ebook img

drejt qeverisjes së konsoliduar të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të PDF

72 Pages·2016·2.28 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview drejt qeverisjes së konsoliduar të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të

DREJT QEVERISJES SË KONSOLIDUAR TË TRASHËGIMISË SË PËRBASHKËT NDËRKUFITARE NATYRORE DHE KULTURORE TË RAJONIT TË LIQENIT TË OHRIT Vlerësimi i studimit bazë i rajonit të Liqenit të Ohrit - Shqipëri Projekt-raporti i përbashkët i IUCN – ICOMOS Janar 2016 Përmbajtja ......................................................................................................................................................................................... i A. Përmbledhje Ekzekutive ............................................................................................................................................. 1 B. Zona e studimit........................................................................................................................................................... 5 B.1 Mjedisi fizik .................................................................................................................................................. 5 B.2 Mjedisi biotik ............................................................................................................................................... 7 B.3 Mjediset Kulturore ....................................................................................................................................... 0 C. Vlerat dhe burimet e trashëgimisë/ cilësitë ............................................................................................................... 6 C.1 Vlerat dhe burimet e trashëgimisë natyrore ................................................................................................ 6 C.2 Vlerat dhe burimet e trashëgimisë kulturore ............................................................................................. 12 D. Gjendja aktuale e ruajtjes së vlerave dhe burimeve të trashëgimisë ...................................................................... 16 D.1 Vlerat dhe burimet natyrore ...................................................................................................................... 16 D.2 Gjendja e ruajtjes së trashëgimisë kulturore ............................................................................................. 21 E. Kuadri Ligjor & Institucional/Mbrojtja dhe dispozitat ligjore ................................................................................... 22 E.1 Legjislacioni i mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe institucionet përgjegjëse...................................... 22 E.2 Legjislacioni për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ................................................................................. 26 E.3 Legjislacioni dhe politika e planifikimit të hapësirave dhe institucionet përgjegjëse ................................ 28 E.4 Bujqësia ...................................................................................................................................................... 29 F.1 Analizimi socio-ekonomik i situatës aktuale ........................................................................................................... 31 F.1.1 Popullsia ..................................................................................................................................................... 31 F.1.3 Shërbimet dhe infrastruktura ..................................................................................................................... 32 F.1.4 Aktivitetet kryesore ekonomike ...................................................................................................................... 