ebook img

Andrea Shundi E(T)NOGASTRONOMIA ARBËRESHE PDF

383 Pages·2016·4.3 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Andrea Shundi E(T)NOGASTRONOMIA ARBËRESHE

ANDREA SHUNDI Andrea Shundi E(T)NOGASTRONOMIA ARBËRESHE (Shtjellohen edhe 625 receta gjellësh dhe ëmbëlsirash) Tiranë 2016 1 E(t)nogastronomia Arbëreshe Autori : Prof. Dr. Andrea Shundi Ballina dhe mbraptina : Artistët Bali & Mihallaq Zhavo Arti grafik : Artemida Nako Botime “Vllamasi” C Të gjitha të drejtat për shumëfishimin e librit i takojnë autorit. Shtypur në Shtypshkronjën “Vllamasi” ANDREA SHUNDI PËRMBAJTJA E LIBRIT Paraqitje e librit ...................................................................................................4 PJESA e PARË: NË VËSHTRIMIN TEKNIK PROFESIONOR Kreu I: Tradita, zhvillime, ardhmëri. Potenciale bujqësore, ekonomike, shoqërore ...............................................................................................................12 Kreu II: Zhvillime dhe receta e(t)nogastronomike arbëreshe ...........................34 Kreu III: Kultivarë dhe ekotipa vendës të hardhisë .........................................222 Kreu IV: Vreshta dhe kantina, fabrika vaji dhe sallami arbëresh ....................231 Kreu V: Veprimtari, kremtime, realitete e(t)nogastronomike arbëreshe .......248 PJESA e DYTË: E(T)NOGASTRONOMIA NË VËSHTRIMIN FILOLOGJIK DHE KULTUROR TË BOTËS ARBËRESHE. Kreu VI: Fjalorth terminologjik për vreshtarinë, verëtarinë, e(t)nogastronominë .............................................................................................269 Kreu VII: Zhvillime dhe ndikime gjuhësore në lëmin e enogastronomisë midis arbërishtes, shqipes, italishtes ...................................................................327 Kreu VIII: Shqyrtim filozofik e gjuhësor i një pjese të fondit leksikor të arbërishtes ...........................................................................................................335 Kreu IX: Fjalë të urta dhe zakone që lidhen me vreshtarinë, verëtarinë, e(t)nogastronominë ............................................................................................ 345 Pasthënie: Përsiatje dhe mbresa nga Arbëria .................................................392 Literatura e përdorur ......................................................................................405 3 E(t)nogastronomia Arbëreshe PARAQITJE E LIBRIT Shkrimet dhe botimet e arbëreshëve zënë fill pothuaj krahas me mërgimet e para të tyre në Itali.Kanë natyrë kryesisht letrare dhe tematika përqendrohet te mërgimi dhe malli e shpresa për mëmëdheun. Në shekullin e 17-të dhe të 18-të e në vijim, krahas lulëzimit sidomos të poezisë, nisën studimet për gjuhësinë, letërsinë, historinë e arbëreshëve. Nga ana tjetër, botimet fetare ndoqën zhvillimin e shoqërisë arbëreshe dhe të asaj italiane. Në dy-tre shekujt e fundit u intensifikuan botimet për folklorin dhe traditat, për kulturën dhe historinë arbëreshe. Tanimë shtypi elektronik arbëresh, ka shpërthyer dhe po trajton një tematikë shumë të gjerë, përfshirë enogastronominë. Për arbëreshët, po ashtu, ka një varg botimesh nga autorë shqiptarë e italianë, por edhe prej shteteve të tjera. Por për kulturën materiale dhe jetën e veprimtaritë ekonomike arbëreshe ka krahasimisht pak botime; megjithatë këto, sikurse gjuha, folklori, arti