ebook img

analizë e sistemit ligjor PDF

168 Pages·2004·1.11 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview analizë e sistemit ligjor

Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë Prezenca në Shqipëri ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR NË SHQIPËRI 2004 OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR PARATHЁNIE Shteti i së drejtës është shtylla e demokracisë. Kur veprimet e shtetit bazohen në parimet e shtetit të së drejtës, populli është më i prirur të ketë besim tek autoritetet dhe mes tyre të bashkëpunojnë si pjesë të së njejtës shoqëri. Nëse mungon shteti i së drejtës, njerëzit veprojnë në mënyrë shumë individualiste. Shteti i së drejtës nënkupton një sistem ligjor që funksionon mirë, i cili siguron drejtim mbi rregullat bazë që përcaktojnë funksionimin e organizimit shoqëror dhe që ndihmon në vënien e tyre në praktikë. Për këto arsye dhe në përgjithësi për të kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës, OSBE-ja ka përgatitur këtë analizë mbi gjendjen aktuale të njëmbëdhjetë elementeve të sistemit ligjor shqiptar. Besimi i Publikut tek Sistemi Ligjor Duhet të Përmirësohet Analiza e sistemit ligjor tregon se besimi i publikut në Shqipëri për këtë sistem, është i ulët. Besimi i publikut është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, pasi ai krijon një klimë, ku investuesit janë të sigurt se janë në një fushë loje të drejtë, ku bankat kanë sigurinë se kreditë e pashlyera do të mund t’u kthehen dhe ku njerëzit i paguajnë taksat e tyre, të cilat nga ana tjetër shërbejnë për të përmirësuar infrastrukturën. Sistemi ligjor është një aktor kryesor, i cili siguron që kultura të zhvillohet, pasi ai bën të mundur që të zbatohen rregullat bazë për televizionin, shkollat ose botimin. Me një sistem ligjor mosfunksionues, në përgjithësi, njerëzit ndihen të pasigurt. Elementi themelor për krijimin e besimit të publikut, është bindja se rregullat për të cilat bihet dakord në një mënyrë demokratike, zbatohen nga e gjithë shoqëria dhe nga strukturat shtetërore. Një kapitull në këtë analizë është për Zyrën e Përmbarimit në Shqipëri. Ne shohim se shtetasit në të gjithë vendin, hasin vështirësi të konsiderueshme në zbatimin e vendimeve gjyqësore. Shpeshherë, përmbaruesit thjesht nuk kanë burimet e nevojshme; nganjëherë, kuadri ligjor është i mangët. Megjithatë, më shqetësuese është se shtetasit që i fitojnë gjykimet për detyrim në të holla ndaj shtetit shqiptar, shpeshherë e kanë veçanërisht të vështirë t’i ekzekutojnë titujt e tyre. Kjo shkel parimin se shteti dhe ata që ushtrojnë pushtet në emër të tij, duhet t’u binden rregullave ashtu si çdo shtetas. Gjithashtu, shohim metoda të ndryshme të përdorura nga eprorët e drejpërdrejtë për t’i parandaluar prokurorët nga kryerja e detyrave të tyre në përputhje me ligjin. Ata argumentojnë se mund të pengohen në përparimin e tyre në karrierë, nëse refuzojnë të firmosin dokumente që i konsiderojnë të parregullta. Ata ankohen për shqetësime përmes kontrollit jo të arsyeshëm mbi punën e tyre të përditshme. Prokurorët pretendojnë se çështjet e rëndësishme, shpeshherë ndahen pa u bazuar në metodat zyrtare. Për sa kohë që punonjësit shtetërorë në funksione drejtuese, nuk ndihen të sigurt në postet e tyre kur ata i kryejnë me ndërgjegjshmëri detyrat dhe, për sa kohë që rutina zyrtare është e thjeshtë për t’u shmangur, publiku nuk do të ketë besim tek autoritetet. Noterët shqiptarë, shpeshherë përpilojnë kontrata me parregullsi, ose më keq, certifikata të rreme të zotërimit të pronës ose të tranferimit të saj. Këto veprime çojnë në shumë çështje gjyqësore, në fusha ku siguria është jetësore për zhvillimin ekonomik, pasi derisa tapitë e pronësisë të jenë të besueshme, investuesit do të zgjedhin vende të tjera për t’i vendosur pasuritë e tyre. Sistemi Ligjor Duhet të Veprojë në Mënyrë më Transparente