32 F.2 Potencialet dhe mundësitë për zhvillimin e ardhshëm .......................................................................................... 37 F.2.1 Bujqësia ...................................................................................................................................................... 37 F.2.2 Turizmi dhe trashëgimia ............................................................................................................................. 40 G P ërfundimet dhe rekomandimet ............................................................................................................................. 49 G.1 Vlerat natyrore ........................................................................................................................................... 49 G.2 Vlerat e trashëgimisë kulturore.................................................................................................................. 50 G.2 Bujqësia ...................................................................................................................................................... 51 G.3 Pylltaria ...................................................................................................................................................... 52 G.4 Turizmi ........................................................................................................................................................ 52 Referencat ....................................................................................................................... Error! Bookmark not defined. Anekset ............................................................................................................................ Error! Bookmark not defined. ANEKSI I: Bimët vaskulare në Liqenin e Ohrit ........................................................... Error! Bookmark not defined. ANEKSII: Lista e peshqve në rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri ................................ Error! Bookmark not defined. ANEKSI III: Lista e amfibëve dhe zvarranikëve në rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri Error! Bookmark not defined. ANEKSI V: Lista e llojeve të shpendëve në rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri.. Error! Bookmark not defined. ANEKSI V: Lista paraprake e gjitarëve në rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri ... Error! Bookmark not defined. i ANEKSI VI: Lista e taksonëve endemikë në Liqenin e Ohrit (burimi: MMPF 2003) . Error! Bookmark not defined. ANEKSI VII: diatomikët endemikë nga Liqeni i Ohrit (burimi: Levkov and Williams 2012) ... Error! Bookmark not defined. ANEKSI VIII: Speciet jorruazore të rëndësisë së ruajtjes në rajonin e Liqenit të Ohrit Error! Bookmark not defined. ANEKSI X: Peshqit e rëndësisë së ruajtjes në rajonin e Liqenit të Ohrit ................ Error! Bookmark not defined. ANEKSI X: Amfibët dhe zvarranikët e rëndësisë së ruajtjes në rajonin e Liqenit të Ohrit .... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XI: Llojet e shpendëve të rëndësisë së ruatjes në rajonin e Liqenit të Ohrit .. Error! Bookmark not defined. ANEKSI XII: Gjitarët e rëndësisë së ruajtjes në rajonin e Liqenit të Ohrit .................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XIII: Bimët vaskulare të rëndësisë së ruajtjes në rajonin e Liqenit të Ohrit .... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XIV: Llojet e habitateve t ë kullotave të interesit Europian të ruajtjes në pjesën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit ............................................................................................................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XV: Vlerësimi i tipareve më të rëndësishme gjeologjike dhe gjeomorfologjike në pjesën shqiptare të shtrirjes së Liqenit të Ohrit (Shumka, 2015) .................................................................