ebook img

Dokturatura Isuf Bazaj, Fakulteti i Histori-Filologjise, Departamenti i Gjuhesise PDF

279 Pages·2014·2.13 MB·Albanian
by  
Save to my drive
Quick download
Download
Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.

Preview Dokturatura Isuf Bazaj, Fakulteti i Histori-Filologjise, Departamenti i Gjuhesise

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Departamenti i Gjuhës shqipe Tezë në kërkim të gradës shkencore “DOKTOR” Fusha : Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES Doktorant Udhëheqës shkencor Isuf BAZAJ Prof. dr. Çlirim BIDOLLARI Tiranë, 2014 Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë Departamenti i Gjuhës shqipe LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES Doktorant Udhëheqës shkencor Ma. Isuf BAZAJ Prof. dr. Çlirim BIDOLLARI Tiranë, 2014 DISERTACION Përgatitur nga: Isuf BAZAJ Për marrjen e gradës shkencore “Doktor” Fusha: Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji. LEKSIKU APELATIV E ONOMASTIK NË MAKRO E MIKROSTRUKTURËN E FJALORËVE SHPJEGUES E DYGJUHËSH TË SHQIPES Udhëheqës shkencor: Prof. dr. Çlirim BIDOLLARI Mbrohet më, 10.06.2014 para jurisë : 1. Prof. dr. Valter Memisha............................................ Kryetar 2. Prof. dr. Enver Hysa.................................................... Anëtar oponent 3. Prof. as. dr. Idriz Metani................................................... Anëtar oponent 4. Doc. dr. Ardian Dako.................................................. Anëtar 5. Prof. dr. Dhimitri Bello................................................ Anëtar PASQYRA E LËNDËS HYRJE………………………………………………………………................................4 KREU I Kronologjia e botimeve leksikografike të shqipes…………............................11 1.1 Çështje të përgjithshme……………………………………………................11 1.2 Etapat e zhvillimit të leksikografisë shqipe………………………................13 1.3 Fjalorë dygjuhësh…………………………………………………...............18 1.4 Fjalorë dialektorë e krahinorë…………………………………..................20 1.5 Fjalorë specialë …………………………………..........................................23 1.6 Fjalorë terminologjikë………………………………………….....................24 KREU II Krahasimi i ndryshimit të makrostrukturës në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe .................................................................................................26 2.1 Çështje të përgjithshme……………………………………………................26 2.2 Pasqyrimi i leksikut të gjuhës shqipe në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues .........................................................................................................31 2.2.1 Leksiku në shkronjën A si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH….......34 2.2.2 Leksiku në shkronjën B si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH….......37 2.2.3 Leksiku në shkronjën C si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH...........40 2.2.4 Leksiku në shkronjën Ç si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH …......42 2.2.5 Leksiku në shkronjën DH si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH….......44 2.2.6 Leksiku në shkronjën F si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH…........46 2.2.7 Leksiku në shkronjën H si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH...........48 2.2.8 Leksiku në shkronjë K si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH….......50 2.2.9 Leksiku në shkronjën LL si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH….......52 2.2.10 Leksiku në shkronjën O si pjesë e makrostrukturës në FSHGJSH...........53 KREU III Prirjet e zhvillimit të leksikut të gjuhës shqipe të pasqyruara në fjalorët shpjegues të saj..............................................................................................55 3.1 Zhvillimi i kuptimit të fjalëve.........................................................................55 3.2 Ndikimi i fjalëformimit në shtimin e numrit të fjalëve në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues të GJSH...........................................................................72 3.2.1 Çështje të përgjithshme.................................................................................72 3.2.2 Ndikimi i ndajshtesimit në shtimin e numrit të fjalëve në makrostrukturën e 1 fjalorëve