UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I STATISTIKËS DHE INFORMATIKËS SË ZBATUAR TEMË DIZERTACIONI KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR ANALIZË STATISTIKORE ME VARIABLA LATENTË RASTI I RINISË KORÇARE Në kërkim të Gradës Shkencore “DOKTOR” Doktorant: Udhëheqës shkencor: Emil FRASHËRI Prof. Dr. Besa SHAHINI Tiranë, Qershor 2017 EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I STATISTIKËS DHE INFORMATIKËS SË ZBATUAR KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR ANALIZË STATISTIKORE ME VARIABLA LATENTË RASTI I RINISË KORÇARE Doktorant: Udhëheqës shkencor: Emil FRASHËRI Prof. Dr. Besa SHAHINI _______________________________ ________________________________ Tiranë, Qershor 2017 Data e mbrojtjes _____ /____ / 2017 1. Kryetar ___________________________________ 2. Anëtar (oponent) ___________________________ 3. Anëtar (oponent) ___________________________ 4. Anëtar ____________________________________ 5. Anëtar ____________________________________ __________________________________________ i __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR Deklaratë mbi origjinalitetin Unë i quajturi Emil S. Frashëri, nën përgjegjësinë time, deklaroj se kjo tezë e doktoratës është shkruar prej meje sipas udhëzimeve të Universitetit të Tiranës. Ajo nuk është paraqitur apo dorëzuar para ndonjë institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar pjesërisht ose e tëra. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe të referuara. ______________________ Emil Frashëri © Copyright: Emil FRASHËRI Tiranë, 2017 Përmbajtja e këtij punimi është totalisht autentike. Të gjitha të drejtat e rezervuara. __________________________________________ ii __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR FALENDERIME Në përfundim të këtij punimi, që ishte rrjedhojë e një pune shumë të madhe, por dhe shumë interesante, dëshiroj të shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe ndihmuar. Në radhë të parë mirënjohja dhe falenderimet shkojnë për drejtuesen time shkencore Prof. Dr. Besa Shahini, e cila që në momentin e parë ishte mbështetësja e idesë sime për të trajtuar këtë temë. Ajo me përkushtim maksimal, me gadishmërinë dhe korrektësinë e saj, më dha këshilla, sugjerime dhe rekomandime të vlefshme, gjatë gjithë kësaj kohe. Një falenderim i sinqertë shkon për gjithë pedagogët e Departamentit të Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar dhe në veçanti për Prof. Dr. Kozeta Sevrani, për ndihmën e saj të pakursyer, që në momentin e parë dhe në vazhdim. Një falenderim i përzemërt shkon dhe për Prof. Assoc. Dr. Akli Fundo, Prof. Assoc. Dr. Gjergji Mero dhe Prof. Dr. Fatmir Memaj, pa ndihmën e pakursyer të të cilëve shumë gjëra mund të mos ishin realizuar. Falenderim i veçantë shkon dhe për kolegun tim Dr. Argjir Butka, këshillat “pikante” të të cilit ishin shumë të vlefshme. Falenderime të ngrohta dhe kujtime të largëta vijnë për profesorët tim të parë në degën e Statistikës, Kadri Zhulali, Liri Josa, Ermelinda Meksi, të cilët më “zgjuan” dashurinë për këtë degë, si dhe për mikun dhe profesorin tim, Dr. Qirjako Theodhori, i cili ishte i pari që më inkurajoi për të zgjedhur degën e Statistikës. Së fundmi nuk mund të harroja pa falenderuar bashkëshorten time Eta, fëmijët e mij Merieli dhe Matias, si dhe mamanë time Meri, dashuria e të cilëve më dha forcë dhe energji, për të përballuar këtë sfidë. Emil Frashëri Tiranë, Qershor 2017 __________________________________________ iii __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR Parathënie Fenomeni i problemeve nga kumari është parë si një çrregullim ngacmimesh dhe