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XVI: Problemet e ruajtjes dhe kërcënimet kryesore përkatëse të identifikuara për Liqenin e Ohrit (burimi: Kostovski et al., 2010) ........................................................................................ Error! Bookmark not defined. ANEKSI XVII: Rezultatet nga Seminari i Analizimit SWOT (21 gusht 2015, Pogradec) .......... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XVIII: Zonimi i propozuar për Territorin tokësor dhe Ujor të Peisazhit të Mbrojtur të Pogradecit... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XIX: Vlerësimi i marrëveshjeve institucionale dhe instrumentave të politikave për menaxhimin e burimeve natyrore dhe kulturore në rajonin e Liqenit të Ohrit –Shqipëri ..................... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XX: Parimet kryesore dhe kuadri ligjor mbi planifikimin territorial (hapësinor) në Shqipëri ......... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XXI: Të dhënat demografike bazë mbi rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri......... Error! Bookmark not defined. ANEKSI XXII: Të dhënat ekonomike bazë mbi rajonin e Liqenit të Ohrit në Shqipëri ........... Error! Bookmark not defined. ii Lista e tabelave Tabela 1 Biodiversiteti dhe endemiciteti i Liqenit të Ohrit .......................................................................................... 8 Tabela 2 Numrat e taksonëve të regjistruar si nga Liqeni i Ohrit ashtu edhe nga Liqeni i Prespës dhe shtrati i tyre (burimi: Levkov & Williams, 2012) ............................................................................................................... 8 Tabela 3 Krahasimi i numrave të taksonëve diatomikë në liqenet e lashtë apo të mëdhenj (burimi: Levkov & Williams, 2012) ............................................................................................................................................. 8 Tabela 4 Panoramë e numrit total të rëndësisë së ruajtjes së specieve në rajonin e Liqenit të Ohrit ..................... 11 Tabela 5 Vlera aktuale ekonomike e përvitshme e shërbimeve të ekosistemit në pjesën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit (burimi: Shumka, 2015) ..................................................................................................... 12 Tabela 6 Vlerësimi i kërcënimeve ndaj Liqenit të Ohrit duke përdorur klasifikimin e kërcënimeve sipas IUCN-CMP (burimi: Kostovski et al., 2010) ................................................................................................................... 18 Tabela 7 Nxjerrja e mineraleve .................................................................................................................................. 35 Tabela 8 Produktet tipike kryesore të identifikuara në rrethin e Korçës .................................................................. 39 iii Lista e Figurave Figura 1 Gjeologjia e basenit të Liqenit të Ohrit (burimi: Hoffmann, 2014) .................................................................... 6 Figura 2 Pjesa shqiptare e shtratit të Liqenit të Ohrit (burimi: Shumka 2015) ................................................................. 10 Figura 3 Indeksi i biodiversitetit endemik për liqenet e lashta të përzgjedhura në shkallë botërore dhe Liqeni Viktoria duke marrë parasysh edhe sipërfaqen e zonës. Numrat në kllapa mbi liqenet tregojnë numrin total të specieve endemike përkatëse (burimi: Albrecht and Wilke 2008) .................................................................... 7 Figura 4 Lidhjet ndërmjet Shërbimeve të Ekosistemit dhe Mirëqenies së Njeriut (burimi: Hassan et al. 2005) ........... 