shpjegues të GJSH.........................................................................74 3.2.3 Ndikimi i përbërjes e përngjitjes në shtimin e numrit të fjalëve në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues GJSH..............................................80 3.3 Ndikimi i leksikut dialektor në shtimin e numrit të fjalëve në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues GJSH................................................82 3.4 Grupet tematike me burim popullor të pasqyruara FSHGJSH.......................87 3.5 Kategoritë leksiko-gramatikore me zhvillim më të madh...............................95 KREU IV Rreth karakteristikave stilistike të fjalëve në FSHGJSH............................104 4.1 Çështje të përgjithshme.................................................................................104 4.2 Fjalët stilistikisht asnjanëse në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe..............110 4.3 Pasqyrimi i fjalorit terminologjik në makrostrukturën e FSHGJSH.............116 4.4 Shtresa e fjalëve me funksione stilistikore - ligjërimore në FSHGJSH........124 4.5 Shtresa e fjalëve me kufizim në rrafshin territorial të pasqyruara në makrostrukturën e FSHGJSH.......................................................................127 4.6 Karakteristikat stilistike të fjalëve në boshtin kohor, pjesë e makrostrukturës së FSHGJSH.................................................................................................130 4.7 Shtresa e fjalëve me ngjyrime emocionale - vlerësuese në makrostrukturën e FSHGJSH......................................................................................................133 4.8 Fjalët me shënime të tjera jogramatikore në makrostrukturën e FSHGJSH.135 KREU V. Mikrostruktura në FSHGJSH.......................................................................139 5.1 Çështje të përgjithshme.................................................................................139 5.2 Drejtshkrimi i njësive leksikore....................................................................141 5.3 Norma e shqiptimit të njësive leksikore dhe theksi......................................145 5.4 Pasqyrimi i veçorive gramatikore të fjalëve në FSHGJSH...........................146 5.5 Struktura kuptimore dhe shpjegimet e kuptimit të fjalëve............................148 5.6 Veçori të paraqitjes së thënieve ilustruese në FSHGJSH.............................158 5.7 Veçoritë e përdorimit të shembujve në FSHGJSH.......................................162 5.8 Fjalë që duhet të pasqyrohen në makrostrukturën e FSHGJSH....................167 KREU VI. Onomastika një shkencë e re gjuhësore......................................................171 6.1 Fillimet e studimeve onomastike për gjuhën shqipe.....................................171 6.2 Stabilizimi i termave në onomastikë.............................................................181 6.3 Standardizimi i elementeve onomastike.......................................................188 2 KREU VII. Pasqyrimi i fjalësit onomastik në FSHGJSH............................................192 7.1 Etnonimet si kategori e ndërmjetme midis emrit të përveçëm dhe apelativit......................................................................................................192 7.2 Vendi i etnonimeve në FSHGJSH .............................................................197 7.2.1 Fjalësi onomastik në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 1954...............................202 7.2.2 Fjalësi onomastik në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” 1980................204 7.2.3 Fjalësi onomastik në “Fjalorin e gjuhës shqipe” 2006...............................205 7.2.4 Fjalësi onomastik në “Fjalorin e shqipes së sotme” 1984..........................208 KREU VIII. Antroponimet dhe patronimet me frekuencë më të lartë përdorimi në fjalësin onomastik shqip..........................................................................211 8.1 Antroponimet me frekuencë më të lartë përdorimi....................................211 8.1.1 Emrat vetjakë të ardhur nga leksiku i përgjithshëm...................................211 8.1.2 Emrat e përveçëm me burim vendës..........................................................215 8.1.3 Emrat vetjakë