etj., kanë veçanti spikatëse arbëreshe, që shoqërohen me origjinalitete, duke paraqitur interes më të gjerë edhe përtej botës arbëreshe. Shkruhen artikuj, trajtesa e ndonjë libërth për to, kryesisht me natyrë përshkruese, por pothuaj mungon studimi përgjithësues dhe sidomos traktati i mirëfilltë. * * * Në librin “E(t)nogastronomia Arbëreshe” mëtohet hulumtimi dhe paraqitja në spikamë më të plotë e me sistem i vlerave gastronomike-vreshtare-verëtare tradicionore të këtij populli, të cekurit shtjellues e përgjithësues për to, duke dhënë edhe ndonjë drejtim zhvillues për të ardhmen. Gjithashtu, mëtohet për të paraqitur të kuptuarit më mirë të mbushullimit enogastronomik arbëresh, si edhe të domosdoshmërisë për t’i ruajtur dhe përmirësuar e mbrojtur këto vlera. Qëllimisht në të njëjtën fjalë të titullit, e(t)nogastronomi, janë dyzuar fjalët enogastronomi dhe etnogastronomi, mbështetur në idenë që më dha profesor Franko Altimari. Këto dy veprimtari ndërthuren pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën, prandaj në libër shtjellohen organikisht bashkë, si tradita dhe veprimtari mëse etnike të bashkësisë historike arbëreshe, me prejardhje dhe me po aq etnike shqiptare. Dëshmi për këtë janë shumica dërmuese e ANDREA SHUNDI emërtimeve të gjellëve (cingaridhe, dorëzët, dromësa, droqe, fletazi, gërvishtje, gjimave, hollonjra, kulaç, lagane, lakruar, lalëzot, likëngë, nusëse, ngjambara, patuga, përpeqe, përshesh, pifti, pite, pjakëza, strangule, shtridhëla, tërcënële, t’plotit, tumact, vajiholla, verdhet etj.) dhe të ëmbëlsirave (bushkavune, gagane, kauçiume, kraviqe, loshka, nepite, paprate, picile, popoçulla, pulikë, qenullile, skallile etj.), ku turqizmat nuk përdoren, çka shpesh hasen në emërtimet shqiptare dhe përgjithësisht në ato të tjera ballkanase. Dukuria etnike vërehet edhe në emërtimet e ekotipave dhe të kultivarëve të hardhisë (“Hardhagjel”, “Hora”, “Katarrat”, “LotKrisht”, “Marvazezë”, “Muskarjel”, “Porthinjë”, “Ruxh”, “Rrush të gjelëti”, “Sislopë”, ”Tenarjel”, “Virdhan”, “Zagarezë” etj.) Në libër parashtrohen realitete e(t)nogastronomike arbëreshe dhe mundësi për zhvillime të mëtejshme, në mënyrë që këto të bashkërendohen me më të mirat e traditave të tjera, në funksion të njohjes dhe veçanërisht të përhapjes më gjerë të tyre, të zhvillimit edhe të turizmit enogastronomik në komunat arbëreshe. Bota arbëreshe është shtjelluar e ndërlidhur dhe në bashkëveprim me realitetet italiane, me të cilat bashkëjeton për shekuj me radhë si edhe me traditat shqiptare, që janë burimore. Nga ana tjetër, herë mbas here jepen shembuj krahasues midis enogastronomisë, zakoneve dhe fjalëve/termave, përkatësisht në Arbëri dhe në gjuhën e arbëreshëve dhe në Shqipëri e në shqipen mëmë, ridëshmi e rrënjëve të përbashkëta. Libri është konceptuar në dy pjesë, ku përmbahen nëntë krerë. Në pjesën e parë me pesë krerë, enogastronomia arbëreshe trajtohet në vështrimin teknik profesionor; ndërsa në pjesën e dytë me katër krerë, ajo shtjellohet në vështrimin filologjik dhe kulturor të botës arbëreshe. Simbas krerëve, në të parin shqyrtohen potencialet ekonomike dhe shoqërore, traditat-zhvillimet-ardhmëria e enogastronomisë dhe e vreshtarisë- verëtarisë arbëreshe. Në katër krerët mbasardhës, përkatësisht trajtohen: enogastronomia arbëreshe e mirëfilltë me 625 lloje gatimi dhe