12 Figura 5 Numri i netëve, turistët vendas (burimi: Vjetari Statistikor, Bashkia e Pogradecit) ........................................ 36 Figura 6 Numri i netëve, turistët e huaj (burimi: Vjetari Statistikor, Bashkia e Pogradecit) .......................................... 37 Figura 7 P.D.O. P.G.I. & T.S.G. markat e tregëtimit ....................................................................................................... 37 iv List a e akronimeve MV Mesatatja Vjetore (përqëndrimi i substancave prioritare në ujë) STHA Spektroskopia e Thithjes Atomike FSHAZH Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF) SH Shqipëria SSBU Strategjia e Sektorit të Bujqësisë dhe Ushqimit SHASHP Shoqata Amerikane e Shëndetit Publik (APHA) SVCE Sistemi i Vlerësimit për Cilësinë Ekologjike të përrenjve dhe lumenjve p ërmes Europës që përdorin bentik ë (AQEM/STAR) RMT Rezultati Mesatar për Takson SHTUA Shoqata Tregëtare e Udhëtimit për Aventurë GPMB Grupi i Punës për Monitorimin Biologjik KOB5 Kërkesa për Oksigjen Biokimik (e matur gjatë një periudhe 5-ditore) QSZHE Qendra për Sipërmarrje dhe Zhvillim Ekonomik KOK Kërkesa për Oksigjen Kimik PRQBL Përdorimi i Ruajtur dhe i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës VKM Vendimi i Këshillit të Ministrave (Shqipëri) DDD Dichlorodiphenyldichloroethane (një metabolit i DDD) DDE Dichlorodiphenyldichloroethylene (një metabolit i DDT) DDT Dichlorodiphenyltrichloroethane (insekticid organoklorin, tani e ndaluar për përdorim bujqësor) OT Oksigjen i Tretur EOK Emërtimi i origjinës së kontrolluar EOKG Emërtimi i origjinës së kontrolluar dhe të garantuar KE Komisioni/Komuniteti Europian EN Europian (një document i BE-së është një starndard rajonal për përdorim në Bashkimin Europian) AMM Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit RCE Raporti i Cilësisë Ekologjike SCM Standarti i Cilësisë së Mjedisit BE Bashkimi Europian OBU Organizata Bujqësore e Ushqimit OMP Organizata e Menaxhimit të Peshkimit PBB Produkti i Brendshëm Bruto LGM Leht ësirat Globale t ë Mjedisit GIZ Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH GIS Sistemi i Informacionit Gjeografik ZRSH Zona e Rëndësishme e Shpendëve QNSRRPK Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pronës Kulturore ICOMOS Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe i Siteve ZRB Zona e Rëndësishme e Bimësisë IPA Instrument i Ndihmës Para-Hyrëse në Bashkimin Europian IAKSA Institituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Arteve TKL Trashëgimia Kulturore e Luajtëshme ONS Organizata Ndërkombëtare e Standartizimit IUCN Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës LOR Rajoni i Liqenit të Ohrit PMLP Plan i Menaxhimit të Liqenit të Prespës NJB Njeriu dhe Biosfera BMA Bimë Mjekësore Aromatike masl metra mbi nivelin e detit VMM Vlera Maksimale e Miratuar (përqëndrimi i substancave v parësore në ujë) VME Vlerësimi Mijëvjeçar i Ekosistemit MK Ministria e Kulturës MM Ministria e Mjedisit MBZHRAU Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave MMPF Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Fizik (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) KKA Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë QKVF Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike AKZM Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura AKM Agjencia Kombëtare e Mjedisit (Shqipëri) SKZHI Strategjia Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin N-takon ëve Numri i taksonëve KKT Këshilli Kombëtar i Territorit KKU Këshilli Kombëtar i Ujërave (Shqipëri) OCP OrganoChlorine Pesticide OECD Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim GZ Gazeta Zyrtare RZ Revista Zyrtare VJU Vlera e Jasht ëzakonshme Universale ZM Zonë e Mbrojtur DMO Destinacioni i Mbrojtur i Origjinës TGM Tregimi Gjeografik i Mbrojtur NVO Ndotësi i Vazhdueshëm Organik RAPA Agjencitë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit QBL Qarku i Basenit të Lumit PMBL Plani i Menaxhimit të Basenit të Lumit DRKK Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare ZMV Zona e Mbrojtjes së Veçantë SWOT Pikat e Forta, të Dobëta, Mundësitë dhe Kërcënimet GST Garantimi i Specialitetit Tradicional UNDP Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara UNEP Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara UNESCO Organizata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara UNWTO Organizata e Turizmit Botëror e Kombeve të Bashkuara TSHUU Trajtimi i Shkarkimit të Ujrave Urbane EU Ent i Ujrave QTB Qendra e Trashëgimisë Botërore KTB Komiteti i Trashëgimisë Botërore DKU Direktiva e Kuadrit të Ujrave OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë STB Siti i Trashëgimisë Botërore PMKU Plani i Menaxhimit të Kufindarësit Ujor ITSHU Impjanti i Trajtimit të Shkarkimit të Ujrave vi A. Përmbledhje Ekzekutive Prona e Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore Rajonit të Ohrit” është përshkruar në Listën e Trashëgimisë Botërore më 1979 fillimisht si një pronë natyrore, sipas kriterit natyror (iii), kriterit të sotëm (vii). Më 1980 siti u zgjerua sipas kriterit kulturor (iii) dhe kriterit (iv), dhe u bë një pronë mikse. Më 2009, në seancën e tij të 33-të, Komiteti i Trashëgimisë Botërore miratoi një ndryshim të vogël të kufirit, i cili zvogëlonte paksa kufijtë në veri dhe në perëndim. Brenda këtij procesi, u nxit kriteri i një zone të ndërmjetme nga Komiteti. Me këtë rast, Komiteti gjithashtu rekomandoi se “një shtrirje ndërkufitare e pronës për të përfshirë pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit dhe kufindarësit të tij ujor të merrej parasysh në mënyrë që të konsolidohej vlera dhe integriteti i pronës.” Pala nënshkruese e Shqipërisë propozoi projektin pilot “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit” në kuadër të Procesit Paraprak në mbështetje të emërimeve të Trashëgimisë Botërore, themeluar në bazë eksperimentimesh në vijim të Vendimeve të Komitetit të Trashëgimisë Botërore (shih veçanërisht 34 COM 12 dhe 35 COM 12). Qëllimet e procesit paraprak janë për të siguruar mbështetje transparente dhe sistematike në procesin e emërimit në fazat më fillestare të përgatitjes, si edhe për të testuar metodat më funksionale të bashkëpunimit ndërmjet Palëve Nënshkruese, Qendrës së Trashëgimisë Botërore dhe Organeve Këshilluese me qëllimin e një kuadri të gjerë për të përmirësuar mbrojtjen dhe menaxhimin e pronave të Trashëgimisë Botërore. Projekti Pilot Aktual Paraprak e ka zanafillën brenda këtij konteksti dhe veçantia e tij është se ai merr parasysh një shtrirje të një zone të përzier të përshkrua, Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e rajonit të Ohrit (Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë) për t’u kthyer në një pronë ndërkufitare. Zbatimi I Projektit Pilot Paraprak mbështetet financiarisht nga Bashkimi Europian përmes programit IPA brenda projektit “Përmes qeverisjes së konsoliduar të trashëgimisë së përbashkët ndërkufitare natyrore dhe kulturore të Rajonit të Liqenit të Ohrit” përmes një marrëveshjeje ndërmjet BE-së dhe UNESCO-s. Vlerësimi aktual i Studimit Bazë është përpunuar me anën e një këndvështrimi për të arritur njohjen dhe profilizimin e ngritur të zonës ndërkufitare dhe për të identifikuar mundësitë për zhvillimin e saj të qendrueshëm. Ai gjithashtu përfaqëson një parakusht për planifikimin e integruar të menaxhimit në bazë të bashkëpunimit aktiv ndërsektorial dhe pjesëmarrjes së publikut dhe për të lehtësuar procesin e shtrirjes së pronës së Trashëgimisë Botërore “Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore e Rajonit të Ohrit” në Shqipëri. Informacioni dhe vlerësimi në përmbajtje të këtij raporti janë përpunuar mbi bazën e një sërë burimesh të shkruara, duke përfshirë projekte të mbështetura nga