me burim të huaj.................................................................222 8.2. Patronimet me frekuencë më të lartë përdorimi...........................................225 KREU IX. Vendi i fjalësit onomnastik në disa fjalorë dygjuhësh.................................238 9.1 Çështje të përgjithshme..................................................................................238 9.2 Fjalësi onomastik në fjalorin dygjuhësh të Hetzerit......................................239 9.3 Krahasimi i fjalësit onomastik të fjalorit të Hetzerit me “Fjalorin e shqipes së sotme” 1984...................................................................................................243 9.4 Fjalësi onomastik në fjalorin gjermanisht - shqip të A.Dhrimos...................246 KREU X. Informacionet jashtë nomenklaturës në FSHGJSH.......................................248 PËRFUNDIME..............................................................................................................256 ABSTRAKTI..................................................................................................................266 FJALORË TË SHFRYTËZUAR.................................................................................269 BIBLIOGRAFI DHE LITERATURË E KONSULTUAR.......................................270 3 HYRJE Gjuha si mjeti më i nderlikuar dhe më i rëndësishëm e i mrekullueshëm që ka në dorë njeriu për të komunikuar, është jo vetëm një pasqyrë e historisë dhe e jetës së tij, por edhe një forcë e gjallë që e ndihmon atë të zhvillohet e të ecë përpara. Në themel të saj qëndron fjala në të cilën përqëndrohen në një tërësi tingulli, kuptimet, trajtat dhe marrëdhëniet e ndryshme që ajo ka, e kaluara e sotmja dhe prirjet e zhvillimit në të ardhmen. Kjo është arsyeja që i jep rëndësi të dorës së parë studimit të pasurisë leksikore e frazeologjike të gjuhës, rrugëve e mjeteve kryesore që shërbejnë për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj pasurie. Por që një gjuhë të njihet në gjithë gjerësinë e saj dhe fjalët të gdhenden fort në kujtesën historike të kombit e të mos treten, duhet të shkruhen në libra të veçantë, sipas kritereve të caktuara. Më mirë se cilado vepër a botim me karakter popullarizues apo shkencor, me fjalët e mbarë gjuhës apo të një dialekti a të folmeje, me termat e një fushe të caktuar të shkencës, teknikës etj., këtë e bëjnë fjalorët, të cilët pavarësisht nga sasia e lëndës leksikore, frazeologjike dhe semantike që sjellin, kanë vlera të mëdha në rrafshin regjistrues. Fjalori është një objekt kulture që paraqet leksikun e një apo disa gjuhëve në trajtë alfabetike duke na dhënë për fjalët një informacion për kuptimin e tyre dhe të njësive frazeologjike, veçoritë gramatikore, fushat e përdorimit për disa njësi, theksin e drejtshkrimin e fjalëve, informacione që jepen në makrostrukturën e mikrostrukturën, sidomos të fjalorëve shpjegues. Pra fjalori është një vepër që fikson, që regjistron një gjendje të dhënë të leksikut të gjuhës. Leksiku i një gjuhe nuk është një grumbull fjalësh, por një sistem njësish, që klasifikohen sipas kritereve nga nisemi. Ky punim doktoral është një përpjekje për të evidentuar, shtruar e zgjidhur një sërë problemesh të praktikës leksikografike të gjuhës shqipe, që kanë të bëjnë me aparatin plotësues të Fjalorit të madh shpjegues të gjuhës shqipe, por edhe të fjalorëve të tjerë, si fjalorët dygjuhësh. Problematika e fjalorëve shpjegues është e larmishme, por e renditur në çështje do të merrte këtë pamje:  A janë zgjedhur mirë e drejt fjalët që janë futur në makrostrukturën e fjalorit?  Deri në ç’masë është futur në makrostrukturën e fjalorit shpjegues leksiku special që përfshin terminologjinë dhe fjalët profesionale?  Ç’peshë zënë fjalët e huaja në makrostrukturën e fjalorit dhe a janë të vlefshme për t’u përfshirë të gjitha aty?  Ç’vend zë fjalësi onomastik në fjalësin e fjalorit dhe a duhet pasqyruar ai në nomenklaturë e tij apo jashtë nomenklaturës? 