receta, hulumtime për pasurinë gjenetike, për kultivarët dhe ekotipat vendës të hardhisë (26 të tillë), për kantina vere dhe restorante e resorte arbëreshe (31 të tilla). Në kreun V prezantohen realitete, kremtime, veprimtari enogastronomike. Këto janë pjesë organike e jetesës së arbëreshëve, e kulturës dhe e dëfrimit të tyre. Mjafton të përmenden tri të tilla, si “Hapja e butit”, “Therja e derkut”, “Gatimi i kuleçëve për Krishtlindje” ku marrin pjesë shumica e anëtarëve të familjes. Përmes këtyre shembujve mund të përfytyrohet ndjenja e thellë për familjen 5 E(t)nogastronomia Arbëreshe dhe për “gjitoninë”/fqinjësinë e për bashkësinë në tërësi, shprehja e haresë dhe e optimizmit për jetesë më të shëndetshme dhe të gëzueshme. Në pjesën e parë, herë mbas here hiqen paralele dhe bëhen krahasime ngjashmërie midis gjellëve dhe ëmbëlsirave arbëreshe me ato përkatëse shqiptare. Pjesa e dytë fillon me kreun e fjalorthit (1270 terma dhe sinonime) dhe përvijon me atë për fjalët e urta dhe traditat e zakonet (përkatësisht 620 dhe 120). Në dy krerët mbasardhës kemi të bëjmë me qëmtime dhe mbledhje anekënd e me thellime studimore, lidhur me fondin terminologjik që përdoret në veprimtarinë enogastronomike arbëreshe, si edhe ndërlidhjet e huazimet e ndërsjella të tij me gjuhën shqipe dhe me gjuhën italiane. Në to, shqyrtohet pasuria gjuhësore dhe folklorike (terma, sinonime, fjalë të urta e thënie, tradita e zakone etj.) dhe pasuria gjenetike (kultivarë dhe ekotipa hardhie), duke i parë në vështrimin filologjik dhe enogastronomik. Për më tepër, paraqiten propozime lidhur me kodifikimin e terminologjisë teknike arbëreshe si edhe për përfshirjen e një vargu të tërë termash e sinonimesh arbëreshe në fondin e gjuhës së sotme shqipe, në fjalorët terminologjikë dhe në fjalorët dygjuhësh. Te secili nga krerët, fillimisht parashtrohen treguesit për ta dhe mandej vijojnë shqyrtime e përfundime lidhur me ecurinë dhe të ardhmen, duke i parë në kontekstin e kulturës dhe të ekonomisë arbëreshe, si edhe të asaj italiane, me të cilën bashkëvepron. Nuk mungojnë krahasimet bashkëlidhëse me kulturën dhe sidomos me gjuhësinë shqiptare. Në këtë libër, i pari i kësaj natyre me përmasa më të plota dhe cilësore, enogastronomia është trajtuar më në tërësinë e saj, qysh nga cekja e veprimtarive vreshtare e verëtare për prodhimin e rrushit dhe të verës, deri te gatimet me verë dhe çiftimet e ngrënies së ushqimeve me pirjen e verërave. Në të, mishërohen tradita, realiteti, ardhmëria e veçantive të kulturës së prodhimit vreshtar-verëtar dhe të gatimit e përdorimit enogastronomik, një pjesë thelbësore e jetës arbëreshe, përbërëse kryesore të qytetërimit arbëresh. Krahas parashtrimit të enogastronomisë tradicionore, në libër ngërthehet gjithashtu etnosi dhe kultura arbëreshe për këtë veprimtari. Ndërthuret shqyrtimi teknik dhe gjuhësor i këtyre praktikave dhe veprimtarive, në funksion të dialektikës për të përkapur dhe spikatur më të mirën e këtij thesari të pashtershëm e në tharmim përmirësues në vijimësi. Për më tepër, një numër i madh i gatimeve arbëreshe janë sa origjinale aq edhe të pabotuara në libra të mirëfilltë; veçse një pjesë e tyre mund të gjendet e shpërndarë nëpër shtypin periodik dhe në atë elektronik on line. Nëpër disa krerë të librit, herë mbas here janë bërë përqasje, krahasime ANDREA SHUNDI dhe ngjashmëri