duhet të bëjë drejtësi, sovraniteti vendoset në situata kontradiktore që evidentohen gjatë krahasimit. Studimi thellohet në diskutimin mbi sistemet politiko – juridike dhe konceptin e shtetit të së drejtës. Në një plan tjetër, raporti midis sovranitetit të brendshëm dhe të jashtëm është një çështje komplekse, ku shpesh cenohet thelbi i sovranitetit. Fjalët kyçe: sovranitet, unitet shoqëror, ligj natyror, e drejtë natyrore, sovranitet popullor, sovranitet shtetëror, pushtet, kontratë shoqërore, shoqëri civile, person sovran, shtet, liri, drejtësi, sistem politiko – juridik, formë qeverisjeje, sovranitet i jashtëm, marrëdhënie ndërkombëtare 9 HYRJE Njeriu për nga natyra kuptohet midis egoizmit dhe nevojës për jetë shoqërore. Çështja shtrohet se mbi ç’kritere objektive njeriu i përket vetes dhe njëkohësisht shoqërisë. Si mund të arrijmë ekuilibrin midis lirisë individuale dhe përgjegjshmërisë sociale. Në këto rrethana, detyrimisht duhet krijuar një rend i qëndrueshëm shoqëror ku të shprehet qartë jo vetëm siguria fizike, por edhe liria, të drejtat e njeriut për një jetë dinjitoze. Mjeti për realizimin e këtij qëllimi është një pushtet që qëndron mbi palët, si pushteti më i lartë. Në kuptimin e shoqërisë së unifikuar, ky pushtet ka marrë emrin sovranitet. Diskutimi mbi natyrën e një pushteti që drejton dhe organizon shoqërinë ka qenë i hershëm. Për herë të parë ka marrë emrin sovranitet në shekullin XVI (De Benoist, 1999, f. 100). Në shekullin XVII, për shkak të rrethanave historike e politike, sovraniteti bëhet një nga çështjet themelore. Evropa ishte në një fazë ndryshimesh të gjithanshme dhe në një moment të rikonceptimit, rimodelimit politik. Gjendja që pasoi me Luftën Tridhjetëvjeçare (1618-1648) në aspektin politik ishte një konflikt për dominim (hegjemoni) ose ekuilibrin e pushteteve midis fuqive evropiane të asaj kohe. Konkluzioni i kësaj lufte ishte Paqja e Vestfalisë (1648) që solli ndarjen e Evropës në shtete sovrane. Filozofia e kohës kërkon argumente objektive në konceptimin e organizimit politik dhe juridik të shoqërive. Hobsi dhe Pufendorfi janë ndër të parët që sovranitetin e bëjnë pjesë thelbësore të refleksionit të tyre. Tre vjet pas Paqes së Vestfalisë, më 1651, Hobsi publikon veprën e tij të famshme “Leviatani”, ku shpalos pikëpamjen mbi sovranitetin. Afërsisht një dekadë më vonë në këtë diskutim angazhohet edhe Pufendorfi. Tema e studimit, nëpërmjet analizës krahasuese midis dy filozofëve, synon njohjen e çështjeve të sovranitetit. Sovraniteti shpreh pushtetin politik të shoqërisë, çka do të thotë se nuk rrjedh nga ndonjë pushtet tjetër. Të qenit burimi i parë e bën atë absolut dhe të pakushtëzuar nga çdo formë tjetër pushteti. Prej këtij legjitimohen të gjitha pushtetet e tjera, e shprehur në sovranitet shtetëror. Sovraniteti shtetëror ka gjithë të drejtën dhe mekanizmat për kryerjen e funksioneve të sovranitetit, pavarësisht faktit nëse zbatohet me vullnet apo me detyrim. Me fjalë të tjera, shoqëria organizohet brenda një rendi ligjor (juridik). 10

Description:
Jacques Maritain: Sovraniteti nuk ekziston. Në këtë studim, analiza krahasuese qëndron tek teza e vendosur përballë Ky ishte organizimi human i shoqërisë, që për rrjedhojë filloi të hiqte dorë nga kuptimi tillë si Alasdair MacIntyre, Michael Sandel, Charles Taylor dhe Michael Walzer
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.