4 Përgjigjet që do të marrin këto pyetje, apo dhe të tjera, do të përcaktojnë edhe mënyrën e zgjidhjes për një fjalor normativ, pra zgjedhjen e fjalëve që do të përbëjnë makrostrukturën e tij, që përbën dëtyrën themelore të hartuesit të një fjalori shpjegues. Gjuha shqipe tashmë është formuar si gjuhë kombëtare e njësuar ose si standard i përgjithshëm me norma të ngulitura në të gjitha nënsistemet e saj. Ajo ka arritur në këtë shkallë nëpër një rrugë të gjatë e të vështirë, duke i bërë ballë ndikimit të huaj asimilues, duke kapërcyer ndarjen dialektore dhe duke zhvilluar trajtat e saj të përbashkëta. Gjuha standarde nuk është e ngrirë, ajo zhvillohet gjithnjë së brendshmi, me mundësitë e saj të zhvillimit, si dhe nëpërmjet veprimit të përbashkët të të dy dialekteve mbi të. Gjuha jonë ka zgjeruar shumë edhe funksionet shoqërore duke u shtrirë në të gjitha fushat e jetës. Shqipja standarde ka fituar tipare të dallueshme edhe në fushën e leksikut, të frazeologjisë e formimit të fjalëve. Veçori e leksikut të gjuhës standarde shqipe është se të dy dialektet marrin pjesë njësoj si në bërthamën e leksikut të gjuhës standarde, ashtu edhe në pasurimin e tij të mëtejshëm. Ndaj pasuria leksikore dhe frazeologjike është pasuri e përbashkët kulturore kombëtare, pavarësisht nga burimi i saj. Një tipar tjetër i rëndësishëm i leksikut të shqipes standarde është prirja për pastrimin nga fjalët e huaja të panevojshme. Çështja e pastirmit të leksikut të gjuhës letrare nga lënda e huaj, si dhe e pasurimit të tij me mjetet e vetë shqipes, është bërë tani një çështje jo vetëm e gjuhëtarëve, por edhe e shtrsave të tjera të shoqërisë, sidomos njerëzve të arsimit, kulturës, shkrimtarëve, përkthyesve, publicistëve e specialistëve të fushave të ndryshme. Leksiku i gjuhës shqipe shquhet për begatinë e mjeteve të shprehjes dhe mjeteve emocionuese, që i japin ligjërimit shkathtësi e forcë të veçantë dhe zhvillojnë më tej sistemin e stileve funksionale. Shprehje e kësaj begatie janë letërsia artistike, publicistika e folur dhe e shkruar, ligjërimi bisedor në situata të ndryshme etj. Mbështetur në këtë pasuri leksikore të pasqyruar në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, qëllimi i punimit tonë është të trajtohen këto dy çështje: 1. Të evidentojë zhvillimin e fjalësit të përgjithshëm të gjuhës shqipe, në mënyrë vertikale (numër fjalësh) e horizontale (numër kuptimesh), duke filluar me fjalorin e parë shpjegues të gjuhës shqipe, “Fjalorin e gjuhës shqipe” 1954, e deri te fjalori i fundit shpjegues “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006, si pjesë të makrostrukturës, si dhe të të japë një pamje të mikrostrukturës së këtyre fjalorëve. 2. Të monitorojë gjendjen e fjalësit onomastik në fjalorët ekzistues shpjegues të gjuhës shqipe dhe në disa fjalorë dygjuhësh, konstatimi i problemeve, krahasimi me fjalorë të ngjashëm të gjuhëve të tjera dhe dalja me zgjidhje sa më të 5 pranueshme e të qëndrueshme për t’u stabilizuar pasqyrimi i këtij leksiku edhe në fjalorët shpjegues, jo vetëm në ata onomastikë. Për të arritur këto qëllime janë shfrytëzuar këta fjalorë njëgjuhësh e dygjuhësh:  “Fjalori i gjuhës shqipe” 1954.  “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” 1980.  “Fjalori i shqipes së sotme” 1984.  “Fjalori i gjuhës shqipe” 2006.  “Fjalori gjermanisht - shqip e shqip - gjermanisht” i A.Hetzerit, 1991.  “Fjalori gjermanisht - shqip” i Ali Dhrimos, 2002.  Bleta shqiptare, Thimi Mitko (botim i vitit 1981).  “Vëzhgime për emrat familjarë të shqiptarëve”, Jusuf Shpuza, 1998.  “Antroponimia e shqiptarëve të kosovës”, Rexhep Doçi, 1990. Gjithashtu janë shfrytëzuar shumë botime me elemente onomastike të trevave të ndryshme të banuara nga shqiptarët në Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi. Për realizimin e punimit është shfrytëzuar një literaturë e gjerë shkencore ku trajtohen problemet e fjalësit apelativ e onomastik për fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe e fjalorët dygjuhësh, apo shumëgjuhësh. Metodologjia e punës. Metodat e përdorura në punën tonë kërkimor janë ato të vëzhgimit, analizës së tekstit e induksionit. Pasi kemi grumbulluar materialin leksikor sipas kërkesave paraprake, kemi bërë klasifikimin e tij sipas kritereve të përcaktuara që më parë në platformën e temës. Kjo është bërë për çdo fjalor shpjegues të gjuhës shqipe dhe për fjalorët dygjuhësh të marrë në analizë. Më pas kemi evidentuar gjërate përbashkëta dhe ndryshimet midis tyre, sidomos në numrin e fjalëve e kuptimeve në fjalësin e fjalorëve shpjegues, si pjesë e makrostrukturës, por edhe ndryshimet në mënyrën e paraqitjes, informacionit që japin për