e ballafaqime midis enogastronomisë arbëreshe dhe asaj në troje shqiptare; kjo sprovë u krye me qëllim nxjerrje më në pah të bashkërrënjësisë dhe të vijimësisë, me gjithë pothuaj shkëputjen disashekullore mes tyre. Të tilla janë përqasjet për gatimin dhe përdorimin e bukës, të kulaçit, të përsheshit, të disa kremtimeve dhe zakoneve enogastronomike etj. Në thelb, përmes këtij libri mundësohet njohja dhe përdorimi shumë më gjerë i enogastronomisë arbëreshe, për t’u shndërruar nga prona e zakoni i traditës dhe i një grupi të caktuar popullsie, në pasuri të të gjithëve. Enogastronomia arbëreshe është pjesë e mirëfilltë e dietës mesdhetare, tanimë e këtij visari botëror, që gjithnjë e më shumë po përqafohet dhe po hyn në ushqimin e përditshëm të njerëzve. Italia dhe sidomos ajo e Jugut, ku është përqendruar jeta e arbëreshëve, përbën ndër tri vendet europiane që spikatin për dietën mesdhetare. Kumte të kësaj diete, ku përfshihet edhe kuzhina arbëreshe si ndër shprehëset e ndërthurjes të kulturës së jetesës të shëndetshme midis popujve të Mesdheut, mund të pohohet se përçohen edhe përmes këtij libri. Librin “Rituali e Misteri della Cucina Arbëreshe”, shkruar nga tre autorë të mirënjohur arbëreshë, munda ta gjej e ta lexoj vetëm një javë më parë se të përfundoja librin tim. Me ta, trajtojmë tematikë pak a shumë të ngjashme, por kolegët arbëreshë ndalen më shumë te ritet dhe misteret e kuzhinës arbëreshe, shtjellojnë 192 receta gatimi. Në librin tim shtjellohen ndërthurjet e gatimeve me verë, çiftimi i ngrënies së ushqimeve me pirjen e verërave, traditat vreshtare dhe verëtare, vështrime gjuhësore që lidhen me gatimet dhe me vreshtarinë e verëtarinë arbëreshe. Por libri i mësipërm më shërbeu për krahasime dhe ballafaqime të mëtejshme të recetave, për vjelje të 30 recetave dhe të shtatë fjalëve të urta. Me librin “E(t)nogastronomia Arbëreshe”, mëtohet se tanimë të jetë krijuar një fond i specializuar teknik profesionor dhe frazeologjik e gjuhësor, të jenë paraqitur dhe shtjelluar pothuajse tërësia e gatimeve si edhe e kultivarëve vendës të hardhisë, kantina dhe restorante arbëreshe. Fond ky, që pasuron visarin gjuhësor mbarëshqiptar, fond në shërbim të kulturës dhe ekonomisë arbëreshe, por edhe italiane në tërësi. Përpjekjet i kam bërë për të shkruar një libër mbështetur në të dhëna dokumentare dhe gojore, në studime e kërkime nga ana e ime. Ndërkaq pajtohem me letrarin e mirënjohur shqiptar Nonda Bulka (1906 – 1972), i cili theksonte se “Shkrimi i mirë është i thjeshtë, por jo thjeshtia e shkrimit”. Këtë libër e hartova si akt besimi dhe fisnikërie ndaj botës arbëreshe dhe 7 E(t)nogastronomia Arbëreshe sidomos visarit enogastronomik të saj, çka në libër është shpalosur një pjesë e këtij visari. Shpresoj që enogastronomia arbëreshe të jetë lartësuar siç i takon, në “qelqe të verës dhe në ajkën e gatimeve”. Ky libër mendoj se do t’u shërbejë një vargu kategorish të lexuesve dhe të studiuesve, njerëzve të biznesit dhe sidomos agroturizmit e turizmit enogastronomik, institucioneve akademike dhe kulturore etj. Por pse jo edhe organeve ligjvënëse dhe të pushtetit në shkallë vendore e kombëtare, për të ndikuar në gjallërimin e ekonomisë arbëreshe. Miradijet dhe falënderimet për ndihmesat dhe mundësimin e daljes në dritë të këtij libri ua drejtoj një vargu institucionesh si edhe kolegëve