Transparenca është një çështje kryesore në këtë analizë. Kur një aktor në sistemin ligjor, sillet në një mënyrë transparente, do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të kenë besim në të. Një sistem transparent, patjetër që duhet të përpiqet të eleminojë elementet e korruptuara. Duhet vënë re se ii OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR korrupsioni është një dukuri në të cilën njerëzit përfshihen edhe në mënyrë të pavullnetshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme për sistemin ligjor që t’i mbrojë pjesëmarrësit e vet nga korrupsioni i pavullnetshëm. Për ata që janë të korruptuar në mënyrë të vullnetshme, sistemi ligjor duhet të zbatojë sanksione të rrepta në një mënyrë uniforme. Është e mundur që sistemi ligjor në Shqipëri të ketë një reputacion që është më i keq nga ç’meriton. Kjo rezulton nga njerëz që nuk e kuptojnë se si funksionojnë institucionet dhe prandaj dyshojnë. Ne kemi sugjeruar përmirësime me synimin e eleminimit të mosbesimit. Në një sistem transparent, korrupsioni është shumë më i vështirë se sa në një sistem të turbulluar; kur njerëzit i kuptojnë proceset, ka më pak të ngjarë që ata të mendojnë se janë të korruptuara. Qëllimi i kësaj analize Synimi përfundimtar i Analizës së sistemit ligjor, është që të ndihmojë krijimin e një sistemi ligjor transparent, që punon për popullin shqiptar dhe besohet nga ai. Prandaj, çdo kapitull jep një përmbledhje të atyre që OSBE-ja i konsideron si përparësi në reformën e sistemit ligjor. Gjithashtu, çdo kapitull përpiqet të shpjegojë se si duhet të funksionojnë pjesët e ndryshme të sistemit ligjor, nga një këndvështrim ligjor. Kryesisht, raporti i drejtohet atyre që punojnë në institucionet shtetërore dhe organizatat ndërkombëtare. Shpresojmë se këto përshkrime do t’i ndihmojnë këta organe në kontaktet e tyre me sistemin ligjor. OSBE-ja ka ndërmend të zhvillojë projekte për të trajtuar disa nga rekomandimet e bëra në këtë analizë. Shpresojmë që autoritetet shqiptare dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, gjithashtu do t’i konsiderojnë si të rëndësishme rekomandimet dhe do të zhvillojnë projekte aty ku OSBE-ja nuk ka burime për të vepruar. Sidoqoftë, duhet vënë re se zhvillimi i projekteve, ka mundësi të kërkojë punë kërkimore shtesë. Analiza e sistemit ligjor është e gjatë edhe pa hollësi të shumta mbi strategjitë përkatëse zbatuese në reformat e ndryshme. Megjithatë, shpresojmë që kjo analizë do të shërbejë si një katalizator për ndryshime, pasi ajo jep ide për ndryshime dhe informacion përmbledhës të domosdoshëm për zhvillimin e projekteve të dobishme. Kjo analizë u përgatit nga i gjithë personeli vendas dhe ndërkombëtar i Departamentit të Ligjit dhe të të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Osmo LIPPONEN Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri iii OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR Mirënjohje Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dëshiron t'ju shprehë mirënjohjen e saj institucioneve të cilat mbështetën përgatitjen e kësaj Analize të Sistemit Ligjor. Falenderojmë Prokurorinë e Përgjithshme dhe në veçanti z. Theodhori Sollaku, për gadishmërinë e tyre për t'i ardhur në ndihmë institucionit tonë me çdo informacion të nevojshëm dhe për profesionalizmin e treguar. Falenderime të veçanta duhet t'u jepen gjithashtu edhe Këshilltarit Ligjor të Prokurorisë, z. Koli Bele, Drejtorit të Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, z. Ardian Visha, Drejtorit të Drejtorisë së Personelit, z. Kasem Berberi. Ne u jemi mirënjohës Drejtorit të Profesioneve te Lira në Ministrinë e Drejtësisë, z. Gjin Niklekaj, Kryetares së Dhomës Kombëtare të Noterëve, zj. Shpresa Kurti dhe të gjithë noterëve për ndihmën e dhënë. Z. Ardian Dvorani, Drejtor i Përgjithshëm i Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë ka dhënë gjithashtu kontributin e tij me të dhëna lidhur me planet legjislative. Në fazat e para të këtij projekti vlerësojmë përkrahjen e ish-Zëvendës Ministrit të Drejtësisë z. Sokol Hazizi. Falenderime duhet t'u jepen edhe Avokatit të Popullit, z. Ermir Dobjani, Këshilltarit të tij, z. Artur Lazebeu dhe gjithë stafit të Zyrës së Avokatit të Popullit për ndihmën e tyre tepër të vlefshme. Shumë punonjës të pushtetit gjyqësor na kanë ofruar mendime mjaft të dobishme. Ata janë shumë në numër për të përmendur të gjithë emrat, por shprehim mirënjohjen tonë për orët e panumurta që këta persona na kanë kushtuar në ndihmë të këtij projekti. Megjithatë, në veçanti do të falenderonim Kryetarin e Gjykatës së Lartë z. Thimjo Kondi, Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, z. Ilir Panda, dhe gjyqtarët e Gjykatës së Apelit z. Gjovalin Pernoca dhe z. Edmond Islamaj për gatishmërinë e treguar për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh lidhur me sistemin ligjor. Meriton vlerësime edhe zj. Ariana Fullani, Drejtore e Shkollës së Magjistraturës, për ndihmën që na dha në lidhje me kërkesat e bëra nga ana jonë. Dhe së fundi, çmojmë kontributin e z. Maks Haxhia, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, dhe zj. Denisa Rreli, Koordinatore e Dhomës së Avokatisë Tiranë. iv OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR PËRMBAJTJA PARATHËNIE ………………………………………………………………………………………ii MIRËNJOHJE ……………………………………………………………………………………...iv TABELA E SHKURTIMEVE ……………………………………………………………………xix KAPITULLI I. GJYKATAT …………………………………………………………...1 I. HYRJE …………………………………………………………………………………...1 A. Përshkrim historik ………………………………………………………………………………..1 B. Përshkrim i reformës gjyqësore në aspektin strukturor ……………………………………….2 II. STRUKTURA LIGJORE ……………………………………………………………….2 A. Gjykatat e Shkallës së parë dhe Gjykatat e Apelit ……………………………………………..2 1. Gjykatat e Shkallës së Parë a. Numri i gjyqtarëve b. Emërimi i gjyqtarëve 2. Gjykatat e Apelit B. Gjykatat për fusha të veçanta ……………………………………………………………………5 1. Gjykata e Krimeve të Rënda 2. Gjykatat Ushtarake 3. Kolegji Zgjedhor C. Të drejta dhe detyra të përgjithshme të gjyqtarëve ……………………………………………7 1. Ndarja e gjykatave dhe ndarja e çështjeve 2. Procedura standarte dhe rregulla 3. Vlerësimi i punës dhe masat disiplinore D. Gjykata e Lartë …………………………………………………………………………………...9 1. Dispozita kushtetuese 2. Ligji për Gjykatën e Lartë E. Gjykata Kushtetuese ……………………………………………………………………………11 1. Detyra të përgjithshme kushtetuese 2. Çështje të juridiksionit 3. Organizimi i gjykatës III. PAVARËSIA E GJYKATAVE ………………………………………………………..13 IV. STATISTIKA RRETH VEPRIMEVE TË GJYKATAVE ………………………….13 A. Gjykatat (me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese) ………………………………………….13 B. Gjykata Kushtetuese ……………………………………………………………………………15 v OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR V. GJENDJA E GJYQËSORIT …………………………………………………………..16 A. Arsimi juridik …………………………………………………………………………………...16 B. Trajnimi juridik …………………………………………………………………………………18 C. Stafi, burimet dhe siguria e gjykatës …………………………………………………………..18 D. Inspektimet ………………………………………………………………………………………20 VI. PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME ………………………………………………20 vi OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR KAPITULLI II. KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË ………………………………………………….22 I. HYRJE ………………………………………………………………………………….22 II. DISPOZITAT KUSHTETUESE ……………………………………………………...22 III. LIGJI ORGANIK I KЁSHILLIT TЁ LARTЁ TЁ DREJTЁSISЁ ………………….23 A. Struktura dhe veprimtaria ……………………………………………………………………..23 1. Kriteret ligjore për anëtarësinë 2. Veprimtaria B. Emërimi, transferimi dhe disiplinimi i gjyqtarëve ……………………………………………24 1. Emërimi dhe transferimi i gjyqtarëve 2. Vlerёsimi i kompetencёs gjyqёsore 3. Disiplinimi i gjyqtarёve dhe inspektimet a. Detyrat e Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë b. Krahasim i Inspektoriateve të KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë për Verifikim c. Krahasim i Inspektoriateve të KLD-së dhe Ministrisë së Drejtësisë për Çështjet Disiplinore d. Procedurat në Seancat Disiplinore 4. Procedimi penal ndaj Gjyqtarёve C. Administrimi i Gjykatёs ……………………………………………………………………….29 IV. PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME ………………………………………….29 vii OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR KAPITULLI III. PROKURORITË …………………………………………………………………..30 I. HYRJE ………………………………………………………………………………….30 II. STRUKTURA E PROKURORISË …………………………………………………...30 A. Organizimi në Drejtori …………………………………………………………………………30 B. Kompetencat …………………………………………………………………………………….31 1. Dispozitat kushtetuese 2. Ligji për Prokurorinë 3. Roli i Prokurorit të Përgjithshëm a. Detyrat dhe përgjegjësitë b.Organizimi 4. Prokurorët pranë Gjykatës së Lartë 5. Prokurorët pranë Gjykatës së Apelit 6. Prokurorët pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kodi i Procedurës Penale 7. Marrëdhëniet midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorëve të Rrethit II. PROKURORËT DHE POLICIA GJYQËSORE GJATË HETIMEVE PARAPRAKE …………………………………………………………………………..35 III. KARRIERA E PROKURORËVE …………………………………………………….36 A. Emërimi dhe Shkarkimi ………………………………………………………………………...36 1. Prokurori i Përgjithshëm a. Kuadri i Përgjithshëm Ligjor b. Shkarkimi i Arben Rakipit c. Prokurorët i) Emërimi ii) Vlerësimet d. Procedimet disiplinore për Prokurorët IV. PROBLEMET E PUNËS DHE STRUKTURAT E REJA …………………………..40 A. Mbrojtja e Dëshmitarit …………………………………………………………………………40 B. Siguria ……………………………………………………………………………………………40 C. Task Force për Krimin e Organizuar ………………………………………………………….41 viii OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR V. STATISTIKAT …………………………………………………………………………41 A. Statistika të përgjithshme të Prokurorisë ……………………………………………………..41 1. Krimi i organizuar 2. Trafikimi dhe prostitucioni 3. Korrupsioni dhe pastrimi i parave 4. Krime të tjera të rënda B. Treguesit …………………………………………………………………………………………43 1. Treguesit kryesorë të politikës së procedimit penal në gjyqe 2. Treguesit e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore penale të formës së prerë VI. PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME ………………………………………………43 ix OSBE PREZENCA NË SHQIPËRI ANALIZË E SISTEMIT LIGJOR KAPITULLI IV. POLICIA GJYQËSORE ……………………………………………………45 I. HYRJE ………………………………………………………………………………….45 II. RREGULLIMI I INSTITUCIONIT TË POLICISЁ GJYQЁSORE ………………..45 A. Vështrim historik ………………………………………………………………………………..45 B. Organizimi i Policisë Gjyqësore ………………………………………………………………..46 1. Shërbimet e Policisë Gjyqësore 2. Seksionet e Policisë Gjyqësore C. Kompetencat e Policisë Gjyqësore ……………………………………………………………..48 D. Bashkëpunimi me Polici të tjera dhe Prokurorinë ……………………………………………49 III. BUXHETI ……………………………………………………………………………….49 IV. TЁ DHЁNA MBI PERSONELIN ……………………………………………………..50 V. STATISTIKAT MBI ÇЁSHTJET E HAPURA DHE TЁ PЁRFUNDUARA ……...52 VI. VЁZHGIM MBI ZBATIMIN NЁ PRAKTIKЁ TЁ LIGJIT PЁR POLICINЁ GJYQЁSORE …………………………………………………………………………..54 A. Çështje të juridiksionit dhe të mbikqyrjes ……………………………………………………54 1. Argumentet pro sistemit aktual 2. Argumente kundër sistemit aktual B. Arsimi dhe trajnimi ……………………………………………………………………………..56 C. Marrëdhëniet me organe të tjera policore që kanë statusin e policisë gjyqësore …………...56 VII. PËRFUNDIM DHE REKOMANDIME ………………………………………………….57 x

Description:
Megjithatë, më shqetësuese është se shtetasit që i fitojnë gjykimet për detyrim në të holla ndaj shtetit shqiptar, shpeshherë e kanë veçanërisht të vështirë t'i ekzekutojnë titujt e tyre. Kjo shkel parimin se shteti dhe ata që ushtrojnë pushtet në emër të tij, duhet t'u binde
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.