kohët e fundit është riklasifikuar si një “çrregullim vartësie”. Ky fenomen është shtrirë dhe tek adoleshentët, pavarësisht kufizimeve ligjore të moshës. Nga studime ka rezultuar që përqindja e adoleshentëve me probleme nga kumari është 2-4 herë më e lartë se në moshat e rritura. Fenomeni i problemeve të shkaktuara nga kumari, në shumë vende perëndimore është konsideruar si “çështje madhore e shëndetit publik” dhe dy-tre dekadat e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme në fushën kërkimore, për kuptimin sa më të mirë të natyrës së këtij fenomeni shumë-dimensional me pasoja shumë negative. Në vendin tonë, shumë pak vëmendje i është kushtuar këtij fenomeni, megjithëse nivelet e ashpërsisë së tij mund të jenë shumë të larta, ndoshta dhe në nivel global. Mungesa e një diskutimi të gjerë publik është shoqëruar dhe me mungesën e studimeve të mirëfillta shkencore, lidhur me problemet e shkaktuara nga ky fenomen. Ky punim ka për qëllim ofrimin e një baze të kënaqshme, si në aspektin teorik të natyrës së fenomenit, ashtu dhe në aspektin metodologjik, për kuptimin dhe matjen sa më të saktë të tij. Kjo bazë mund të shërbente si fillim i një pune më të organizuar dhe më të avancuar kërkimore të studiuesve të disiplinave të ndryshme, me qëllim final, identifikimin sa më të saktë të fenomenit tek individët e prekur prej tij dhe marrjen e masave për reduktimin e fenomenit, duke nxitur njëkohësisht dhe një ndërgjegjësim më të madh publik, lidhur me pasojat negative të tij. Studimi bazohet në aplikime të disa prej metodave më të përshtatshme statistikore për të dhëna të tërthorta, të grumbulluara nëpërmjet disa pyetësorve, drejtuar adoleshentëve në marrëdhënie shkolle për Qarkun e Korçës. Rezultoi se kumari është një vartësi sjellje. Disa prej instrumentave matës të niveleve të ashpërsisë së fenomenit rezultuan që të kenë karakteristika të mira psikometrike. Rezultatet e studimit treguan që, bashkësia e adoleshentëve që iu nënshtruan studimit kishte një strukturë heterogjene. Marrja në konsideratë e strukturës heterogjene të adoleshentëve ndihmoi në kuptimin më të mirë të natyrës dhe epidemiologjisë së fenomenit. Përfshirja e disa variablave në nivel individual ndikoi në përmirësimin dhe qartësimin e kësaj strukture latente heterogjene, gjë e cila nuk ndodhi me përfshirjen e një variabli në nivel kontekstual (komuniteti). Fjalët kyçe: adoleshent, probleme nga kumari, variabla latentë, vartësi sjelljeje Abstract Pathological, or disordered gambling, has been characterized as an impulse disorder and has recently been re-classified as an “addictive disorder”. While previously this had been thought of as primarily an adult problem, there is no doubt that, today, children and adolescents are similarly affected, regardless of the law on minimum age restrictions on gambling. Recent studies have indicated that there are 2-4 times more adolescent problem gamblers than adult problem gamblers. Disordered gambling is considered a "major issue of public health" in many Western countries and there has been a resulting significant increase in research in the last two to three decades looking at the ramifications of this multi-dimensional problem. Scant attention has been paid in our country to the issues presented by adolescent gambling, even though, problem gambling severity levels, here, may be higher than in many other countries. The lack of a broad public discussion has been accompanied by a lack of genuine scientific research into the problems associated with adolescent gambling. The goal of this study is to provide a basis for accurate measuring and understanding the issues, from