e miqve të vjetër e atyre të rinj: .Universiteti i Kalabrisë me në krye Departamentin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë, nën drejtimin e mikut të shtrenjtë, akademikut të nderuar Franko Altimari i cili është ideues e mbarështues dhe përkujdesës deri në botimin përfundimtar të këtij libri; . Kantina e verës “Feudi di San Marzano” dhe presidenti i saj Francesco Cavallo, Komuna e Vakaricit dhe kryetari i saj Aldo Marino. Më mundësuan njohjen e një vargu realitetesh enogastronomike arbëreshe; . Profesorët Matteo Mandalà (Palermo), Anton Nikë Berisha (Kozencë), Pasquale Scutari (Kozencë), si edhe Imzot Ndon Belushi (Antonio Bellusci- Frasnita-Frascineto), për bashkëpunimin e frytshëm që pata me ta edhe në këtë libër; . Prof. Dr. Emil Lafe (Tiranë), akademiku Nazim Gruda dhe profesor në Universitetin e Berlinit, Dr. i shkencave Jorgji Muzaka (Nju Jork), të cilët këtë libër e recensionuan me profesionalizëm; .Profesorët dhe intelektualët e shquar Angelina De Marco, Anna Maria Ragno, Bianca Bruno (Mbuzat-San Giorgio Albanese), Donato Michele Mazzeo (Potencë), Enrico Ferraro (Puheriu-Pallagorio), Italo Elmo (Shën Benedhit-San Benedetto Ullano), Costantino Bellusci (Pllatëni-Plataci), Luis De Rosa (Rur-Ururi), Fausto Bubba (Garafë-Caraffa di Catanzaro), Franco Marchianò (Spixana-Spizzano Albanese), Franco Vasto (Ferma-Firmo), Giuseppe Filippelli (Puheriu-Pallagorio), Giuseppe Gallo dhe Gregorio Talò (Shën Marcan-San Marzano di San Giuseppe), Oreste Parise (Kaiveric-Cerzeto), Ottaviano Cavalcanti (Kozencë), Ruggero Lazzarini, Giuglio Peta historian i i palodhur dhe i përkushtuar i katundit të tij (Garafë-Caraffa di Catanzaro). Të lartpërmendurit më kanë “ushqyer” me një varg shkrimesh, libra, të dhëna për enogastronominë arbëreshe; . Artistët Bali dhe Mihallaq Zhavo për kompozimin profesionor të ballinës e të mbraptinës së librit, duke shprehur në art traditën e moçme të enogastronomisë arbëreshe. ANDREA SHUNDI . Agronomi Veli Hoxha, redaktor i dhjetëra librave të mi, për ndihmesën edhe në ”Enogastronomia Arbëreshe”. . Shtëpia botuese ”VLLAMASI” në Tiranë për mbështetjen dhe përkujdesjen, nga përpunimi grafik deri te shtypja, në mënyrë që libri të dalë sa më cilësor. Shkrimtari i mirënjohur gjerman Heinrich Laube, shkruan se “Librat nuk janë mbijetoja (reliitti) të së kaluarës, por armët e së tashmes”. Këtë mëtojmë edhe me “E(t)nogastronomia Arbëreshe”, që krahas gjallërimit të traditës, t’i shërbehet realitetit dhe ardhmërisë arbëreshe, sepse ka ende shumë për të hulumtuar e shkruar për këtë tematikë. Në përmbyllje, dëshiroj të perifrazoj thënien e paraqitur në një shkrim letrar shqiptar, me të cilën bashkohem, duke pohuar se gjakoj për të vërtetën, për të bukurën, për thirrjet e tokës amtare përfshirëatë bujqësore. Secili studiues dhe krijues me gjak shqiptari, le të bëhet edhe më shumë përvijues i kësaj rrjedhe dhe veprimtarie në shërbim të kombit. Mirësevini në librin “E(t)nogastronomia Arbëreshe”; jeni të mirëpritur për të kuvenduar për të e më gjerë, edhe përmes e-mailit: [email protected] Chapell Hill N.C. USA, mars 2016. Prof. Dr. Andrea Shundi 9

Description:
Bashkësia (La comunità) arbëreshe bën pjesë në qytetërimin dhe në Në enë të madhe zbrazen vera e sheqeri dhe dora-dorës, pluhuri i kafes dhe
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.