BE-ja, sondazhe të drejtpërdrejta të kryera në zonë dhe intervistime ndaj aktorëve lokalë. Më poshtë janë dhënë përmbledhtas rezultatet kryesore të vlerësimit të studimit bazë. Domethënia e Rajonit të Liqenit të Ohrit Liqeni i Ohrit është një liqen i thellë, oligografik me prejardhje tektonike dhe ndër më të paktët liqene të lashta në botë. Kjo ekzistencë e gjatë e liqenit ka lejuar zhvillimin e një ekosistemi të jashtëzakonshëm, i cili ruan një shkallë të mrekullueshme të biodiversitetit endemik. Nga ana objektive, Liqeni i Ohrit përfaqëson një dukuri natyrore të pakrahasueshme sipas kriterit (vii) të Direktivave Operative për Zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore. Duke ruajtur rreth 1,500 specie, dhe më shumë se 300 specie endemike, Liqeni i Ohrit mund të konsiderohet ndoshta si një ndër liqenet më me shumëllojshmëri në botë duke llogaritur edhe sipërfaqen e zonës. Ka të ngjarë që edhe kjo shkallë e lartë e endemicitetit të nënvlerësohet meqënëse mbeten një numër taksonësh, të cilët studiohen shumë pak ose aspak, veçanërisht brenda familjeve të Protistëve, Koelenteratëve, Trematodëve, Kestodëve, Nermentinëve, Tardigradëve dhe Insekteve. Brenda sipërfaqes ujore të Ohrit, shfaqet endemiciteti në shkallë të ndryshme hapësinore me disa specie të cilat për vetë liqenin janë endemike dhe disa të tjera të kufizuara vetëm në burimet pranë, përreth ose vetëm në disa vendodhje të izoluara nga pengesa horizontale dhe vertikale. Vendodhjet më të rëndësishme për ruajtjen e biodiversitetit endemik ujor brenda Liqenit të Ohrit përfshijnë Veli Dabin, zonën litorale pranë manastirit të Shën 1 Naumit dhe burimin e kompleksit ushqyes në Shën Naum, në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë dhe burimin e kompleksit ushqyes në Tushemisht/Zagorican (Drilon) në Shqipëri. Aktualisht nuk ka një shqyrtim të plotë dhe sistematik të shpërndarjes së specieve endemike në Liqenin e Ohrit dhe prurjeve të tij ujore, por ndoshta një numër i madh speciesh endemike janë të shpërdara në të gjithë liqenin, duke përfshirë katër specie endemike të sfungjerëve dhe peshq endemikë të shumtë. Specie të tjera endemike janë përshkruar nga vendodhjet në pjesën shqiptare të liqenit, si psh. një sërë speciesh diatomike endemike, të cilat kohët e fundit janë botuar si të reja për shkencën. Një numër shumë i madh shpendësh ujorë Palaearktikë shtegtojnë rregullisht në dimër në Liqenin e Ohrit, duke e kthyer atë një një ligatinë të rëndësishme ndërkombëtare. Në kufindarësin ujor të Liqenit të Ohrit gjithashtu gjendet një biodiversitet i rëndësishëm. Në bazë të një numri speciesh me vlera të ruajtjes ndërkombëtare dhe kombëtare në pjesën e kufindarësit ujor të pjesës shqiptare janë identifikuar: 44 taksonë të jorruazorëve, 21 lloje peshqish, 6 lloje amfibësh, 13 lloje zvarranikësh, 137 lloje shpendësh, dhe 21 lloje gjitarësh. Evoluimi i biodiversitetit jashtëzakonisht të pasur të Liqeni të Ohrit lidhet ngushtë me ekologjinë e tij të veçantë. Ashtu si në shumicën e liqeneve të tjera, ekologjia e Liqenit të Ohrit është një pasqyrim i pellgut ujëmbledhës dhe mjedisit të tij eko-klimatologjik. Prania dhe evoluimi i biodiversitetit të pasur të liqenit mbështetet nga rrjedha nënujore e ujit të freskët, të pastër e të pasur me oksigjen në liqen. Burimet nënujore ndihmojnë në krijimin e habitateve të veçanta të specieve endemike meqenëse ato sigurojnë oksigjen, lëndë ushqyese, dhe jone dhe në këtë mënyrë krijonë kushte tërësisht të ndryshme, por të qendrueshme të kufijve. Shfaqja e një numri taksonësh endemikë lidhet ekskluzivisht me burimet ujore dhe kjo duket se tregon se uji i burimeve mund të ketë qenë i rëndësishëm për evoluimin e një sistemi unikal të Liqenit të Ohrit. Për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit hidraulik në Liqenin e Ohrit rrjedhja e ujit është e ulët dhe burimet nënujore