both a theoretical as well as a methodological aspect. It is hoped that this study could serve as the springboard for a more organized and advanced research work using different disciplines, with a view to identifying more conclusively the nature of the problem, the individuals affected by it, possible measures to tackle the issues and reduce their negative impact on society, promoting simultaneously a greater public awareness of its negative consequences. This study applied some of the most appropriate statistical techniques with cross-sectional data collected through some questionnaires addressed to adolescents in schools in the Korça Region. The results of this study have shown that gambling is an addictive behaviour. It was found that some of the problem gambling measurement instruments resulted in good psychometric characteristics. The results also showed that the group of adolescent gamblers included in the study were diverse in their structure. Considering this heterogeneous structure of adolescents helped us better understand the characteristics and epidemic nature of the problem. Including certain covariates at an individual level improved and clarified this latent heterogeneous structure, which did not a feature when an external variable at the contextual level (community) was included. Keywords: adolescent, behavioural addiction, latent variables, disordered gambling. __________________________________________ iv __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR PËRMBAJTJA Hyrje 1 1 Pse ka rëndësi të madhe studimi i fenomenit të kumarit tek adoleshentët? 3 2 Qëllimi i studimit 5 3 Formulimi i problemit 6 4 Kontributi shkencor 6 5 Hipotezat e ngritura në studim 7 6 Metodologjia e përdorur në studim 8 7 Struktura e studimit 11 Kreu I Fenomeni “Probleme të shkaktuara nga Lojrat e Fatit” 12 I.1 Historiku i lojrave të fatit 12 I.1.1 Historiku i lojrave të fatit në Shqipëri 16 I.2 Aktivitetet e lojrave të fatit 19 I.2.1 Karakteristika strukturale dhe situacionale të aktiviteteve të lojrave të fatit 20 I.3 Koncepte teorike lidhur me problemet nga lojrat e fatit 21 I.3.1 Kumari problematik dhe ai patologjik 21 I.3.2 Kumari, një vartësi sjelljeje 24 I.3.2.1 Komorbiditeti 27 Kreu II Efektet e fenomenit dhe matja e tyre 28 II.1 Faktorët e rrezikut lidhur me fenomenin 28 II.1.1 Pasojat e të luajturit në mënyrë të çrregullt në aktivitetet e lojrave të fatit 35 II.2 Lojtarët e lojrave të fatit, një bashkësi heterogjene 36 II.2.1 Profili i kumarxhiut 37 II.3 Matja e niveleve të ashpërsisë të problemeve nga loja 38 II.3.1 Instrumentat matës. Karakteristika psikometrike të instrumentave matës 39 II.3.2 Shkalla e përhapjes së adoleshentëve me probleme nga loja (prevalenca) 47 __________________________________________ v __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR Kreu III Metodologjia 49 III.1 Variablat kategorikë 49 III.1.1 Tabelat e mundësive dhe disa tregues të rëndësishëm të tyre 53 III.1.2 Metoda loglineare 58 III.1.3 Regresioni logjistik 61 III.2 Variablat latentë 63 III.2.1 Analiza faktoriale (FA) dhe Analiza e Komponentëve Principalë (PCA) 63 III.2.2 Analiza e konfirmimit të faktorëve (CFA) 71 III.2.3 Modelimi i ekuacioneve strukturale (SEM) 81 III.2.4 Teoria që bazohet në përgjigjiet e çështjeve (IRT) 83 III.2.5 Modelet e përziera 86 III.2.5.1 Analiza e klasave latente (LCA) 87 III.2.5.2 Analiza e klasave latente me shumë nivele (MLCA) 93 III.3 Çështje të tjera të rëndësishme 97 III.3.1 Variabla kategorikë me shpërndarje jonormale. Vlerësimet robuste 97 III.3.2 Vlerat e munguara 104 III.3.3 Aplikime të disa metodave në studimin e problemeve