njësitë leksikore, si pjesë e mikrostrukturës. Dallime vihen re në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe dhe në ata dygjuhësh edhe nivelin dhe mënyrën e pasqyrimit të fjalësit onomastik. Materiali për gjithë çështjet e fjalësit apelativ është vjelë në mënyrë shteruese në shkronjat A, B, C, Ç, DH, F, H, K, LL, O në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, 1954, 1980 dhe 2006. Për fjalësin onomastik vjelja e materialit është bërë në fjalësin e gjithë makrostrukturës së fjalorit dhe në të gjithë fjalorët që kemi marrë në analizë. Për materialin e vjelë kemi hartuar tabela për çdo çështje të trajtuar. Në kapitullin e parë flitet për rëndësinë dhe objektin e leksikografisë, si një nga fushat e gjuhësisë, që është hartimi i fjalorëve të tipave të ndryshëm, si dhe për etapat e zhvillimit të leksikografisë shqipe. “Lëksikografia shqipe, -thotë J.Thomai,- është fusha më e hershme dhe më e pasur në gjuhësinë tonë dhe mund të themi madje, që vetë 6 historia e gjuhës shqipe nis me një vepër lëksikografike, me një fjalor. Po të lëmë mënjanë “fjalorthët” e Arnold von Harfit (1497) dhe Pjetër Mazrekut (1633), lista me dhjetëra fjalë shqipe, - guri i parë në rrugën e gjatë të leksikografisë shqipe mbetet fjalori “latinisht-shqip” (1635) i Frang Bardhit, vepër leksikografike e mirëfilltë pavarësisht nga numri i fjalëve shqipe”1 Në rubrika të veçanta jepen botimet me fjalorë të llojeve të ndryshme si, fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, fjalorë dygjuhësh, fjalorë dialektorë e krahinorë, fjalorë specialë dhe fjalorë terminologjikë. Në kapitullin e dytë analizojmë pasqyrimin e fjalësit të gjuhës shqipe në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues të saj, 1954, 1980 dhe 2006. Ndërsa fjalësi i shkronjave A, B, C, Ç, DH, F, H, K, LL, O, analizohet në gjithë problematikën, në numrin e fjalëve të përbashkëta në të tre fjalorët e ndryshimet midis tyre, fjalët që gjenden në fjalësin e këtyre shkronjave, por edhe për ato që nuk gjenden aty. Ndryshimet jepen jo vetëm në numër fjalësh, por jepen shembuj të shumtë për konkretizim si dhe zhvillimi i strukturës kuptimore të shumë njësive leksikore. Informacioni jepet i pasqyruar në tabela. Në kapitullin e tretë flitet për prirjet e zhvillimit të leksikut të gjuhës shqipe, pasqyruar në fjalorët shpjegues, për ndikimin e ndajshtesimit, përbërjes e përngjitjes në shtimin e numrit të fjalëve në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues dhe rolin e leksikut dialektor në këtë pasurim. Aty flitet për grupet me burim popullor të pasqyruara në këta fjalorë dhe kategoritë leksiko-gramatikore me zhvillim më të madh. Për këto informacione jepen tabela krahasuese. Në kapitullin e katërt flitet për karakteristikat stilistike të fjalëve në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe. Bëhet krahasimi i fjalësit të cilësuar stilistikisht dhe atij të pacilësuar për fjalësin e gjithë shkronjave të mësipërme, në të tre fjalorët shpjegues të marrë në analizë. Një vend të veçantë zë pasqyrimi i fjalorit terminologjik në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues të gjuhës shqipe si dhe shtresa e fjalëve me funksione stilistikore ligjërimore, fjalëve me kufizim në rrafshin territorial, karakteristikat stilistike të fjalëve në boshtin kohor, shtresa e fjalëve me ngjyrime emocionale-vlerësuese si dhe fjalët me shënime të tjera jogramatikore. Gjithë ky informacion jepet me tabela. Në kapitullin e pestë flitet për mikrostrukturën në fjalorët shpjegues të gjuhës shqipe, si drejtshkrimi i njësive leksikore, normat e shqiptimit të tyre, pasqyrimi i veçorive gramatikore të fjalëve, struktura kuptimore dhe shpjegimet e kuptimit të fjalëve, veçoritë e paraqitjes së thënieve ilustruese, veçoritë e përdorimit të shembujve, si dhe për një kategori fjalësh që mendojmë se duhet të zënë vend në makrostrukturën e fjalorëve shpjegues të gjuhës sonë. 1 Thomai, J. Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f.317 7

Description:
stilin, për burimin etj. : anat. -term në anatomi; arb. Bajame,Bekim, Bersant, Besa, Besfort, Betim, Bilbil, Binak, Bjeshka, Bledi, Blerim,. Boiken, Bora
See more

The list of books you might like

Most books are stored in the elastic cloud where traffic is expensive. For this reason, we have a limit on daily download.