kontribojnë për një pjesë të rëndësishme të sasisë të ujit. Përzierja e vazhdueshme e ujërave të liqenit me ujërat e pastra të burimeve është e rëndësishme për statusin oligografik të Liqenit të Ohrit dhe për rrjedhojë prodhimin e ulët të algave. Liqeni është ende mjaft oligografik, me një kthjelltësi prej 14m, por mesatarja e përqendrimit total të fosforit është rritur në 4.5 mg m-3. Liqeni i Ohrit gjithashtu siguron arkivime të paçmuara të historive tektonike, klimatike, mjedisore dhe evolucionare (Albrecht et al. 2010). Kohët e fundit, Liqeni i Ohrit është njohur si një zonë e rëndësisë botërore për rindërtimin afatgjatë të paleo-klimës. Me regjistrimin e një depozitimi afatgjatë dhe pozitave gjeografike të rëndësishme ndërmjet Mesdheut dhe Europës Perëndimore, ai përdoret në shkallë të lartë për të provuar hipotezat që kanë të bëjnë me biodiversitetin dhe evoluimin e endemicitetit në liqenet e lashta (Reed et al. 2010). Pjesa shqiptare e liqenit të Ohrit/Pogradecit paraqet disa nga panoramat më mbresëlënëse mbi liqen dhe malet përreth. Forma dhe pozicionimi i dukshëm i gadishullit të Linit me zgjatim në liqen, i rrethuar nga një pllajë e kultivuar e ruajtur qetësisht, me Malin Galicika dhe Malin e Thatë në sfond, është përvoja e parë pamore e mahnitshme që mund të kenë vizitorët nga peisazhi liqenor, kur zbresin nga Qafë Thana drejt liqenit. Është vërtet unikale meqenëse krijon në mënyrë të menjëhershme ndjesinë e një vendi të veçantë. Prania e rrënojave të bazilikatës trekonike e paleo-krishtërimit në Lin, me mozaikët e saj të çmuar mbi majën e këmbanares, konfirmon se avantazhet e atij pozicionimi ishin kuptuar dhe tashmë ishin përdorur që prej shekujve të kaluar. Vendbanimi i peshkatarëve në Lin me modelin e rrugës së tij, i përshtatur sipas morfologjisë së gadishullit plotëson panoramën pamore të një modeli vendbanimi, i cili karakterizon të gjithë zonën e liqenit. Përfundimet arkeologjike dëshmojnë për pushtimin e hershëm të rajonit nga njerëzit, të paktën që nga periudha e Neolitit. Vëzhgimet dhe kërkimet e kryera në vitet ’60-të – ’70-të, po rifillojnë së fundmi, veçanërisht në rrethinat përreth Korçës, me rezultate të mira: gërmime të kryera në shekullin e 21-të hedhin dritë të re mbi tranzicionin në bujqësi në Europën Jugore dhe Shqipëri. Radiokarboni rrjedh nga vende si Vashtemi dhe densiteti i zonave të Neolitit të Hershëm në zonë (psh. vendbanime në Podgorie, Vashtemi, Barc, Maliq) “i drejtohen basenit të Korçës si skaji kryesues i tranzicionit bujqësor në Shqipëri” dhe ndër sitet më të hershme bujqësore në Europë (Allen, Gjipali, 2014). Në zonën e Pogradecit, kërkimi ende pret riaktivizimin sistematik: në shumicën e rasteve, zonat arkeologjike janë shqyrtuar rreth viteve ’60-të – ’70-të dhe këtu rrënojat e pushtimit parahistorik të njerëzve shfaqen më pak të dendura sesa përreth Korçës, por premtuese në lidhje me shqyrtime të ardhshme dhe sigurisht interesante në lidhje me mundësinë për të tërhequr vizitorë dhe për aftësinë e tyre për të hedhur dritë mbi historinë e modelit të vendbanimeve të njerëzve brenda Rajonit të Liqenit të Ohrit. 2 Mbetjet e disa pirgjeve të banesave të vendbanimeve janë gjetur dhe vazhdojnë të gjenden në rajon si në Shqipëri: në Maliq, Zagradie, pranë liqenit të Prespës, ashtu edhe në Republikën Jugosllave të Maqedonisë: pranë Gradishtit në Gjirin e Bones, duke hedhur dritë të re mbi modelin e vendbanimeve të njerëzve që nga Neoliti e deri në ditët e sotme në Rajonin e Liqenit të Ohrit dhe në Ballkan. Gjurmë të vendbanimeve të fortifikuara të epokës së Bronzit dhe të Hekurit dëshmojnë për vazhdimësinë e pranisë së njerëzve përgjatë fazave proto-historike, ndër të cilat, është e rëndësishme të përmenden Varret Monumentale të Selcës së Poshtme, të cilat datojnë në shekullin e 3-të para erës sonë. Dëshmi të pranisë së njerëzve në Antikitetin e