nga kumari 106 III.3.4 Disa fjalë për paketën softuerike Mplus 108 Kreu IV Rasti i studimit 109 IV.1 Faza e parë e studimit 110 IV.1.1 Proçedura e grumbullimit të të dhënave dhe instrumentat matës 110 IV.1.2 Testimi i disa karakteristikave psikometrike të instrumentave matës 113 IV.1.3 Identifikimi dhe matja e shkallës së përhapjes së lojtarëve me probleme 127 IV.1.4 Kumari, një vartësi. Lidhja e tij me forma të tjera vartësie (komorbiditeti) 128 IV.1.5 Diferenca gjinore midis adoleshentëve që luajnë në lojrat e fatit 137 IV.1.6 Profili i kumarxhiut adoleshent 151 __________________________________________ vi __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR IV.2 Faza e dytë e studimit 152 IV.2.1 Egzaminimi i natyrës heterogjene të lojtarëve nëpërmjet LCA 153 IV.2.2 SEM dhe Analizë e Regresionit të Përzier (MRA) lidhur me fenomenin 160 IV.2.3 MLCA. Faktorë kontekstualë në strukturën heterogjene të lojtarëve 174 Përfundime dhe diskutime 189 Rekomandime për të ardhmen 194 Kufizime dhe çështje për studim të mëtejshëm 197 BIBLIOGRAFIA 198 SHTOJCË 222 1. Tabela 222 2. Rezultate të nxjerra 231 3. Sintaksa 256 4. Pyetësorë 273 __________________________________________ vii __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR LISTA E SHKURTIMEVE AIC Akaike's Information Criterion ADHD Attention Deficit Hyperactivity Disorder APA American Psychiatric Association BIC Bayesian Information Criterion BLRT Bootstrap Likelihood Ratio Test CAGI Canadian Adolescent Gambling Inventory CB Between Classes CFA Confirmatory Factor Analysis CFI Comparative Fit Index CRP Conditional Response Probability CVM Categorical Variable Methodology CW Within Class DSM Diagnostic and Statistical Manual DSM-MR-J Diagnostic and Statistical Manual-Multiple Response-Juvenile DWLS Diagonally Weighted Least Squares E/CFA Exploratory Factor Analysis (EFA) in the CFA framework EFA Exploratory Factor Analysis EGM Electronic Gaming Machine EM Expectation–Maximization (Algorithm) FC Faktor i nivelit të dytë, për termat e lirë të klasave latente të nivelit 1 FU Faktor i nivelit të dytë, për indikatorët e rastit të klasave latente të nivelit 1 GA20 Gambler's Anonymous - Twenty Questions GD-20 Gambling Disorder - Twenty Questions GLS Generalized Least Squares GMM Growth Mixture Modeling IC Information Criteria IGD Internet Gambling Disorder IRT Item Response Theory LCA Latent Class Analysis LCGA Latent Class Growth Analysis __________________________________________ viii __________________________________________ EMIL FRASHËRI - TEMË DOKTORATURE KUMARI, NJË VARTËSI E HESHTUR LF Lojrat e Fatit LR Likelihood-Ratio LRT Likelihood Ratio Test MAR Missing at Random MCAR Missing Completely at Random ML Maximum Likelihood MLCA Multilevel Latent Class Analysis MLM Mean adjusted Maximum Likelihood MLMV Mean and Variance adjusted Maximum Likelihood MLR Robust Maximum Likelihood MOR The Median Odds Ratio MRA Mixture Regression Analyses NMAR Not Missing at Random NT Normal Theory PA Paralel Analysis PCA Principal Component Analysis PGSI Problem Gambling Severity Index RMR The root mean square residual RMSEA Root Mean Square Error of Approximation SABIC The sample size adjusted BIC S-B Satorra-Bentler SCF Scaled Correction Factors SEM Structural Equation Modeling SOGS-RA South Oaks Gambling Screen-Revised Adolescent SRMR The Standardized Root Mean Square Residual SSL Sum of Squared Loadings TLI Tucker-Lewis Index VIF Variance Inflation Factor WLS Weighted Least Squares WRMR The Weighted Root Mean Square Residual __________________________________________ ix __________________________________________
Description: