ebook img

ekspertet dhe programi per rinine.pdf (PDFy mirror) PDF

0.17 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview ekspertet dhe programi per rinine.pdf (PDFy mirror)

Ekonomi, financa dhe ndërmarrësi -------------- Besnik Bislimi - ka ndjekur studimet e post-doktoraturës në sferën e Decentralizimit Fiskal në Georgia State University, në Atlantë, SHBA. Nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë. Ka punuar gjashtë vite në Universitetin e Freibergut në Gjermani. ka punuar si këshilltarë për politika fiskale në Ministrinë e Financave përmes projektit CBF të UNDP-së; këshilltarë në dia projekte të GIZ-it Gjerman, HLSP-së Angleze; ekspert për politika fiskale në FAO. Është ekspert për politika fiskale, politika monetare, politika të tregut të punës, privatizim, decentralizim, borxhin publik dhe kundërkorrupsion. Sjellë me vete një përvojë të madhe në sektorin privat me fokus në atë bankar, financiar dhe pensional. Është i angazhuar si Drejtor Menaxhues i NEST Kosovo, ndërmarrje e cila i përket kompanisë SHM Productions Ltd. e vendosur në Londër, Britani të Madhe, dhe në të njëjtën kohë është i angazhuar is ligjërues i Ndërmarrësisë në Universitetin AAB. Ka qenë i angazhuar si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për tërë Kosovën. Shërbeu në ProCredit Bank në Kosovë me fokus në mbledhjen e depozitave dhe menaxhimin e tyre në pozitën e drejtorit të departamentit. Dardan Sejdiu - Mban titullin e Bursistit të Fondit Memorial Gjerman të SHBA-ve ku punoi drejt përforcimit të marrëdhënieve ndëratlantike përmes politikes, qeverisjes, biznesit dhe mediave. Sjellë me vete një përvojë të madhe në sektorin privat me fokus në atë bankar, financiar dhe pensional. Ishte i angazhuar si Drejtor Menaxhues i NEST Kosovo, ndërmarrje e cila i përket kompanisë SHM Productions Ltd. e vendosur në Londër, Britani të Madhe, dhe në të njëjtën kohë si ligjërues i Ndërmarrësisë në Universitetin AAB. Ka qenë i angazhuar si President i Bordit Menaxhues të Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve me rol kyç në menaxhimin e këtij fondi për tërë Kosovën. Shërbeu në ProCredit Bank në Kosovë me fokus në mbledhjen e depozitave dhe menaxhimin e tyre në pozitën e drejtorit të departamentit. Ismail Kastrati - Ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe specializimin për planifikimin e investimeve në Institutin Ekonomik në Zagreb. Ka punuar në punë profesionale të planifikimit financiar dhe të tregtisë ne “Rilindje” ku ka ushtruar pozitën e drejtorit. Nga viti 1992 ka qenë kryetar në Këshillin Qendror për Financim të Kosovës për 5 vite. Pas luftës ka qenë në qeverinë e përkohshme si zëvendësministër për Ekonomi dhe Financa. Ka udhëhequr Odën Ekonomike të Kosovës si kryetar i saj. Ka qenë këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Lazër Nrecaj - Prej vitit 1978 ka punuar në KEK si ekspert për kontabilitet dhe financa. Që nga viti 2000 deri në vitin 2012 ka qenë auditor i brendshëm në KEK. Gani Krasniqi - Nga viti 1978 deri në vitin 1981 ka punuar në zyren e Feroniklit, në Prishtinë. Është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë. Durmish Gashi - Ka punuar ne Industrinë e Miellit, Bukës dhe Brumërave për një periudhë 18 vjeçare. Ka udhëhequr kompani e cila ka punësuar 412 punëtorë. Levent Kasemi - Me të kryer studimet në Universitetin Bogazici të Turqisë kthehet në Kosovë me një ide për themelimin e një kompanie të shërbimeve korriere me kapital vendor. Me dy shokët e fëmijërisë sot ai është bashkëpronar i ndërmarrjes më të suksesshme të vendit për shërbime të shpejta postare. Fisnik Ismajli - nisi karrierën e tij profesionale duke udhëhequr dhe realizuar projekte kreative për gjigantë si Apple Europe, British Airways, Channel 4, Cisco Systems, Mattel dhe Barclay’s Bank. Me t’u kthyer në Kosovë më 2003, themeloi përfaqësitë e kompanisë së njohur botërore të reklamimit e komunikimit me seli në New York, Ogilvy, në Prishtinë dhe Tiranë, ku kontribuoi vazhdimisht në zhvillimin e kësaj fushe, duke ofruar shërbime për klientë si Coca-Cola, Milka, Tetra Pak, Raiffeisen Bank, Lufthansa, AMC, Vala, Z mobile dhe shumë të tjerë Valizake Thaçi-Celina - Aktualisht është drejtor ekzekutiv i kompanisë ADV Media HOUSE të cilën e themeloi në vitin 2004. Me kompaninë e saj ka implementuar me sukses projekte komplekse në fushën e komunikimeve dhe teknologjisë informative, për klientët si Telekom Sllovenije, PTK, ALB Telecom, etj Bujqësi -------------- Salih Salihu Driton Çaushi Tahir Tahiri Ligj dhe antikorrupsion ----------------------- Avni Zogiani Besnik Bislimi Merita Mustafa Infrastrukturë, ndërtimtari dhe planifikim urban e hapësinor ----------------------------------------------------------- Faruk Mujka Liburn Aliu Nora Arapi-Krasniqi Bashkim Beqa Ismail Ahmeti Agron Hajzeraj Basri Kodra Politika të jashtme --------------------- Albin Kurti - Kryetar i Komisionit për Politika të Jashtme në legjislaturën e kaluar Puhie Demaku - Studimet master i mbaroi në Brighton, Angli, në Studime Bashkëkohore Evropiane në Universitetin e Sussex në vitin 2008. Që nga viti 2011, Puhia ligjëron Politikën Botërore në University of Maryland University College. Është anëtare e kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si dhe drejton Komitetin për Politikë të Jashtme. Ylli Hoxha - Ka kryer studimet master ne diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare, në SOAS, Londër. Ka studiuar Orientalistikën në Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin e Stambollit. Është përfitues i bursës Chevening dhe vijues i shumë programeve studimore dhe konferencave prestigjioze ndërkombëtare. Deri në vitin 2011 ka qene drejtor i Klubit për Politikë të Jashtme, me të cilin ka organizuar një numër të madh debatesh mbi politikën e jashtme. Gjatë kësaj kohe ka botuar revistën prestigjioze Foreign Policy në gjuhën shqipe. Leon Duhanaj - ka qenë mjaft aktiv në angazhimin politik në Gjermani. ka përfunduar studimet post-diplomike në marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci Ilir Deda - Iliri ka njohuri të thella në çështjet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, në qeverisje, ndërtim të institucioneve dhe politik-bërje. Gjithashtu, Iliri ka marrë pjesë në dhjetëra aktivitete për Kosovën në vend dhe jashtë vendit, dhe ka afër njëzet publikime në dhe jashtë Kosovës. Ilir Deda ka magjistruar në marrëdhënie ndërkombëtare nga The New School në Nju Jork (SHBA), dhe ka diplomuar në shkenca politike, po ashtu në SHBA. Arif Bozaxhi - ka punuar si përgjegjës për marrëdhëniet me Turqinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme Teknologji informative dhe telekomunikacion -------------------------- Agron Dida Ismet Hamiti Valizake Thaci-Celina Trashëgimi kulturore dhe Kulture -------------------------- Nora Arapi-Krasniqi Arif Bozaxhi Sport ------------------------- Ibrahim Islami Mjekësi ------------------------ Ali Lahu Mirsad Shkreta Jusuf Ulaj Fatmire Kollçaku Hedvig Kadriu Arton Kadriu Burbuqe Shurdha Besim Muzaqi LISTA E PLOTË E KANDIDATËVE: http://www.melevizjen.com/kandidatet_lista/ PROGRAMI PËR RININË --------------------------- ARSIMI DHE RINIA Ne nuk e konsiderojmë rininë çështje fushatash. Shumica e banorëve të Kosovës janë të rinj dhe anëtarësia e Vetëvendosjes, për dallim nga subjektet tjera, e reflekton shumë mirë këtë. Rinisë do t'i ofrohet arsimim cilësor dhe përfaqësim i plotë në jetën publike. Ne do t'u ofrojmë të rinjve të Kosovës mundësi punësimi. Do të përpilojmë strategji të punësimit sezonal dhe do të bëjmë lidhje direkte në mes të universitetit, punëtorive të ndryshme dhe qeverisë. Arsimi publik në të gjitha nivelet do të jetë falas dhe të plotësojë nevojat e nxënësve dhe studentëve. Shkollat do të mbahen përgjegjëse për suksesin që tregojnë fëmijët dhe të rinjtë, prandaj, në rast të rezultateve jo të kënaqshme në testet shtetërore, do të shqyrtohen masat e përgjegjësisë ndaj drejtuesve dhe mësimdhënësve. Politikat e arsimit do të zhvillohen në bazë të të dhënave konkrete me informata (mbi performancën në teste shtetërore, shkollimin e prindërve, gjendjen socio-ekonomike) për secilin nxënës në secilën shkollë. Kjo do të mund të arrihet përmes zhvillimit të një sistemi të menaxhimit të informatave të arsimit. Shteti do të ketë informata bazë për secilën shkollë, komunë, rajon, të cilat mund të shfrytëzohen për të bërë ndarjen e granteve shkollore sipas nevojës dhe në mënyrë të drejtë. Shkollat në Kosovë do të jenë të pajisura me mjete didaktike, dhe teknologjia informative do të jetë në dispozicion të shkollave. Do të hartohet një plan për sigurimin e pajisjeve të nevojshme didaktike për të gjitha shkollat dhe, gradualisht, do të bëhet pajisja e tyre me teknologji informative. Lëvizja VETËVENDOSJE! zotohet të sigurojë infrastrukturën e nevojshme. Siguria, veçanërisht në shkollat e mesme të larta në mjediset urbane, do të jetë prioritet. Qeveria do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me këshillat e prindërve dhe organet e rendit për të garantuar siguri maksimale në shkolla. Numri i nxënësve për secilën klasë do të jetë jo më i lartë se 25. Shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë do të jenë sa më afër fëmijëve, ndërsa shkollat shumë të vogla me paralele të kombinuara do të mbyllen sa herë që ekziston mundësia e transportit të nxënësve në ndonjë shkollë të afërt me kushte optimale për punë. Rrjeti i shkollave të mesme të larta do të riorganizohet në tërësi. Numri i nxënësve të regjistruar në gjimnaze dhe në shkolla profesionale do të jetë afërisht i njëjtë, ndërkaq profilet arsimore në shkolla profesionale do të rishikohen çdo vit, që të sigurohet punësueshmëria e të diplomuarve. Të gjitha objektet e reja shkollore në Kosovë do të ndërtohen duke pasur në konsiderim nevojën për të siguruar qasje të papenguar për personat me nevoja të veçanta. Do të angazhohen studentët më të mirë të programeve master dhe doktoraturë në mësimdhënie nëpër shkollat e mesme në këmbim të bursave që do të marrin si studentë të shkëlqyer. Kjo do ta rrisë cilësinë e mësimdhënies në shkollat e mesme. Do të ndërmerret një fushate vetëdijësuese mbarëkombëtare për rëndësinë e të lexuarit, me përqendrim në shkollat fillore dhe të mesme. Do të futet lënda e Mendimit Kritik në shkollat e mesme, si dhe e logjikës gjuhësore dhe matematike si lëndë në shkollat fillore. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të sigurojë një shujtë ushqim për të gjithë nxënësit në shkollat fillore. Do të sigurohet një kontroll mjekësor për të gjithë nxënësit e shkollave fillore e të mesme një herë në muaj. Shkolla do të kthehet në qendër të komunitetit, pas orarit të mësimit. Ajo do të shërbejë për aktivitete kulturore e sportive, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë të tjerë të komunitetit, prindër etj. Barazia në rezultate do të arrihet përmes mësimit shtesë, i cili do të jetë zëvendësim për kurset aktuale private që ofrojnë mësimdhënësit. Për mësimin shtesë përgjegjëse do të jetë shkolla dhe kolegji i mësimdhënësve, dhe nevoja për të do të vlerësohet kolektivisht. Mësimdhënësit që angazhohen për mësim shtesë do të kenë pagesë shtesë për këtë angazhim. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit, ndërsa do të lejohen tarifa vetëm për shërbime të veçanta, e që do të jenë të arsyeshme dhe në përputhje me kushtet ekonomike të qytetarëve të vendit. Për shkak të interesimit të shtuar të të rinjve për studime, do të stimulohet hapja e programeve të studimeve me orientim profesional. Kjo do të shoqërohet me rritjen e stafit akademik dhe ambienteve universitare. Do të krijohen fonde të veçanta që do të shërbejnë për të stimuluar studentët të orientohen në degë të rëndësishme strategjike për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës, me fokus të veçantë në shkencat ekzakte, bujqësi, inxhinieri dhe mjekësi. Me qëllim të sigurimit të cilësisë, Agjencia e Akreditimit e Kosovës do të vihet në varësi të drejtpërdrejtë të Kuvendit të Kosovës që do të mundësojë funksionimin e saj si institucion i pavarur. Procesi i akreditimit do të jetë garanci se institucioni, respektivisht programi përkatës i arsimit të lartë, ofron cilësinë e duhur. RINIA DHE KULTURA Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe me komunat, do të përcaktohet një fond për hapjen e tri qendrave socio-kulturore në secilën komunë, me ambiente të përshtatshme për aktivitete sociale, kulturore dhe sportive. Ne do ta ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe do të angazhohemi për qasje të barabartë të të gjithëve në të. Agjencia Kombëtare për Zhvillimin e Artit do të krijohet për zhvillimin e artit, duke përkrahur një mori aktivitetesh artistike: prej teatrit e deri te muzika, letërsisë deri te vallëzimi, fotografisë deri te arti dixhital, karnevaleve deri te artizanatet. AKZHA do të kujdesej për shpërndarjen e fondeve nga Buxheti i Kosovës (dhe donatorë të tjerë) për ta sjellë artin skenik, pamor e muzikor më afër shoqërisë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në çdo institucion të arsimit do të zhvillohen aktivitete artistike në fusha të ndryshme artistike, si: teatër, film/video, këndim/muzikë, pikturë etj. Televizionet kombëtare, me ligj të veçantë, do të duhej të prodhonin sasi të caktuara të veprave audiovizuele, si film artistik, film dokumentar, dramë televizive, serial etj. Ne mendojmë që do t’i kushtohet rëndësi e veçantë arsimimit dhe përkrahjes së shkrimtarëve të rinj, në mënyrë që niveli i cilësisë së arteve skenike në përgjithësi të ngrihet në nivel vleror. Ministria e Kulturës do të krijojë hapat strategjikë për ta ndihmuar librin e krijuesin dhe, rrjedhimisht, edhe kthimin e vëmendjes së publikut përmes angazhimit të Bibliotekës Kombëtare për arkivimin e ekzemplarëve të librit të botuar, reklamimit të botimeve në mediat e shkruara dhe vizive pa detyrim tarifor. RINIA DHE SPORTI Lëvizja VETËVENDOSJE! synon që sporti si aktivitet i përditshëm e i domosdoshëm të bëhet i arritshëm (përmes investimeve në infrastrukturë) nga të gjithë qytetarët, Sporti si aktivitet garues të zhvillohet në mënyrë të balancuar, duke rritur talentet vendës në shkolla e në institucione. Ne angazhohemi të zgjerojë terrenet sportive të shkollave, të përmirësojë ciklin e përgatitjes pedagogjike për arsimtarët e edukimit fizik, dhe po ashtu që ish-sportistët që mbyllin karrierën e tyre profesionale, të angazhohen në fakultetin e edukimit fizik dhe më vonë në mësimdhënie. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të angazhohet që të lidhen klubet dhe shoqatat sportive me shkolla të caktuara, me të cilat ndajnë të njëjtin territor gjeografik. Qendrat sociale dhe socio- kulturore do të ofrojnë terrene të përshtatshme për të organizuar aktivitete sportive në komunitetet ku shërbejnë. MKRS do të ndajë një pjesë të buxhetit të saj vjetor për organizimin e aktiviteteve sportive jo-profesionale, në të gjithë republikën. Tri klube sportive të Kosovës do të pajisen me akademi shumësportëshe. Në këto klube do të krijohen ekipet e moshave, sipas standardeve të njohura. Fëmijët dhe të rinjtë që përzgjidhen, do të marrin bursë shtetërore dhe do të vendosen pranë akademive sportive që të vazhdojnë përgatitjen e tyre. Do të përgatiten trajnerë dhe mësues të rinj, që do të japin mësim në klasat sportive të këtyre akademive. Sportet olimpike do të trajtohen me prioritet në programet përgatitore për talentet e reja.

See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.