vonë përfaqësohen nga rrënojat arkeologjike të kishës me trekonike në Lin, ndërsa toponimet dëshmojnë për praninë e Sllavëve përreth liqenit të Ohrit në shekujt pasardhës. Prania e otomanëve në rajon është veçanërisht e dukshme në Korçë, me zonën e pazarit, hanet dhe ndërtesat tregtare/të banimit, të cilat së fundmi po restaurohen, megjithatë edhe Pogradeci paraqet shembuj të mirë të arkitekturës otomane tashmë nën mbrojtje sipas shpalljes së kohëve të fundit të qendrës historike dhe të shtrirjes së ndërmjetme të qytetit të Pogradecit dhe së bashku me miratimin e regulloreve për administrimin e kësaj qendre. Megjithatë, kërkohet studim i mëtejshëm për të trajtuar në mënyrë të veçantë territorin e gjerë dhe peisazhin historik, dhe zhvillimin dhe ndryshimet e tyre. Përmirësimi i njohurive të vlerave të trashëgimisë Studimi, i cili është kryer gjatë muajve të fundit, sugjeron se ekziston një mungesë balancimi ndërmjet njohurive dhe kuptimit të vlerave natyrore dhe historikut të rajonit dhe atyre të vlerave kulturore, zhvillimin e tij historik nëpër vite dhe peisazhit aktual dhe strukturës/modelit/tipareve të venbanimeve. Një kuptim i qartë i veçantësisë historike dhe kulturore të rajonit si një i tërë, përtej kufijve të kombe- shteteve të ditëve të sotme, do të kërkonte një ushtrim të ‘historisë globale’, në të cilin Rajoni i Liqenit të Ohrit bëhet objekti i studimit dhe në të cilin të gjitha aspektet e veprimtarive të njerëzve, ndërveprimi i tyre me mjedisin dhe me etnitë e tjera të racës njerëzore/ shoqëritë shqyrtohen përgjatë shekujve. Faktorët negativë që ndikojnë në pjesën shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit/Pogradecit Pavarësisht se Liqeni i Ohrit ka përjetuar ndryshime të mëdha natyrore mjedisore dhe luhatje përgjatë historisë së tij, shkalla e ndikimit antropogjen e vërejtur në vitet e fundit është një burim shqetësimi. Ka disa të dhëna për një “krizë të frikshme të biodiversitetit” për shkak të ndikimeve të njerëzve të cilat janë grumbulluar përgjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Aktualisht shqetësimet kryesore të ruajtjes për Liqenin e Ohrit përfshijnë ndikime të shumta që burojnë në kufindarësin e tij ujor, trysnitë nga veprimtari të paqendrueshme në bujqësi dhe pylltari, trysnitë nga veprimtaritë turistike dhe popullsia në rritje pranë kufirit ndarës ujor, paraqitja e specieve të huaja, degradimi i habitateve natyrore dhe ndryshimet e klimës globale. Edhe pse liqeni është ende oligotropik ngrohja globale mund të përkeqësojë pasojat negative të eutrofikimit. Pritet që me rritjen e temperaturës përzierja vertikale e ujit do të ulet dhe ai qarkullim në thellësi do të jetë më pak i shpeshtë. Një veprim i përbashkët kërkohet përgjatë kufirit shtetëror dhe të përfshijë të gjithë kufirin ujor ndarës, duke përfshirë anën shqiptare në mënyrë që të reduktohen ndikimet negative ndaj ekosistemeve të cënueshme dhe të lashta të Liqenit të Ohrit. Në mënyrë që të sigurohet shfrytëzimi i plotë i mundësive të rajonit, është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi mbi një numër pikash të dobëta dhe faktorësh të cilët duhet të trajtohen në mënyrë urgjente, meqenëse ato mund të kufizojnë dhe pengojnë mundësinë për të shijuar përfitimet e burimeve natyrore dhe kulturore të zonës, edhe nëse nuk arrijnë të ndalojnë të gjithë procesin, dhe për rrjedhojë ndikojnë në rezultatin përfundimtar për të cilin është ndërmarrë ky Projekt Pilot. Detajet mund të gjenden në përfundimet. Çështjet e vërejtura në pjesën shqiptare të Liqenit janë të përbashkëta me ato që ndikojnë pronën e përshkruar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. 3

Description:
Odonata (Insektet). 26. 0. 0. Trichoptera (Insektet). 22. 0. 0 AirBnB po shfaqet tashmë në rrethin e Korçës: Pogradeci = 6 prona të listuara.
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.